“Stuhi, e tymnajë...’, Alarmon analisti nga Amerika: Re të zeza po sillen mbi Ballkan – Kosova është më dramatike!

Politika

“Stuhi, e tymnajë...’, Alarmon analisti nga Amerika: Re të zeza po sillen mbi Ballkan – Kosova është më dramatike!

Nga: N. Sh. Më: 14 maj 2022 Në ora: 12:49
Aleksander Vuçiq dhe Vladimir Putin

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës tashmë ka disa muaj që po zhvillohet.

Në këtë luftë, ku Rusia ka synim pushtimin e Ukrainës, por që nuk i doli ashtu siç e mendoi, forcat ruse tashmë po përballen me ushtrinë e Ukrainës e cila i doli supër fuqi.

Nga ky tmerr që po përjeton Rusia ajo filloi të kryen edhe masakra në civilë ukrainas.

Tashmë, përpara na dalin imazhe të masakrave të bishave të Karpateve ndaj popullit ukrainas dhe ushtrisë se sajë heroike që edhe me ndihmën e botës demokratike Perëndimore mirë po ju bënë ballë armikut shumë fish më të armatosur edhe me armë bërthamore me të cilat kërcënohet herë pas herë se do t’i përdorë.

Për këtë çështje, dhe ndikim rus në Ballkan e Kosovë, është deklaruar analisti politik, prof. Binak Maxharraj.

Ai shprehet se, lufta e tillë e pabarabartë midis Rusisë dhe Ukrainës ka bërë qe krejtë rajoni të ndihet keq.

Sipas tij, bisha e Karpatave po i kërcënon edhe vendet e rajonit të cilat tanime e kanë marrë rrugëtimin e tyre perëndimor.

“Por kjo stuhi dhe tymnajë me vrasje dhe masakra mund të ndikojë edhe më gjerë në rajon, e sidomos në Ballkanin Perëndimor që edhe është në shënjestër të Rusisë, e sidomos në mendjën e krisur të Vlladimir Putinit i cili po ndihet i nënçmuar për humbjet ushtarake që po i shkakton ushtria dhe populli heroik i Ukrainës”, shprehet Maxharraj.

Sipas tij, era e kësaj furtune, stuhie lufte është e mundur që ta godet edhe Ballkanin Perëndimor.

Image
Binak Maxharraj

 

“Pra, kanë nisë të lëvizin re të zeza të kësaj stuhie, sepse Rusia është shumë e interesuar për shkak të interesave të saja gjeo-strategjike që të këtë ndikim edhe në Ballkan për ta bërë prerjen midis Perëndimit dhe Lindjes. Mu për këtë arsye, ndikimi i Rusisë në këto vitet e tranzicionit në tërë hapësirën e Ballkanit Perëndimor është i pranishëm, sidomos prania e sajë është vërejtë në Bosnje e Hercegovinë që permës Molorad Dodikut po tenton që ta ndaj Republikën Serpsa nga tërsia territoriale e Bosnjes e Hercegovinës”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, në Mal të Zi përmes Kishës po tenton të krijojë trazira.

“Pra edhe me spiunët e vet po tenton ta destabilizojë këtë vend i cili tanimë është në NATO, siç ndodhi tentim grusht-shteti më 2016 kur sigurimat serb të derigjuar nga Vuçiq u kapën të cilët kishin plan rrëzimin e presidentit Milo Gjukaniviq”, thekson ai.

Ai thotë se situata në Kosovë është shumë më dramatike.

“Shumë me dramatike është situata në Kosovë, ku Rusia ashiqare përmes Serbisë dhe Aleksandër Vuçiq po vepron kundër Kosovës në veriun e sajë përmes patericës se saj Lista Srpska e cila kryekëput është jo parti normale, por më shumë njihet si organizatë terroriste e drejtuar nga Aleksandër Vuçiq dhe përkrahësit e saj Rusë e cila edhe e hapi Qendrën e spiunazhit në Nish të drejtuar kah Kosova”, vlerëson ai.

Profesori shton se, për t’i arritur aspiratat e veta në destabilizimin e Kosovës, ajo po e ndihmon Serbinë me armatim të sofistikuar të të gjitha llojeve.

“Serbia e kriminelit dhe çetnikut Vuçiq e shpërfaqi fytyrën e vet prej çetniku kur ai hapatas për luftën midisi Rusisë dhe Ukrainës u rreshtu kah Rusia, e jo kah Perëndimi duke mos e dënuar dhe vu saksione siç vepruan dhe po veprojnë të gjitha vendet perëndimore”, shton ai.

Maxharraj tutje shprehet se, kjo duhet të jetë e qartë edhe për Amerikën edhe për BE-në se më shumë i do vëllezërit e vet sllavë se sa paratë e perëndimit.

“Këto stuhi dhe tymnaja që po sillën përmbi dhe rreth Ballkanit Perëndimor më së miri këto ditë shumë qartë u pasqyruan në raportin e Freedom House të SHBA-së në të cilat dolën qartë për drtitë të diellit të bëmat e liderëve tanë të korruptuar deri në fytë, për qeverisjen e tyre makabre, për hajnit dhe plaçkijën e shtetit në emër të luftës sikur të ishin mercenar, për lejimin e përzierjës të shteteve të huaja në proceset qeveritare të vendit që Kosovën e bënë oazë të spiunëve të të gjitha ngjyrave ku secili shtet i huaj që e lunate lojën e djallit në Kosovë e dinte se, siç thuhet “se sa lugë i ka Kosova në shtepi””, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat