“Me urdhër të Vuçiqit, Kuvendi i Shqipërisë nuk e votoi rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë”

Politika

“Me urdhër të Vuçiqit, Kuvendi i Shqipërisë nuk e votoi rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë”

Nga: A.SH Më: 14 maj 2022 Në ora: 14:46
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka votuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Serbrenicë.

Për këtë vendim ka pasur reagime të ashpra nga të gjithë akterët politik.

Ishin 51 deputetë votuan kundër kësaj rezolute.

Analisti Faton Mehamti ka komentuar këtë për “Bota sot”. Ai ka thënë se çfarë ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë është e turpshme.

Ai shton se e gjitha kjo u bë me urdhër të presidentit serb.

“Është e turpshme ajo që ka ndodh në Kuvendin e Shqipërisë. Me urdhër të Vuçiqit, Kuvendi i Shqipërisë nuk votoi rezolutën për gjenocidin serb, duke dëshmuar edhe një herë se Rama është shërbëtor i Vuçiqit dhe Serbisë. Kjo është tradhti ndaj vitkimave, është fyerja për ta dhe botën e civilizuar, vetëm Edi Rama mund ta bënte një gjë të tillë, të shndërrohet në vasal të Vuçiqit për interesa të tija meskine”, ka thënë ai.

Në fund, deklaron se Vuçiq dhe Rama janë rreziku më i madh që i kanoset Ballkanit, konrketisht shqiptarëve.

“Duhet që të kishte protesta për një gjë të tillë, dhe të gjithë ata që kanë votuar kundër kësaj rezolute të futën në listë të zeszë të shqiptarëve si argat të Serbisë dhe Vuçiqit. Dyshja Vuçiq-Rama është rreziku më i madh që i kanoset Ballkanit, konrketisht shqiptarëve të cilët si kurrë më parë ndjehen të rrezikuar nga një kryeminstër shqiptar”, përfundon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat