“Do të rezultojë me asgjë”/ Juristi tregon pse komisionet hetimore për energjinë nuk do të sjellin rezultat

Politika

“Do të rezultojë me asgjë”/ Juristi tregon pse komisionet hetimore për energjinë nuk do të sjellin rezultat

Nga: M.L. Më: 11 maj 2022 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Analisti Blerim Burjani i konsideron si të pafektshme komisionet hetimore të formuara nga deputetët e Kuvendit të Kosovës lidhur me energjinë elektrike.

Burjani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se arsye për këtë skepticzëm është mos sjellja e rezultateve nga komisionet e mërhershme parlamentare, siç ishte rasti për privatizim etj.

Zgjerimi i procesit të përgjegjësisë për rrymën realisht do të rezultojë me asgjë.

Ka shume arsye pse VV e kërkonte këtë zgjerim dhe ky do të sjell dështim dhe humbje të përgjegjësisë. Unë vazhdoj të jem skeptik sa i përket këtyre hetimeve parlamentare, as komisionet hetimore të mëhershme për privatizimin e as për Vala 900 ka rezultuar në zero. Askush nuk është gjykuar dhe nuk ka aktakuza as për procesin e privatizimit, përderisa në Vala 900 janë hetuar disa persona tërë kohen që nuk kanë të bëjnë fare me komisionin hetimor parlamentar”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, këro komisione përveç përplasjeve mes deputetëve nuk do të sjellin asnjë rezultat.

“Pra nëse nuk ka pas rezultat asnjëherë pse të ketë kjo

Këto komisione të formuara për hetim parlamentar do të merr kohe të tmerrshme dhe nuk do të ketë rezultat, por do të ketë vetëm përplasje në mes pozitës dhe opozitës”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Deputetët e Kuvendit të Kosovës javën e kaluar kanë votuar për themelimin e dy komisioneve hetimore për energjinë elektrike.

Komisionin hetimor të iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës do ta kryesojë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj.

Ky komision pritet të hetojë të gjitha masat e ndërmarra gjatë periudhës së gjendjes emergjente për energjinë, që Kuvendi kishte votuar për ta shpallur vitin e kaluar.

Masat e ndërmarra në periudhën e gjendjes emergjente ishin: vendosja e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosja e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë etj.

Po ashtu, si pasojë e krizës energjetike, Kosova u përball me shtrenjtim të rrymës.

Kurse, komisionin hetimor të iniciuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, do ta udhëheqë deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj.

Ky komision hetimor kërkon që të hetohen aktivitetet në sektorin e energjisë në periudhën kohore 2006-2022.

Këtu përfshihet hetimi i investimeve kapitale në Korporatën Energjetike të Kosovës pas privatizimit të distribucionit në këtë kompani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat