“Shqipëria ka rrëshqitur në çështjen kombëtare”/ Profesori zbulon arsyen e vërtetë të mosvotimit të rezolutës kundër gjenocidit në Srebrenicë

Politika

“Shqipëria ka rrëshqitur në çështjen kombëtare”/ Profesori zbulon arsyen e vërtetë të mosvotimit të rezolutës kundër gjenocidit në Srebrenicë

Nga: M.L. Më: 16 maj 2022 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të enjten votuan kundër rezolutës për njohjen e Gjenocidit në Srebrenicë.

Kjo rezolutë u rrëzua pasi mori 51 vota kundër nga deputetët socialist.

Ky veprim i deputetëve ngjalli reagime të shumta në opinion. U cilësua edhe si veprim në kuadër të marrëdhënieve Shqipëri-Serbi, përkatësisht raporteve “vëllazërore” që ka kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, shkruan Bota Sot.

Këtë akt të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, e ka komentuar prof.. Muhamet Kelmendi.

Ai ka rikujtuar se gjenocidi i bërë në Srebrenicë dhe në tërë Bosnje e Hercegovinën është i dënuar nga të gjitha shtetet demokratike dhe liberale në Evropë e më gjerë.

“Për atë gjenocid janë dënuar shumë kriminelë, në mes të tyre edhe kryefashistet, si Karagjiç e Mladiç.

Shumë parlamente të shteteve demokratike e kanë dënuar këtë gjenocid. Edhe disa shtete ballkanike i dënuan masat gjenocidiale.

Po veprime politike dhe gjenocidiale u bënë edhe në Kosovë”, ka thënë profesori.

Për Kelmendin, Besimi se Parlamenti i Shqipërisë nuk e dënon gjenocidin serb në Srebrenicë dhe në Kosovë është jo i drejt dhe kjo ka të bëj më shumë me konfliktin pozitë-opozitë.

“Pse nuk u dënua nga Parlamenti i Shqipërisë?

Fakte për mos dënim nuk ka.

Nuk ka të dhëna për vendimin 13 për dhe të tjerët kundër.

Nga ky vendim shihet se më shumë se 90% e deputetëve votuan kundër.

Besimi se Parlamenti i Shqipërisë nuk e dënon gjenocidin serb në Srebrenicë dhe në Kosovë është jo i drejt. Shqipëria është kundër dhunës gjenocidiale ndaj popujve.

Kurrë shteti shqiptar nuk ka qenë në anën e cionisteve racist.

Besohet se konflikti i ashpër midis pozitës dhe opozitës është shkaku i mos dënimit! Mundet me patur edhe fakte tjera?

Këtu është shkaku.

Kjo vërehet edhe nga diskutimet e bëra në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë”, ka deklaruar ai.

Kuvendi u shfrytëzua për lufte frontale kundër pozitës dhe opozitës. Nuk u diskutua fare gjenocidi. Kryesisht u shfrytëzua foltorja kundër pozitës dhe nga kjo edhe kundër opozitës”, ka deklaruar ai .

Sipas tij, tehu i luftës ishte Sali Berisha dhe Edi Rama, që ndaj njeri-tjetrit bënë shumë akuza.

Pozita e kritikoi z. Berisha se në kohën e embargos kundër Serbisë e Jugisllavisë theu embargon dhe dha derivate dhe armë shtetit serb dhe serbeve të Bosnjes.

Kjo është e vërtetë historike.

Opozita e kritikoi z. R!ama se për shkak të bashkëpunimit me kriminelin Vuçiq nuk e votuan rezolutën për dënimin e gjenocidit serb.

Të dy këto anë janë reale.

Tash z. Rama kërkon që të harrohet e kaluara dhe të ecet në të ardhmen, nëpërmjet "Ballkanit te Hapur".

Të dy këto janë të dëmshme dhe nuk i shërbejnë paqes dhe prosperitetit në Ballkan.

Veprimet e z. Berisha si President i Shqipërisë ishin dhe janë të dënueshme.

Besohet se edhe tash z.Rama po bën gabim të rëndë, për të mos thënë armiqësorë, kundër shqiptareve dhe Republikës së Kosovës”, është shprehur profesori.

Sipas tij, të kapur pas konflikteve për pushtet, këta e kanë kapur Kuvendin.

“Tërë pushtetin e kanë shndërruar në mjet të luftës ndaj palëve.

Shqipëria kështu ka rrëshqitur në çështjen kombëtare.

Pa stabilizim politik në Tiranë nuk ka qëndrime kombëtare”, ka përfunduar profesor Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat