“Mashtrim i radhës”, paralajmërohet përçarje në mes të PDK-së dhe AAK-së

Politika

“Mashtrim i radhës”, paralajmërohet përçarje në mes të PDK-së dhe AAK-së

Nga: P.R Më: 17 maj 2022 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar Kabinetin për Qeverisje të Mirë, kabinet i cili do të ketë 15 Departamente.

Sipas Krasniqit, PDK ka vendosur të përgjigjet me një platformë të duhur dhe me një vizion të ri politik - të bazuar në dije dhe kompetencë.

"Kjo Qeveri e ka humbur çdo momentum të mundshëm për të bërë diçka të mirë e domethënëse për Kosovën. Por, Kosova është atdheu ynë i përbashkët dhe e ardhmja e saj – ashtu siç e ëndërrojmë dhe e meritojmë si qytetarë - është mision që na obligon të gjithëve, pavarësisht përgjegjësive që kemi sot e që do t'i kemi nesër. Prandaj, nga sot, përpjekjeve tona i shtohet edhe Kabineti për Qeverisje të Mirë, i cili vjen si platformë politike që i del përballë keqqeverisjes dhe u del në krah qytetarëve. Si alternativë që do të korrektojë qeverisjen aktuale e do të ofrojë vizionin e qeverisjes së ardhshme. Si pasqyrë konkrete e vizionit tonë politik se si e mendojmë qeverinë dhe qeverisjen që i duhet Kosovës dhe qytetarëve të saj", deklaroi kryetari i PDK-së.

Por analisti politik, Faton Mehmeti, thotë se PDK po synon ta fshehë fytyrën e vërtetë përmes Kabinetit për Qeverisje të Mirë.

Image
Faton Mehmeti

“I uroj jetë të gjatë qeverisë nën hije të PDK-së sa më gjatë ata në hije aq më shumë populli do të ketë diell. KQM është maska për të fshehur fytyrën e vërtetë, PDK synon që të përdor këtë si karrem për të larë mëkatet”, thotë Mehmeti.

Ai thotë se kjo nismë e PDK-së do të dështojë qysh në fillim.

“Por jo, vetëm burgu i lan mëkatet e të gjithë të këqijave që PDK i ka shkaktuar vendit tonë. Natyrisht se kjo nismë është e dështuar, s’do të ketë sukses dhe si e tillë është maskë për të fshehur fytyrën e vërtetë të tyre”, thekson Mehmeti.

Për shkak të formimit të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Mehmeti deklaron se do të këtë përçarje në mes opozitës, PDK dhe AAK.

“Pas formimit të kësaj nisme të PDK, pres të ketë përçarje mes opozitës, në veçanti mes PDK dhe AAK. Do të ketë përplasje për prijësin e opozitës të cilën deri ta i e ka pasur Ramushi, kjo është tentativë për ta zhveshur AAK nga roli prijës i opozitës. Derisa, qeveria s’do të dëmtohet nga kjo nismë, qytetarët e njohin kush është PDK dhe nuk besojnë në mashtrime të tyre”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat