“Këto janë lëvizjet e rrezikshme të Ramës me Vuçiqin”/ Kërkohet veprim urgjent nga Kosova dhe Amerika: Të shpallet …!

Politika

“Këto janë lëvizjet e rrezikshme të Ramës me Vuçiqin”/ Kërkohet veprim urgjent nga Kosova dhe Amerika: Të shpallet …!

Nga: A.M Më: 14 maj 2022 Në ora: 17:17
Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po vazhdon çdo ditë e më shumë të befasojë me vendimet dhe qëndrimet e tij politike.

Së fundi, Rama refuzoi miratimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Bosnjë. Kësisoj, ai bashkë me deputetët e tij votuan kundër kësaj rezolute në seancën e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky vendim, erdhi pas mbrojtjes së Serbisë nga akuzat e Perëndimit për marrëdhënie të afërta me Rusinë, ku edhe nuk i vendosi sanksione.

Këto qëndrime të Ramës janë kritikuar mjaft shumë dhe janë cilësuar si qëndrime kundër popullit shqiptar, veçanërisht kundër Kosovës.

Është ende e habitshme se si një kryeministër shqiptar ka një afërsi aq të madhe me një politikan, si Vuçiqi i cili mori pjesë dhe përkrahu masakrat dhe krimet në luftën e fundit në Kosovë.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” tha se lëvizjes dhe vendimet politike të kryeministrit shqiptar, Edi Rama janë lëvizje tradhtare ndaj popullit shqiptar.

Sipas tij, etja për pushtet e Ramës është shumë e rrezikshme dhe e vë në pikëpyetje fatin e një kombi të tërë.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

 

“Lëvizjet aktuale politike të krye arkitektit të shkatërrimit shqiptar Edi Rama, janë lëvizje primitive dhe tradhtare ndaj popullit shqiptar dhe trungut të tij, sepse bëhët fjalë për një atdhetari të rreme dhe të shpifun nga ky njeri, i cili përveç etjes për pushtet dhe nga tipari dehës e djallëzor, tani vërejmë edhe shumëçka, se si graviteti i tij politik është drejtuar kah gjërat edhe më të rrezikshme që vë në pikëpytje një komb të tërë.

Kosova akoma ka probleme të pazgjidhura me Serbinë e egër dhe kërcënuese, nga zgjidhja e së cilës varet mirëqenia dhe stabiliteti i jo vetëm dy popujve, por edhe i rajonit, edhe pse njëherë egërsia dhe dhuna e Serbisë, mposhtët nga NATO-ja, por natyra e saj kërcënuese dhe luftënxitëse sikur do kthehet prapa në formën e saj primitive”, deklaroi ai.

Preqi përmendi faktin se Kosova tani nuk po përballet vetëm më kërcënimet dhe pengesat e shtetit serb, por edhe me skandalet e një udhëheqësi shqiptar, siç është Edi Rama.

Madje, ai beson se Rama është në gjendja ta jap Kosovën për interesa të Vuçiqit.

“Shteti i Kosovës, përveç se duhet të ballafaqohet me rrethanat dhe politikat e Serbisë, e cila po krijon barrikada dhe po e pengon në çdo hap integrimin e Kosovës, në organizatat ndërkombëtare dhe ato euroatlantike, në tjetrën anë kemi një skandal të pa pritur që na shfaqet nga një udhëheqës tradhtar shqiptar, i cili për Vuçiqin dhe Serbinë, do ta jepte Kosovën dhe shqiptarët, duke i mbrojt politikat e tyre, që kërcënojnë dhe rrezikojnë edhe tërë ekzistencën e shqiptarëve.

Sot pothuajse gjithë perëndimi është në luftë me sanksione kundër një hegjemonizmi dhe gjenocidi që po shkakton Rusia, ndaj popullit të Ukrainës,Serbia në sytë e perëndimit dhe botës është në mbështetje dhe përkrahje të Putinit, e cila nuk i zbaton fare këto forma të sanksioneve, ndërsa Edi Rama, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe i dashtun i Vuçiqit, përmes fjalimeve të tija të rreme, do t’i thoshte kryeministrit ukrainas Zelenski, se jemi pro këtij populli dhe këtij vendi sovran”, theksoi opinionisti.

Krahas kësaj, duke parë marrëdhëniet e ngushta me Vuçiqin dhe tradhtinë ndaj popullit të tij, ai kërkoi që Rama të shpallet person non-grata

“Gafet dhe politikat e fëlliqta të Edi Ramës, do i vërejmë çdo ditë, të cilat nuk kanë të ndalur dhe tani sikur udhëheqësi shqiptarëe ka gjetë mostrën, apo modulin e vet, kryetarin e Serbisë, Vuçiqin, dhe së bashku si « binjak » po lëvrojnë nëpër të njëjtën brazë, dhe në kurriz të popullit të tyre, por ne, nuk na intereson Vuçiqi i serbëve, por na intereson ky Vuçiqi tradhtar i shqiptarëve, i cili e meriton të jetë person non-grata, i popullit të vet.

Dyshimet dhe tradhtinë e Edi Ramës, do e vërejmë edhe në darkën jo formale, të cilën e organizon këto ditë BE-ja, për vendet e Ballkanit perëndimor, ku juda tradhtare e Jezusit, pozon në mes Dodikut, që është person non-grata i SHBA-ve, dhe bashkë argatit të tij Vuçiq, duke dëshmuar se përveç se rruga e tij e gabuar e ka marrë tatëpjetën, koha e jonë dhe gjithë shqiptaria me njerëzit e tillë, do të trazohet deri në thellësinë e vet, sepse e ndien vetën shpirtërisht, moralisht dhe kombëtarisht të çorientuar”, shpjegoi Preqi.

Në vazhdim, opinionisti foli edhe kundërshtimin e kuvendit shqiptar për gjenocidin në Srebrenicë. Ai potencoi sekëto veprime të qeverisë Rama janë skandaloze dhe se një vendim të tillë mund ta marrë edhe për gjenocidin ndaj popullit të Kosovës.

“Shqipëria dhe Kuvendi shqiptar nën urdhërat e Edi Ramës, këto ditë e kundërshtoi dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë të Bosnjes dhe Hercegovinës, ku brenda një dite ishin ekzekutuar njerëz të pa fajshëm më shumë se 8 mijë burra boshnjak të këtij komuniteti, nga forcat dhe paramilitarët e udhëhequra të kriminelit Mlladiq, të cilin gjenocid e ka pranuar edhe gjykata ndërkombëtare.

Sot dyshimet dhe kritikat vijnë nga vetë veprimet e Edi Ramës, të cilat janë më shumë se skandaloze për një udhëheqës të shtetit shqiptarë, ku qëndron edhe pikësynimi i këtij tradhtari, i cili nesër do të votojë të njëjtën mënyrë edhe për gjenocidin e popullit të Kosovës, gjatë luftës së fundit që shkaktojë Serbia dhe fashizmi i saj, ndaj popullit shqiptarë të Kosovës”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, Preqi kërkoi nga Kosova dhe Shqipëria që në koordinim me Amerikën të marrin vendim për shpalljen e Ramës si person non-grata.

“Shqipëria dhe Kosova, duhet të koordinohen dhe të veprojnë ndaj Edi Ramës, si një opsion jetik dhe bazik për popullin shqiptarë, sepse qëllimet bazë dhe kriteret e këtij njeriu janë të rrezikshme dhe kanë gjithçka në brendësinë e saj tradhtare për kombin shqiptar, sepse vepra njerëzore e këtij lloji, e blaton dhe shkatërron të ardhmen e një kombi të tërë, prandaj Kosova dhe Shqipëria, në koordinim edhe me SHBA-të, duhet këtë njeri ta shpallin të pa dëshirueshëm, të pa pranueshëm apo NON-GRATA”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat