Analisti vjen me një deklaratë për Daçiqin pas kërkesës që të ndalohet anëtarësimi i Kosovës në KiE

Politika

Analisti vjen me një deklaratë për Daçiqin pas kërkesës që të ndalohet anëtarësimi i Kosovës në KiE

Nga: M.H. Më: 17 maj 2022 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Aplikimi për anëtarësim në KiE nga Kosova ka arritur të sjellë reagime të mëdha nga Serbia.

Të pa pranuar këtë iniciativë po e shohin liderët e Serbisë, duke u deklaruar tash e disa ditë duke u munduar të ndikojnë negativisht në këtë proces.

Së fundmi është kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiq i cili i kërkoi kryetarës së delegacionit të Parlamentit grek në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis, e cila është edhe raportuese për Kosovën në Këshill të Evropës, të mos lejojë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Pranimi eventual i Kosovës në Këshill të Evropës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244, por edhe me vlerat që përfaqëson kjo organizatë”, i ka thënë Daçiqi me këtë rast.

Në lidhje me këtë kërkesë të Daçit ndaj KiE në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Leon Duhanaj.

Ai u shpreh se nuk ka rëndësi se çfarë liderët e Serbisë deklarojnë, sipas tij rëndësi në këtë proces ka koordinimi maksimal me shtetet QUINT-it duke shtuar aplikimi për KiE do të ketë sukses.

Kur kemi të bëjmë me zhvillimet diplomatike, përkatësisht anëtarësimin e Kosovës në ekanizmat, organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, rot vendimtarë ka parapërgatitja e dukur rreth qëllimit të caktuar. Në rastin konkret kur kemi të bëjmë me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, është me rëndësi të shfrytëzohet klima pozitive e krijuar në ketë prganizatë, pas përjashtimit të Rusisë. Pa e marrë parasysh se për cilin anëtarësim apo cilën organizatë bëhet fjalë, është me rëndësi koordinimi maksimal me shtetet që janë edhe sponsorët kryesor të shtetësisë së Kosovës, e që janë Shtetet e QUINT-it. Bazuar mbi këto premisa, mendoj që hapat për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Europës, janë bërë në koordinim me faktorët relevant ndërkombëtarë dhe se bazuar në ketë, edhe përpjekja do të jetë e suksesshme”, u shpreh ai.

Analisti nga ana tjetër thotë që për Kosovën, nuk duhet të jenë të rëndësishme deklaratat dhe takimet e pushtetarëve serb, por ajo çfarë bëjmë ne vetë, duke i kërkuar kështu angazhim të plotë institucioneve të vendit.

Natyrisht që nuk ka garanci të plota për asgjë, por që mendoj që në ketë rast, Kosova do ta kaloj ketë sfidë me sukses. Në ketë kontekst, nuk besoj që përpjekja e Serbisë për ta penguar anëtarësimin e Kosovës do të jetë e suksesshme, e aq me pak kur kësaj përpjekje i prinë një njeri i cili nuk e ka as minimumin e asaj që thuhet sjellje normale e një njeriu intelektual dhe të qytetëruar siç është Daçiq. Natyrisht që Rusia përkrah politikan të tillë si Daçiq e Vulin, pasi që përmes tyre synon t'i mbroj i teresat e veta në Serbi, përkatësisht në Ballkan, por se këto interesa nuk janë në harmoni as edhe me vetë interesin e shtetit serb, ketë fo ta kuptojnë edhe injorantet si Daçiq &CO. Për Kosovën, nuk duhet të jenë të rëndësishme deklaratat dhe takimet e pushtetarëve serb, por ajo çfarë bëjmë ne vetë. Pra suksesi, apo mossuksesi i Kosovës nuk varët nga përpjekja e Serbisë për ta penguar, por nga përpjekja e Kosovës për të avancuar përpara”, foli Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat