“Mesazhi tronditës për Vuçiqin”/ Injorohet projekti serbo-rus i përkrahur nga Rama!

Politika

“Mesazhi tronditës për Vuçiqin”/ Injorohet projekti serbo-rus i përkrahur nga Rama!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 17 maj 2022 Në ora: 11:19
Ministrat e G7

Ditë më parë, në Gjermani u mblodhën ministrat e Jashtëm të G7, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, SHBA-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell.

Pas takimit, ata lëshuan një komunikatë të përbashkët, ku u përmend edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, në mënyrë specifike edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë komunikatë, ministrat e G7 i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesë marrëveshjet e kaluara.

Gjithashtu, ministrat e G7, kërkuan nga Kosova dhe Serbia të normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në komunikatë u vlerësua fakti se Kosova është rreshtuar me perëndimin sa i përket sanksioneve kundër Rusisë, është vlerësuar edhe përafrimi i Bosnjës, derisa kanë kërkuar që edhe Serbia ta bëj të njëjtën.

Mirëpo, shtetet e G7 injoruan plotësisht projektin e “Ballkanit të hapur”, pasi bën thirrje për integrimin e tregut rajonal nëpërmjet procesit të Berlinit

Mehazi: Zarfet e G7 për Serbinë janë të qarta e mjaft serioze për presidentin Aleksandar Vuçiq!

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” tha se Kosova deri më sot asnjëherë nuk ka pasur mesazhe më të mira e më të fuqishme nga shtetet e G7.

Image
Sulejman Mehazi

Ai vlerësoi se ministrat e G7 me deklaratën e tyre e kanë gjunjëzuar shtetin serb, dhe fati i mirë i Kosovës është se lufta e Putinit në Ukrainë e ka disfavorizuar Serbinë.

Mesazhe më të mira e më të qarta nga shtetet më të fuqishme të G7 për ne shqiptarët sidomos për Kosovën kurrë nuk kanë ardhur. Si kurrë më parë G7 Serbinë nuk e kanë kushtëzuar e gjunjëzuar sikurse këtë herë, fati i Kosovës e i shqiptarëve në përgjithësi është se lufta e Putinit në Ukrainë e ka disfavorizuar Serbinë, e cila hapur përkrah invazionin rus në Ukrainë”, deklaroi profesori.

Më tej, Mehazi bëri të ditur se këto mesazhe janë mjaft serioze për Vuçiqin, ku një nga mesazhet më të rëndësishme është mos injorimin i projektit të “Ballkanit të hapur” dhe përkrahja e Procesit të Berlinit.

Zarfet e G7 për Serbinë janë të qarta e mjaft serioze për presidentin Aleksandër Vuçiq, që ta lë anën e Rusisë e t’ju kthehet e t’ju bashkohet sanksioneve të shteteve evropiane ndaj Rusisë, të shpejtohet dialogu i Serbisë me Kosovën për njohje reciproke, sidomos zarfi më i dobishëm për Kosovën e në dëm të Vuçiqit e Ramës është mosrealizimi i projektit famoz, të papërshtatshëm e të rrezikshëm serbo-rus të Ballkanit të hapur, i cili do integrohet me tregun rajonal të procesit të Berlinit. Thirrja e G7 për një treg rajonal të Berlinin të gjashtë shteteve të Ballkanit e detyron kryeministrin e Shqipërisë që të heq dorë nga Ballkani i hapur i presidentit të Serbisë, Vuçiq e t'i kthehet idesë strategjike anti-serbe tok me Republikën e Kosovës”, theksoi ai.

Ndër të tjera, profesori potencoi se mesazhi më tronditës për Vuçiqin është aplikimi i vendit tonë në KiE.

Mesazhi më tronditës nga G7 për Serbinë është aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës që e detyron Serbinë të dorëzohet para gjithë këtyre sfidave diplomatike.

Pasi G7 është për procesin ballkanik të Berlinit, atëherë si ka mbetur gjë tjetër kryeministrit Edi Rama, përveç që të bëhet i guximshëm e të tërhiqet sa më shpejt nga projekti i Ballkanit të hapur serb të Vuçiqit”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Duhanaj: Integrimi i Ballkanit është interes i përgjithshëm

Ndërsa, analisti tjetër politik, Leon Duhanaj tha se Perëndimi ka shtuar interesin për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Image
Leon Duhanaj

Ai në prononcimin e tij për “Bota sot” e veçoi Francën si një nga shtetet më të distancuara në këtë aspekt.

Bota perëndimore ka interes të shtuar për ta shtyrë përpara agjendën integruese të Ballkanit Perëndimor.

Ndoshta aty këtu, ka interesa të veçanta nga shtete si Franca, e cila me gjasë e ka një agjendë të veçantë të cilën po e përdor edhe në raport me vizat, e edhe me deklaratat e rezervuara karshi anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Megjithatë mendoj se integrimi i Ballkanit është interes i përgjithshëm”, deklaroi analisti.

Krahas kësaj, Duhanaj kërkoi nga institucionet e vendit që të jenë më aktiv në çështjet integruese të rajonit, përfshirë dialogun.

Në këtë kontekst mendoj se për Kosovën dhe institucionet e saj, është me rëndësi të jemi proaktiv dhe konstruktiv, qoftë në temat integruese rajonale, qoftë në dialog dhe integrim të përgjithshëm”, theksoi ai.

Kurse, analisti foli edhe për çështjen e “Ballkanit të hapur” dhe “Procesit të Berlinit”. Ai beson se polarizimi i këtyre temave dhe keqpërdorimi i tyre po bëhet për konsum të brendshëm.

Për sa i përket temës së "Procesit të Berlinit, Ballkani i Hapur apo dhe Mini Shengen", të gjitha këto e kanë të njëjtin bazament dhe të njëjtin qëllim, u cili është faza paraintegruese dhe relaksuese e regjionit drejtë integrimit përfundimtarë.

BE, nuk dëshiron të integrojë vende me probleme brenda gjirit të saj, këndej e shohin si të rëndësishëm relaksimin dhe integrimin rajonal si fazë paraintegruese”, përmbylli Leon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat