Analisti zbulon pse Vuçiqi po dëshiron ta lë jashtë Kuvendit, Shaip Kamberin

Politika

Analisti zbulon pse Vuçiqi po dëshiron ta lë jashtë Kuvendit, Shaip Kamberin

Nga: A.SH Më: 11 maj 2022 Në ora: 21:05
Shaip Kamberi

Shaip Kamberi, pas përsëritjes së zgjedhjeve në Tërnoc arriti të fitojë ulëse në Kuvend.

Një ditë më parë Kamberi njoftoi se Komisioni Republikan Zgjedhor ka vendosur që të përsëriten zgjedhjet në Tërnoc.

Ai ka deklaruar se kjo po bëhet nga pushteti autoritar i Vuçiqit dhe Daçiqit në Beograd që po vazhdojnë të përjashtojnë ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore.

Analisti Faton Mehmeti në një pronocim për “Bota sot” ka thënë se presidenti serb po dëshiron me çdo kusht ta lë jashtë kuvendit Shaip Kamberin, sepse ai ua tha në sy të vërtetën e padëgjuar më parë pikërisht në shtëpinë e tyre.

“Vuçiqi me çdo kusht synon që ta lërë jashtë Kuvendit z.Kamberi, njeriu që ua tha në sy të vërtetën e padëgjuar më parë pikërisht në shtëpinë e tyre. Shaip Kamberi është zëri i shqiptarit të shtypur të Luginës, njeri që ka bërë nder të gjithë shqiptarët jo vetëm në Kosovën Lindore por në përgjithësi kudo që jetojnë”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, shqiptarët duhet të bëhen të gjithë së bashku për ta ndihmuar në të gjitha mënyrat Shaip Kamberin.

“Të tillët nuk pëlqehen nga Serbia e cila me çdo kusht po bën përpjepke për ta lënë jashtë z.Kamberi. Me përsëritjen e zgjedhjeve që nuk duhet të ndodhin, edhe nëse ndodhin shqiptarët duhet masovisht të bëhen tok, edhe ata që jetojnë në gubret të kthehen për të votuar dhe ndihmuar me të gjitha format dhe mënyrat njeriun të cilin e ka tmerr Vuçiqi dhe Serbia”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat