“A robtë jau q*fsha”, paralajmërohet fundi/ Kjo do të jetë tronditja e radhës për PDK-në

Politika

“A robtë jau q*fsha”, paralajmërohet fundi/ Kjo do të jetë tronditja e radhës për PDK-në

Nga: P.R Më: 10 maj 2022 Në ora: 21:08
Foto arkiv/ Momenti i përleshjes në Kuvend mes PDK-së dhe VV-së

Partia Demokratike e Kosovës, së fundi ka eskaluar gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, duke dëmtuar madje edhe tavolinën e Kuvendit duke protestuar me shishe.

E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri eskaloi në sharje ndaj kolegëve të pozitës.

Tahiri u dëgjua duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë. A robtë jau q*fsha”, derisa vazhdoi t’i binte tavolinës me gotë.

Për këto veprime të PDK-së dhe të ardhmen e saj, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Sipas Qarrit, Kuvendi i Kosovës është rikthyer në arenë primitive nga ana e PDK-së.

Image
Gani Qarri

“PDK kohët e fundit e ka kthyer Kuvendin e Kosovës në arenë primitive gangsterësh dhe teatër të pistë sharjesh e fyerjesh, të llojeve më banale, ku nga deputetët puro-delikuent derincas të tipit të abelard-tahirëve mund të demonstrohet gjithfarë forme rrugaçërie, por vetëm debat normal parlamentar dhe parlamentarizëm assesi nuk mund të zhvillohet. Madje deputetët fshataresk të kësaj partie kanë eskaluar deri në atë shkallë nivelin e rrugaçërisë në Parlament, sa që së shpejti kryesia e Kuvendit, për mbrojtjen e moshave minore nga këto skena mizerable, me shprehje pothuajse gati-porno, edhe seancat plenare, do të jetë e detyruar që t’i zhvillojë, me vendosjen e pullës së kuqe, për shikuesit e moshave të reja në ekran, në mënyrë që fyerjet dhe sharjet e ndyta të abelard tahirëve & Co të PDK-së, të mos i shohin edhe fëmijët e pafajshëm minor shqiptar”, thotë Qarri.

Ai shton se PDK është adresa e të gjitha të këqijave që i kanë ndodhur Kosovës.

“Zbardhjet e përditshme të tradhtive kombëtare, vjedhjeve masive të çdo gjëje të vlershme në gjithë vendin, marrëveshjet e hapura e të fshehura me Serbinë në dëm të shtetit, nënshkrimi dhe miratimi në Kuvend i bosnjëzimit të Kosovës, me asociacionin kundërkushtetues një etnik serb, ndërtimet e paligjshme me ligjet e Serbisë edhe në parkun e mbrojtur kombëtar të Brezovicës, lidhja me fajdet, quajtja e veriut të shtetit tonë, si tokë e Rankoviqit, emërtim të cilin nuk e ka përdorur as vet Millosheviqi dikur dhe nuk e përdor as Vuçiqi sot, shitjes së tokave tona autoktone, si dhe kërkesa publike për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë ,Serbisë okupatore, e shumë veprime të tjera të dënueshme penale, që të gjitha adresën e kanë në PDK”, thekson Qarri për “Bota sot”.

Sipas tij, PDK ka bashkëpunuar edhe me Aleksandër Vuçiqin për ndarjen e Kosovës.

“PDK ishte strumbullari dhe ama pothuajse e krejt veprimeve të dënueshme kundërligjore, që me lejen ose inicimin e saj, për më tepër se 13 vite, kanë ndodhur anë e mbanë vendit, prandaj zbardhja e përditshme e tyre, pas ndryshimeve politike në Kosovë, i ka nxjerrë jashtë çdo forme natyrore të kontrollit eksponentë më të pështirë të saj, aq sa krijohet bindja, se ata me vetëdije po përdorin çfarëdo mënyre rrugaçërie dhe bëjnë çdo veprim të mundshëm kundërvajtës, për të shkuar në burg, për ndonjë rrahje të thjeshtë, a lëndim të vogël trupor, qoftë edhe në parlament, sesa ta presin ditën e rëndë të dënimeve të mëdha me shumë vite burg, për të gjitha bëmat e tyre kundërligjore, bashkëpunimin me Vuçiqin dhe tradhtitë e hapura e të fshehta kundër popullit dhe shtetit të Kosovës në favor të Serbisë”, shprehet Qarri.

“Për aq më tepër, numri i tradhtive ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, plaçkitjes së pafund e zhvatjes masive anë e kënd vendit, varfërimi i skajshëm i popullsisë e izolimi total i Kosovës nga bota demokratike, lidhjet me pjesëtarët e BIA-së si Branisllav Nikoliqi etj, e ndoshta edhe kooketimi i fshehtë me Serbinë dhe veprimet e tjera të rënda kriminale e kundërligjore, duket të jenë aq të mëdha, sa që me sjelljet aktuale të eksponentëve të saj në Kuvend po dëshmohet katërçipërisht se PDK, vërtetë po kalon nëpër momente shumë dramatike”, shpjegon më tej Qarri.

Ai thotë se eksponentët e PDK-së i presin ditë të rënda, në rast se në Kosovë fillon implementimi i Vetting-ut. Madje Qarri paralajmëron edhe fundin e PDK-së.

“E për pasojë, veçanërisht deputetët të cilët u kanë parapri këtyre akteve të rënda antikombëtare e antishtetërore dhe të gjitha bëmave tjera të dënueshme, kundër popullit dhe shtetit të Kosovës, udhëheqësit e dyshimtë të PDK-së dhe deputetët e saj të cilët, me apo pa vetëdije u kanë parapri këtyre veprave delikate, miratimi i ligjit Vetting, ati për konfiskimin e pasurive të paligjshme dhe procedurave ligjore që do të pasojnë me ngritjen e aktakuzave dhe ndjekjen e tyre penale, ku i presin dënime të rënda me shumë vite burg, i ka sjellë para dilemës hamletiane “të jesh apo të mos jesh”, ndaj dhe shohim sjellje puro gangsterësh fshataresk, si ato të abelard tahirve edhe në Kuvendin e Kosovës, të cilët përveç fundosjes së vetvetes, po ia sjellin fundin gjithë PDK-së, e cila, pas kompletimit të dosjeve kriminale me veprimet e saj kundër popullit dhe shtetit të Kosovës, një ditë mund të ndalohet me ligj edhe si parti”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat