Serbia e pafuqishme/ Profesori zbulon arsyen e inatit të Vulinit me ambasadorin gjerman

Politika

Serbia e pafuqishme/ Profesori zbulon arsyen e inatit të Vulinit me ambasadorin gjerman

Nga: M.H. Më: 15 maj 2022 Në ora: 17:40
Manuel Sarrazin dhe Donika Gërvalla

Kosova dhe Serbia po vazhdojnë të kenë tensione të mëdha mes vete, pavarësisht që takimet mes dy palëve po vazhdojnë.

Provokimet e njëpasnjëshme të Serbisë janë bërë tashmë çdo ditë temë diskutimi nga krerët e vendit tonë.

Por së fundmi ajo se çfarë mori vëmendjen kohëve të fundit është kërkesa e Kosovës për të u anëtarësuar në KiE.

Ishte ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vullin, ai i cili ka reaguar duke u shprehur i tensionuar për kërkesën dhe njëherësh mbështetjen që mori Kosova për të u anëtarësuar në KiE.

Të thuash në Prishtinë se e ashtuquajtura Kosovë duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës dhe në Beograd të flasësh për perspektivën evropiane të Serbisë është hipokrizi, por edhe ofenduese”, tha Vullin përmes një deklarate.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori, Sulejman Mehazi.

Ai u shpreh se reagimi i ministrit Vulin është e pamatur dhe njëkohësisht ofenduese që tregon pafuqinë e Serbisë nga veprimeve të KiE.

Image
Sulejman Mehazi

Deklarata e Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ndaj të dërguarit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, që në Prishtinë deklaroi: “se Kosova e ka vendin dhe i përket Këshillit të Evropës”, e ka kuptimin e mposhtjes diplomatike serbe ndaj shteteve evropiane që janë me Kosovën e kundër Serbisë e Rusisë, Vulin me fjalorin e tij të njohur revoltues, të pamatur e ofendues ndaj të deleguarit gjerman, Manuel Sarrazin, tregon pafuqinë e Serbisë ndaj veprimeve të Këshillit të Evropës”, thotë ai.

Më tej, profesori shpjegon se Vulin asnjëherw nuk ka pasur deklarata të drejta përveç atyre agresive dhe ofenduese.

Si gjithmonë ministrin serb, Vulin, kurrë se kemi dëgjuar ndryshe përveç deklaratave agresive, jo politike e diplomatike, deklaratat e Vulinit si gjithnjë janë deklarata gangsterësh të pacipë, t'i thuash përfaqësuesit gjerman që përkrah Kosovën drejt Këshillit të Evropës, se, fjalët e tij janë "hipokrizi dhe ofenduese” për Serbinë", s'është asgjë përveç të një sjellje të pagdhendur të ministrit serb Vulin, jo vetëm kundër të deleguarit gjerman, Manuel Sarrazin, por edhe kundër Këshillit të Evropës”, shprehet profesori.

Serbët do mundohen ta pengojnë me do farë shtete të ç` njohjeve dhe me do farë provokime të ulëta të Vulin ndaj Kosovës, nënvizoi tutje profesori.

“Nënteksti i deklaratës së Vulinit më shumë shpreh urrejtje ndaj KE-s sesa ndaj Kosovës, kjo urrejtje aq e madhe e Vulinit ndaj përfaqësuesit gjerman nënkupton dashurinë e Serbisë ndaj Putinit të Rusisë. Vulini nga inati vetëm që pisket e gërvallet ndaj përfaqësuesit gjerman, Manuel Sarrazin, asgjë më shumë. Anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, serbët do mundohen ta pengojnë me do farë shtete të ç`njohjeve dhe me do farë provokime të ulëta të Vulin ndaj Kosovës, aq kaq e hiç më shumë”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

Kujtojmë që deklarata e Vulin erdhi nga mbështetja që i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se Kosova i përket Këshillit të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat