“Fundi i Hashim Thaçit po dihet”/ Halil Geci paralajmëron tradhtarët e atdheut: Edhe juve...

Politika

“Fundi i Hashim Thaçit po dihet”/ Halil Geci paralajmëron tradhtarët e atdheut: Edhe juve...

Nga: N. Sh. Më: 9 maj 2022 Në ora: 12:29
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, në një shkrim të tij, ekskluziv për gazetën “Bota sot”, ka folur përsëri për tradhtarët e atdheut siç i quan ai.

Geci pyet se a do të iu vjen fundi atyre që tentuar t’ia marrin kokën atdheut?

Sipas tij, fundi i ish-presidentit Hashim Thaçi po dihet, se ku po qëndron dhe për çka ai po akuzohet nga Gjykata Speciale.

Sipas tij, pap para burgosjes së Thaçit u kuptua arsyeja e zvarritjes së dialogut me Serbinë.

Në këtë shkrim Geci thekson se, Serbia ka përpunuar bashkëpunëtorët e saj në Kosovë e Shqipëri.

E kjo sipas tij, ka ndodhur për të krijuar kushtet e saj dhe për t’ua rrahur tavolinën, njëjtë sikruse po bën Rusia me Ukrainën.

Geci shprehet se për këto tradhti që ia kanë bërë Kosovës, populli nuk do t’i falë.

Shkrimi i plotë i Halil Gecit:

A po iu vjen fundi atyre që tentuan t’ia marrin kokën atdheut tonë për përfitime matriale?

Unë them se po, fundi i Hashimit po dihet se ku po qëndron dhe për çka po akuzohet.

Pak para se të përfundoi Hashimi në biruc u kuptua arsyeja pse zvarritej dialogu.

U pa haptazi se dialogu u zvarrit derisa Serbia i ka përpunuar bashkëpunëtorët  e vet.

Me përpunimin e bashkëpunëtorëve ishin krijuar kushtet për Serbinë që tua rrahë tavolinën, ashtu siç po bën Rusia me Ukrainën, o do bësh çfarë të them unë o s’ki me ekzistuar fare!

Kjo pra ishte arsyea e shtyrjës dhe zhvendosjes së dialogut në binare tjera duke shkel Ahtisarin dhe duke e blerë kohë, dhe përmes tradhëtarëve të shitur i sojit të Polarit dhe Kristaqit, si dhe spiunit të dikurshëm te Millosheviqit Isa Mutafa dhe rrethi i defatoreve dhe tupangjive, ku kanë arritur marrëveshje të dëmshme duke përdorur LDK-në dhe deputetët e saj si përforcus të tradhëtarëve të shitur te shërbimet e ndryshme, e krejt së fundi e përdorën rrushagjin e Rahavecit si një lakmitar e karrierist, që kënaqet e loqkohet kur e thirrin kryeministër, duke e përdorur si bartës dhe nënshkruas i marrëveshjeve të dëmsheme i cili do t’i bartë në ogjakun e tij  tradhtinë e shekullit në dëm të shtetit, që u nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë nga biznismeni ruso-amerikan Tramp me ndihmen e dylber Grenellit ku u nënshkrua open Ballkani në nivel shtetesh me garantus Ameriken, si dhe nënshkrimi i zajednices në nivel shtetesh me garantus Evropen.

Sipas mendimit tim këto tradhti nuk çbëhen, nuk përmirësohen dhe nuk falen, këto kanë marrur fund me ratifikimin e gishtave të tradhëtarëve në parlament, me marrëveshje dhe nënshkrime të dhimbshme....!

Nga këto tradhëti mundet me na shpëtuar vetëm Zoti i Madhërishem me fuqinë e tij, dhe ndrrimet  globale që po ndodhin me luftën në Ukrainë, se sa për njerzit  në këte tokë nuk ka shpëtim.

Deri më sot zuzarët dhe zuzaricat e PDK-së dhe LDK-së e fajësojnë qeverinë aktuale për tradhtinë që ja kanë bërë atdheut duke i mbështetur me votë humbjen e teritoreve, nënshkrimin e zajednices, minin e Avdullah kotit, dhe shumë tradhti tjera që janë të njohura për opinionin e gjërë.

Ani i kapen qeverisë aktuale rreth një ambasadori në Kroaci, kjo i bjen si mu kapë për… të lagur e me i rrëshqitur duart e me ra në koshin e plehrave.

Juve të opozitës mos u bëni merak se tradhëtitë e juaja nuk i mbulon asnjë qeveri, e aq ma pak Kurtin dhe Vjosa.

Pa merak rrini se ju do jeni ata që i keni nënshkruar tradhëtitë dhe e keni ratifikuar në parlament, dhe nëse nuk  ndodhë ndryshimi në politikën globale dhe nuk hiqen nga tyeza zajednicen me kompetenca ekzekutive dhe mini-shengenin Kurti nuk e besoj se bjen në djepin e tradhtisë që ju ja keni bërë atdheut.

Prandaj sipas mendimit tim bëhuni gati ju tradhëtarët e ri se Kurti do ua  lëshon rendin juve ti kapitalizoni tradhtitë e juaja ashtu siç i keni nënshkruar dje do ta miratoni tradhëtinë nesër.

Se si do priten nga populli tradhtitë e juaja mbane b*** e rrudhne shpinën se kurrë ky popull nuk do të ju falë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat