“Armë e shurdhues”/ Kërkohet zbulimi i misterit të Hashim Thaçit: Kanë funksionuar si krerë bandash...

Politika

“Armë e shurdhues”/ Kërkohet zbulimi i misterit të Hashim Thaçit: Kanë funksionuar si krerë bandash...

Nga: P.R Më: 7 maj 2022 Në ora: 21:12
Hashim Thaçi / Foto arkiv

Ditë më parë, në media u publikuan dokumentet ku dëshmohet se kabineti i qeverisë së ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, përveç armëve kishte blerë edhe pesë paisje tjera, të cilat për funksion kishin ndaljen e zhurmës së armëve të zjarrit.

Në dokumentin e siguruar nga media, më 2 mars 2011 figuron se kabineti ishte furnizuar fillimisht me pesë armë dhe në kuadër të po të njëjtës blerje, ishin blerë edhe pjesë të tjera si shurdhues.

E sipas analistit politik, Nexhat Haziri, kjo tregon se Hashim Thaçi dhe disa liderë tjerë kanë funksionuar si krerë bandash.

Image
Nexhat Haziri

“Kjo tregon se disa lider politik dhe institucional të Kosovës, kanë funksionuar si krerë bandash, dhe dokumentet e siguruar nga mediat për një lloj armatimi të blerë nga ish-kryeministri Thaçi, e bëjnë edhe më të besueshëm dhe më argumentues e faktues raportin e fundit të FH, ku flitet edhe për lider si Thaçi dhe Haradinaj që ishin dhe janë të lidhur me krimin e organizuar”, thotë Haziri.

“Po ashtu kjo aferë me këtë lloj armatimi publikohet tani kur Thaçi nga prokuroria e Gjykatës Speciale dyshohet si përgjegjës për 100 vrasje të ndodhura gjatë dhe pas periudhës së luftës në Kosovë”, shton Haziri.

Sipas tij, armatimi i blerë nga zyra e Hashim Thaçit, ngrit dyshime të mëdha se për çfarë mund të jenë përdorur ato.

“Ky armatim i blerë për kabinetin e Hashim Thaçit në kohën kur ka udhëhequr me qeverinë e Kosovës si kryeministër, armë këto me padisje shurdhuese, ngrit mjaftë dyshime se për çfarë janë blerë dhe për çfarë janë përdorur, pra cila ka qenë arsyeja e pajisjes më këto armë që sigurisht janë përdorur nga truprojat apo njerëzit e sigurimit të Thaçit”, deklaron Haziri.

Më tej, Haziri kërkon hetime nga prokuroria për zbardhjen e këtij misteri.

“Natyrisht se për të zbardh gjithë misterin e kësaj afere, do te duhej të vihej në lëvizje prokuroria e shtetit, pasi kemi të bëjmë me një armatim të panevojshëm dhe të pashembullt për grup njerëzish që kanë qenë apo shërbyer si sigurim i kryeministrit të vendit, në këtë rast për ish-kryeministrin Thaçi”, përfundon për “Bota sot” analisti politik, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat