“Rama si gjeneralët kriminelë të Kosovës”/ Zeqiraj: Kryeministri i Shqipërisë po i përdorë si k*ondoma këta persona!

Politika

“Rama si gjeneralët kriminelë të Kosovës”/ Zeqiraj: Kryeministri i Shqipërisë po i përdorë si k*ondoma këta persona!

Nga: A.M. Më: 17 maj 2022 Në ora: 22:13
Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq

Ditë më parë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me deputetët e tij socialistë vendosën të mos e votojnë rezolutën për gjenocid në Srebrenicë.    

Kjo çështje nxiti reagime të mëdha, ku shumë prej tyre e kritikuan ashpër Ramën për këtë vendim.  

E mos votimin e rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë, e lidhën me marrëdhënien e Ramës me Vuçiqin. Besohet se kjo ka qenë një nga shkaqet kryesore, ndonëse kryeministri shqiptar tha se kjo rezolutë nuk u votua shkaku që Bosnja nuk e njeh Kosovën.  

Mirëpo, kujtojmë se Rama ka kërkuar disa herë nga Kosova që ta harrojë të kaluarën dhe të gjej gjuhë të përbashkët bashkëpunimi me Serbinë.  

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot” tha se  shumë pak politikanë në Evropë e mbështesin Vuçiqin, e një nga ta është Rama.  

Ai beson se Rama me bashkë partiakët e tij i janë nënshtruar Serbisë, derisa kjo lidhje  ogurzezë, e shtetit amë të shqiptarëve, bie ndesh me ndjenjat gjithë-shqiptare.  

Image
Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

“Rama, si pak kush në Evropë, i bëhet krah presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në kundërshtimin e gjenocidit serb, në Srebrenicë, edhe pse ky gjenocid është pranuar ndërkombëtarisht dhe me vendim të gjykatës! Një kundërvënie e tillë e kryeministrit shqiptar Edvin Rama, është unike dhe flet për një lajthitje paradoksale.  

Rama me socialistët e tij, janë marrë peng nga Serbia, janë nënshtruar dhe poshtëruar, në përmasën groteske. Deputetët socialistë votuan kundër rezolutës, për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, dëshmon për lidhje "vëllazërore", duke u kthyer në të kaluarën historike, Hoxha-Tito, me një gatishmëri të atëhershme, që Shqipëria të bëhej Republikë e 7 (shtatë) e Jugosllavisë. Kjo lidhje ogurzezë, e shtetit amë të shqiptarëve, bie ndesh me ndjenjat gjithë-shqiptare, ndërkohë që plagët e një lufte të pabarabartë, ende kullojnë gjak. Është një provokim i skajshëm”, theksoi publicisti.    

Sipas Zeqirajt, krimet dhe gjenocidet serbe ndaj Bosnjës dhe Kosovës, kryeministri shqiptar i sheh vetëm si “rrëmuja”, njësoj si disa “komandantë kriminelë të Kosovës”.    

“Krimet gjenocidiale të Serbisë, të dy dekadave më parë, në veçanti, në Bosnjë e Kosovë, kryeministri shqiptar Edvin Rama i konsideron si "rrëmuja e së kaluarës", njësoj si disa komandantë "gjeneralë" kriminelë të Kosovës, të cilët jet seriale politike, gjatë dhe pas luftës, i quajnë "të vjetruara dhe duhet harruar"! Ndërkohë, që motoja e drejtësisë është se "krimit nuk i skadon afati".    

Relativizimi i krimeve të soldateskës serbe, deri në gjenocid njerëzor, është një përpjekje e hapur e narcistit Rama, për ta rehabilituar Serbinë, edhe pse krimet e saj nuk janë rrjedhojë e një "rrëmuje". Përkundrazi, krimet ishin të planifikuara dhe ngeshëm të realizuara. Kjo e denoncon aventurierin e hoshtaplerin, mashtruesin Rama, për lidhje jo vetëm "vëllazërore", por edhe konspirative e kriminale, me presidentin serb Vuçiq, dhe suitën e tij servile e hiç dinjitoze”, deklaroi ai.    

Më tej, publicisti tha se Rama i përdorë si ‘kondomë’ për interesat personale dhe të dëmshme për shqiptarët.  

“Me refuzimin e rezolutës, me votën e tyre, deputetët socialistë të Ramës, i zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, synojnë amnistimin e krimeve gjenocidiale të Serbisë në Srebrenicë. Për interesa meskine, deputetët përdorën si kondomë nga kryeministri anakronik e monstrum. Refuzimi i rezolutës në fjalë, është kupolë e poshtërsisë dhe çmendurisë, që, tashmë, ka ndodhur në sallën e përfaqësuesve të popullit, siç është Kuvendi. ja e 8 mijë civilëve: fëmijë, gra e burra të moshuar, njerëz të pambrojtur dhe të pafajshëm”, potencoi Zeqiraj.  

 Ndër të tjera, ai tha se Rama ka një armatë të tërë pas vetes që e mbështesin atë në krimin e organizuar, të cilët i cilësoi si një “Ndërmarrje e përbashkët Kriminale”!    

“Narcisti Rama ka rreth vetës një armatë të tërë gazetarësh e analistësh, panagjerikë, për lavdërues të kryeministrit kontravers dhe provokator i popullit shqiptar. Kjo armatë lehaqenësh mediatik, janë bërë pjesë e krimit të organizuar, siç e përdorë emërtesën adekuate, për këtë kategori, prokurori amerikan Jack Smith - Ndërmarrje e përbashkët Kriminale “, përmbylli Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat