Paralajmërohet Kosova/ Ky është skenari që po përgatit Serbia!

Politika

Paralajmërohet Kosova/ Ky është skenari që po përgatit Serbia!

Nga: M.H. Më: 14 maj 2022 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Ka një kohë që anëtarësimi i Kosovës në KiE ka ngjallur reagime të mëdha sidomos në Serbi.

Së fundmi i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se Kosova i përket Këshillit të Evropës, duke nxitur reagime në Beograd.

Ai qëndroi të premten në Prishtinë dhe gjatë një konference për media, pas takimit me kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvalla, shprehu mbështetjen e tij, pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj.

Vullin tha se këto deklarata të të dërguarit gjerman janë “hipokrizi dhe ofenduese”.

Të thuash në Prishtinë se e ashtuquajtura Kosovë duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës dhe në Beograd të flasësh për perspektivën evropiane të Serbisë është hipokrizi, por edhe ofenduese”, tha Vullin përmes një deklarate.

Sipas tij, në Këshillin e Evropës nuk ka vend për Serbinë dhe Kosovën, pasi kjo e fundit, sipas tij është “nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara”.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Analisti thotë që një reagim në Serbia ka qenë i pritshëm pasi nuk i konvenon anëtarësimi i Kosovës në KiE mirëpo që Gjermania njihet si shtet aleat e madhë për vendin tonë.

Image
Faton Mehmeti

Reagimi i Serbisë është i natyrshëm, nuk më befason ky reagim, do befasohesha nëse nuk do të ishte një reagim të tillë.Kosova ka Gjermanin aleatin më të madh në Evropë, e cila po dëshmon se nuk mbështet idetë që janë kundër Kosovës.Edhe vet Serbia e di se e ka të humbur betejën me Gjermanin në raport me Kosovën, me këtë të fundit që do të jetë pjesë e KiE”, u shpreh ai.

Ndër të tjera analisti thotë që Serbai do të vazhdon retorikën shoveniste ndaj Kosovës dhe do të lobojnë kundër njohjeve.

Pres që Serbia të vazhdojë retortikën shoveniste dhe raciste ndaj Kosovës.Serbia mund të tërheq ambasadorin e saj nga Gjermania, sido që të jetë asnjë veprim nuk do të ketë sukses.Pres që edhe të vazhdojë lobimi i Serbiaë kundër njohjeve, këtë punë ka Serbia, e humbur në betejat e saj me SHBA dhe Gjermaninë me suksesin e Kosovës”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat