“Më në fund drejtësia do të ndodhë”/ Haziri: Dënimi i Haradinajt dhe Gucatit i drejtë, ata deshën ta komprometojnë punën e Speciales

Politika

“Më në fund drejtësia do të ndodhë”/ Haziri: Dënimi i Haradinajt dhe Gucatit i drejtë, ata deshën ta komprometojnë punën e Speciales

Nga: M.L. Më: 18 maj 2022 Në ora: 19:14
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Analisti Nexhat Haziri e konsideron si të drejtë vendimin e Gjykatës Speciale dënoi me nga katër vjet e gjysmë, dy ish krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Haziri në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se dy të dënuarit donin ta komprometonin punën e speciales duke i shantazhuar dhe frikësuar dëshmitarët.

Dënimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, është një vendim i drejtë, pasi të dy të dënuarit përmes publikimeve të dosjeve tentuan ta pengonin drejtësinë dhe procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale.

Tashmë të dënuarit me veprimet e tyre kanë dashur që ta komprometojnë punën e kësaj Gjykate duke i shantazhuar dhe frikësuar edhe dëshmitarët, të cilët po ashtu u rrezikuan me publikimin e dosjeve në të cilat ishin emrat dhe dëshmitë e tyre”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, vendimi i sotëm i Gjykatës speciales është një lajm i mire dhe shpresë se më në fund drejtësia do të ndodhë dhe do të dënohen të gjithë ata që tentojnë për ta penguar drejtësinë.

“Andaj krejt në fund këto dënime duhet parë si diçka normale nga një gjykatë e Kosovës dhe si të tilla duhet respektuar, nëse duam për ta ndjekur synimin dhe përkushtimin tonë për një shoqëri të lirë dhe demokratike, me rend dhe ligj dhe e vendosur për integrime euro-atlantike”, ka përfunduar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat