Kelmendi: SHBA është mike historike e shqiptarëve

Politika

Kelmendi: SHBA është mike historike e shqiptarëve

Nga: M.H. Më: 13 maj 2022 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Kohëve të fundit kryeministri Kurti ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme në SHBA.

Vizita e tij brenda pak javësh, erdhi menjëherë pas darkës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e cila ngjalli shumë reagime në Kosovë.

Ai është takuar me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Ky qëndrim i Kurtit në SHBA padyshim që ka sjellur reagime të mëdha në vendin tonë, për faktin se të njejtin e kanë quajtur anti-amerikan.

Por si duket opozitës këto takime sikur i sjellën një heshtje dhe duke mos pasur më mundësi të përmendin që kryeministri nuk është bashkëpunes me SHBA.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori, Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai u shpreh se asnjë politikan nuk është kundër Amerikës pasi me të njejtën gëzojmë raportë të ngrohta tashmë e një kohë.

Raportet e Kosovës me SHBA-të kanë dimenzione tjera kundruall raporteve tjera. SHBA ka qëndrime të qarta për statusin e shtetit të Kosovës. Kudo deklarohet dialogu që duhet të perfundoj me njohje reciproke. Çështja e vetme është Asocacioni. Këtu nuk kemi qëndrim të qartë. Fjala është: Çfarë Asocicioni? Cilat kompetenca? Çfarë statusi? Etj. Besohet se SHBA nuk është për status të Asociacionit me kompetnca ekzekutive të shtetit. Këtu është edhe diskutimi me SHBA-të. Nuk mendoj se ka subjekte politike dhe udhëheqes në Kosovë që janë kundër SHBA-ve. Kjo, për faktin, se atëhere jemi kundër vetës sonë, kundër Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, profesori shton që që agresioni në Ukrainë ka hapur rrugë pozitive për Kosovën për në BE dhe kjo gjendje duhet shfrytëzuar në vendi ynë.

Raportet midis shtetëve kanë ndryshuar. Agresioni rus në Ukrainë ka hapë perspektivë pozitive për Kosovën në kuadër të UE dhe ndaj shtetëve tjera në botë. Këtë gjendje duhet shfytëzuar. Deklarata politike ka bërë Qeveria mjaftë. Mirëpo, nuk kemi të dhëna për veprime juridike. Kjo i duhet Kosovës. Kurdohere duhet Republika të jetë bazë e të gjitha raporteve, pavarësisht se a janë ato raporte bilaterale apo multilaterale. Këtu është edhe baza e dialogut me shtetin kriminal serb”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat