Dënimi i Gucatit dhe Haradinaj – deklarohet Muhamet Kelmendi

Politika

Dënimi i Gucatit dhe Haradinaj – deklarohet Muhamet Kelmendi

Nga: A.SH Më: 19 maj 2022 Në ora: 22:34
Hysni Gucati, Nasim Haradinaj

Dje Gjykata Speciale, mori vendim për dënimin e ish-krerëve të OLV-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë dënim me burg dhe me gjobë.

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononcim për Bota sot” ka thënë se, Nasim Haraidnaj dhe Hysni Gucati jan pasojë e dështimit të vet organeve dhe të prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë.

“Vendimi është nxjerrë në bazë të KP të Kosovës. Në këtë anë nuk kemi se çka të përmendim, kuptohet për ligjin. Është krejt tjetër ana faktike e çështjes mbi të cilën u dënua z.Gucati dhe z.Haradinaj me nga 4 vite e 6 muaj burg. Mendoj se nuk kemi fakte konkrete të kësaj vepre penale. Z Gucati dhe z Haradinaj janë pasojë e dështimit të vet organeve dhe të prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë. Të dhënat kanë dalur nga mekanizmat e kësaj gjykate. Këtu del se veprën penale e kanë kryer njerëzit dhe mekanizmat e Gjykatës Speciale. Ata nuk u dënuan. Madje as që kemi fakte se kush dhe pse i nxorri të dhënat e Gjykatës dhe të Prokurorisë jashtë. Thjeshtë u amnistuan. Tamam sikurse mos me pa ndodhur asgjë”, ka thënë ai.

Sipas tij, u dënuan ata të cilët nuk pa ditur u shkuan dokumentet dhe ata njohuri i bënë publike.

“U dënuan njerëzit që pa ditur u shkuan dokumentet dhe ata pa njohuri i bënë publike. Këtu është në pyetje dënimi i z.Gucati dhe z.Haradinaj për një vepër inekzistente në kuadër të KP të Kosovës. Dokumentet u shkuan në selinë e OVÇ-së nga mekanizmat e kësaj gjykate. Ata i bënë publike. Kaq ishte çështja. Nuk kemi veprim me paramendim për vepër penale të të dënuarëve. Paramendimi është te ata që i dërguan dokumentet e që Prokuroria nuk i hetoi ose i dinë por nuk i akuzoi për shkaqe që nuk i dime ne! U gjetën dy veta të pambrojtur dhe u dënuan”, shprehet ai.

Në fund, deklaron se ky dënim ka përqëllim edhe frikësimin e të tjerëve për të mos e kundërshtuar kët Gjykatë Speciale.

“Dënimi ka edhe një qëllim tjetër, atë të frikësimit të tjerëve për të mos e kundërshtuar punën e Gjykatës Speciale dhe të Prokurorisë, pavarësisht gjendjes. Me këtë kjo gjykatë e dëmtojë vetveten shumë. Më dënimin e tillë tregoi jo ligjshmëri dhe tek populli i Kosovës ra shumë në besim. Me këtë edhe ata pak njerëz që e kanë besuar në drejtësi më nuk besojnë. Kështu humbi tërësisht në vlerë. Gjyjata Speciale ra në besim. Asnjë vendim tjetër i saj nuk besohet në popull se ka bazë të drejtë ligjore. Thjesht: u dëmtua rëndë”, përfundon jursiti Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat