Armiku në derë të shtëpisë- skena politike e përçarë thellësisht/ Analisti tregon shkaktarët e konflikteve dhe vëllavrasjeve në Kosovë

Politika

Armiku në derë të shtëpisë- skena politike e përçarë thellësisht/ Analisti tregon shkaktarët e konflikteve dhe vëllavrasjeve në Kosovë

Nga: M.L. Më: 20 maj 2022 Në ora: 11:47
Kuvendi i Kosovës gjatë miratimit të rezolutës për Ukrainën

Hendeku politik në Kosovë ndërmjet pozitës dhe opozitës po zgjerohet çdo ditë e më tepër.

Seanca e djeshme, ku u diskutua lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë shpërfaqi kundërshtimet e ashpra ndërmjet pozitës dhe opozitës. As në këtë seancë nuk munguan fyerjet e gjuha denigruese që përfaqësues të popullit përdorën ndaj njëri tjetrit.

E kjo situatë jep pak shpresë se skena politike në Kosovë mund të unifikohet një ditë.

Fakti që në seancën ku u diskutua mbrojtja dhe siguria në vend, pati mospajtime të mëdha lë shumë për të dëshirua.

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

 

Ai ka thënë se është e pabesueshme se ka deputetë që janë kundër Fondit të Sigurisë, që garanton mbrojtjen e vendit.

“Fatkeqësisht nuk jemi unik asnjëherë, as kur bëhet fjalë për çështje shumë me rëndësi, në veçanti për mbrojtën e territorit të vendit tonë. Mungesa e pjekurisë politike ndikon që divergjencat politike të shndërrohen në dëm të vendit. Në këtë kuptim, është e pabesueshme se ka deputetë apo më mirë të themi një subjekt i tërë politikë që është kundër Fondit të Sigurisë, garantuese e fortë e mbrojtës së shtetit tonë kurdo që ai rrezikohet”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, me armikun në derë të shtëpisë, me synimet e tija djallëzore për pushtim, uniteti është më së i domosdoshme, derisa arritja e një gjëje të tillë është e vështirë.

Mungesa e unitetit ka prodhuar shumë konflikte, vëllavrasje dhe natyrisht dominim mbi ne të shumë pushtuesve. Meqenëse partitë politike po hezitojnë, duhet që Akademia e Shkencave të hartojë një plan të mbrojtjes territoriale dhe rreth saj të bashkohen të gjitha partitë politike, kështu jemi më të fortë dhe natyrisht armiku s`do ketë të lehtë të uluris në derë të shtëpisë duke pritur shansin më të vogël për tu futur në vendin tonë”, ka përfunduar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat