Halil Geci me informacion ‘bombë’: Hashim Thaçi është stërnip i Radisllav Danilloviqit

Politika

Halil Geci me informacion ‘bombë’: Hashim Thaçi është stërnip i Radisllav Danilloviqit

Nga: N. Sh. Më: 6 maj 2022 Në ora: 23:30
Hashim Thaci dhe Halil Geci, foto ilustrim nga "Bota sot"

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka vazhduar me akuzat e tij në drejtim të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Lutfi Hazirit e Agim Veliut.

Në një shkrim të tij, dërguar gazetës “Bota sot”, Geci flet për tradhtinë që sipas tij, ia bërën Kosovës.

Ai thotë se, këta iu bashkuan vallës, ruso-serbe-kineze.

Geci kësa radhe shkruan për një informacion ‘bombë’ për Hashim Thaçin.

Ai thotë se Radisllav Danilloviqi është katragjysh i Hashim Thaçit.

Madje Geci tergone dhe burimin e këtij informacioni, që sipas tij, këtë e ka vërtetuar edhe myftiu i Shkupit, Mulla Ibrahim Mitrovica.

“Sipas informatave që kemi, katragjysh i Hashimit del të jetë Radisllav Danilloviqi, këtë e kanë vërtetuar myftiu i Shkupit Mulla Ibrahim Mitrovica ku thotë: se popi Radisllav është përjashtuar nga kisha, arsyeja e përjashtimit ishte se Radisllav Danilloviqi ishte martuar me një rome, dhe kisha ortodokse e ka përjashtuar? E ky prej inatit të tyre e pranon fenë Islame dhe e merr emrin Jusuf?  Pra Jusufi që në të vërtet është Radisllavi, është baba i gjyshit të Hashimit, Sinanit i cili ka vdekur në vitin 1929, kështu ka pohuar me gojën e vet Myftiu Mulla Ibrahim Mitrovica dhe thotë se nuk i beson atij.  Ky informacion vjen dhe vërtetohet nga lista e arkivit serb të Malit të Hilandarit, listë kjo e popave serbë e evidentuar nëSkenderaj se Isufi është Radisllavi i vdekur në vitin 1929 në Serbicë”, shkruan Geci.

Shkrimi i plotë i Halil Gecit:

Ku hyn murtati (tradhëtia) sosën rrugët e vetmja zgjedhje që e “pastron dynjan” mbetët “Avnia dhe alltia”

Gjithmonë dyshonim se karshi Kosovës dikush nga shqiptarët po luan lojën e djallit, por se gjendën disa nga çlirimtarët në djepin e tradhtisë duke i marrë me vete komplet dy partitë më të mdhaja PDK-në e Polarit dhe LDK-në e Ibrahim Rugovës, si dhe argatët e ndarjes dhe tradhtisë si Lutfi Hazirin, Isa Mustafën, Gimo Mitaqin, dhe bashkpuntorët e ngushtë të Taçit, Vuçiqit dhe hynë në vallen ruso-serbe-kineze për ta shkatrruar vendin e vetë askush se mendonte….!

Kush ka menduar se gjendet shqiptar që lobon për ta zhvlerësuar  njohjen e Kosovës dhe gjykatën ndërkombëtare ku i dha Kosovës të drejtën për vetëvendosje, këtë tradhti nuk ka menduar askush  se mund të bënte ndonjë shqiptarë pa kanë 9 herë shka, këtë shërbim kaq të rëndësishëm për Serbinë, dhe kaq besnik kush ka mujtur ta bëjë, pos nipit të Rankoviqit dhe stërnipit të Radosllav Danilloviqit, Hashim Polari nga Broja e Drenicës!

Sipas informatave që kemi katragjysh i Hashimit del të jetë Radisllav Danilloviqi, këtë e kanë vërtetuar myftiu i Shkupit Mulla Ibrahim Mitrovica ku thotë: se popi Radisllav është përjashtuar nga kisha, arsyeja e përjashtimit ishte se Radisllav Danilloviqi ishte martuar me një rome, dhe kisha ortodokse e ka përjashtuar?

E ky prej inatit të tyre e pranon fenë Islame dhe e merr emrin Jusuf?

Pra Jusufi që në të vërtet është Radisllavi, është baba i gjyshit të Hashimit, Sinanit i cili ka vdekur në vitin 1929, kështu ka pohuar me gojën e vet Myftiu Mulla Ibrahim Mitrovica dhe thotë se nuk i beson atij.

Ky informacion vjen dhe vërtetohet nga lista e arkivit serb të Malit të Hilandarit, listë kjo e popave serbë e evidentuar në Serbicë (Skenderaj) se Isufi është Radisllavi i vdekur në vitin 1929 në Serbicë.

Kjo na jep me menduar se serbit kemi me ja pa sherrin derisa të ekziston kjo tokë Dardane mbi këtë dhe.

Prapaskenat e luajtura nga djajët që i polli Serbia dhe na i la kopila në derë si përshembull stërnipat e Danilloviqve, vetëm Amerika mund t’i ndalon askush tjetër, prandaj neve na mbetet t’i themi ”thank you Amerik”, se veç ti ua ke mbaruar zuzken këtyre tradhtarëve të atdheut me gjuhë shqiptare e me zemër Danilloviqe si lloji i polarit, Isa Mutafës, Lutfi Hazirit, Gimo Mutaqit dhe rrethi i tyre me defatoreve dhe tupangjitë që dilnin me propozime për ndarje dhe mbështetnin gjithçka çka propozonte stërnipi i Danilloviqit dhe shpiuni i Millosheviqit, Isa Mutafa me deputetët e tij të LDK-së.

Askujt nuk i shkonte mendja se ka kësi tradhtarësh që luajnë lojen serbe ruso-kineze për ta zhbërë shtetin e fituar me shumë gjak mund dhe sakrifica, kjo na doli se Serbia, Rusia dhe Kina paskan investuar para në politikanë shqiptarë dhe në bizneset e tyre, për t’ju nënshtruar okupimit në tavolinë...!

Okupimit rusë në tavolinë nuk ju ka nënshtruar Zelenski as Ukraina dhe si rrjedhojë e mos nënshtrimit ka fillua lufta fatale që po zhvillohet sot në Ukrainë.

Gabelin e Brojës e ka friksuar së tepërmi Putini dhe Rusia kjo është e ditur se gabelët friksohen fortë, gabeli i Drenicës një anë kërcnohej nga gjykata speciale për të ligat që vet i ka bërë duke vrarë shqiptarë me porosi, e në tjetrën anë kërcënohej se nëse nuk jepet Mitrovica veriore me të gjitha pasuritë si dhe zajdnica me kompetenca ekzekutive me fshatra të përkthyra në komuna serbe, do e kallum Kosovën dhe t’i do përfundosh i vrarë, nëse shpëton do përfundosh në burg për krime.

Pikërisht kjo e ka shtyer polarin t’i nënshtrohet  presionit dhe ka shkua aq larg me tradhti sa që edhe në konferenca për shtyp me Vuçiqin dirixhohej që të mos tregon marrëveshjet e fshehta në mes tyre.

Paramendoni sa larg Serbia ia ka hulumtuar gjenezën polarit për të investuar në të dhe në vëllain e tij Ganiun…!

Aq ma keq se Hashimi i merrte shtruar projektin serbo rus të ndarjes, dhe zajednices si projekte të tij…!

Me ardhjen e spiunit serb, Isa Mutafës në krye të LDK-së, Hashimit iu lehtësua puna për t’i bërë votat për tradhëti, ngase polari qysh moti e kishte bërë për vete Lutfi Hazirin dhe Agim Mutaqin si dhe defatoret e tupangjitë e LDK-së së bashku me të dya partitë LDK-PDK...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat