“Pushteti i paprekshëm i Thaçit”, Halil Geci: Hashimi kë dojke e vriste, ja pse Amerika ia bëri ‘gropën’ dhe e fundosi!

Politika

“Pushteti i paprekshëm i Thaçit”, Halil Geci: Hashimi kë dojke e vriste, ja pse Amerika ia bëri ‘gropën’ dhe e fundosi!

Nga: N. Sh. Më: 20 maj 2022 Në ora: 16:12
Hashim Thaçi dhe Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka folur për krijimin e Gjykatës Speciale.

Ai në një shkrim ekskluziv dërguar gazetës “Bota sot”, thotë se, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga ngritja që e pati si Xhorxh Washingtoni ra si i dyshuar për krime kundër shqiptarëve.

Sipas tij, puna e Thaçit është për studim se si Amerika e burgosi.

“Ngritja dhe rënia e Hashimit, nga Polar në Xhorxh Washigton, dhe nga Xhorxh Washigton i lidhur në kungjin e Hitlerit për dyshime dhe krime kundër shqiptarëve, është një çudi.... dhe kjo punë është për studim se si Amerika e burgos Xhorxhin e vet e se bën hesap msa një q.. endacak! Bideni e pat pagëzua Hashimin me një emër të bekuar Xhorxh. Dhe interesant që nga bekimi i këtij emri Polari u bë Skënderbe rrinte veç në këmbë mbrapa me shpatë duke prerë, q.... kë dojke, vidhte sa donte, vriste kë dojke, dhe polari u bë i paprekshëm e mori rolin e Perendisë, kujt donte nga shqiptarët ua merrte shpirtin, kë e donte e lente me jetua, ngase grada e emrit Xhorxh i dha shumë pushtet, kjo grad i ngriti në qiell jo veç polarin por edhe rrethin e tij, dhe filloi të mos e përfillë as Amerikën, bile në një rast thoshte ma lërë mua Ameriken se me Amerikë unë luaj qoqe”, thotë Geci në shkrimin e tij.

Ai thekson se, Thaçi më pastaj e shtriu strukturën e tij aq shumë se që nuk kishte guxim askush që të hetonte.

“Hashimi e shtriu strukturën institucionale të krimit ashtu si deshti vet, sa që institucionet që i formoi ai nuk kishin guxim për t’i hetuar dhe dënuar keqbërësit e luftës dhe pas luftës në Kosovë, ngase keqbërësit ishin strukturat e tij, dhe as që guxonte prokuror apo gjyqtar t’i intervistonte askënd nga ekipa tij si të dyshuar për krimet e bëra të luftës dhe të pas luftës, ngase vet Hashimi ishte i dyshuari i parë, së bashku me disa individ të papërgjegjshëm që dyshoheshin se kishin bërë krime në emër të UÇK-së! Mu kjo ishte arsya që i detyruan ndërkombëtarët të bëjnë presion e komplote të ndryshme institucioneve të udhehequra nga vetë Hashimi duke ja perkujtuar  shtëpinë e verdhë, trillim ky i ndërkombëtarëve ku e joshi Hashimin dhe strukturen e tij për ta ndërtuar dhe votua gjykatën speciale, ngase ishin të sigurt se shtëpia e verdhë nuk ka ekzistuar..!”, thotë ai.

Sipas tij, kur gjykata u ndërtua dhe u miratua nga kuvendi, shtëpia e verdh si duket u zhduk dhe as që e përmend kush, sot po ua përmendin dhe po ua zgjerojnë akuzat vetëm krimet kundër shqiptarëve.

“Të dyshuarit për vrasje çnjerëzore që po mbahen në Hagë janë tema që po tmerrojnë popullin, kur po i dëgjojmë dëshmitarët se çfarë turturash kanë bërë shqiptarët mbi shqipetarët e me theks të posaqëm mbi atdhetarët e LDK-së..! Se me të kujt porosi i kanë kryer këto krime makabre nga disa të ashtuquajturit çlirimtarë që sot po gjykohen në Hagë në emër të popullit të Kosovës, dhe po mbahen larg syve dhe mendjes të atdheut, mbetet të shihet...! Pra gjykata e Hagës u formua, vetëm atëherë kur institucionet ndërkombëtare u binden se gjykatat Kosovare dhe institucionet politike të udhëhequra nga Hashimi, nuk ishin në gjendje t’i trajtonin krimet as mbanin gjyqet as të burgosurit brenda, ngase ishin struktura të organizuara që nuk kishte shans të ndodhë ndryshe pos të formohet gjykata speciale, në emër të Kosovës, jashtë Kosovës dhe të mbahen të burgosurit jashtë Kosovës...!”, shton ai.

Sipas tij, e gjitha kjo ka ndodhur për të mirën e Kosovës nga miqtë e Kosovës, me të vetmen arsye që ta largojnë mjegullen dhe retë e dendura që i rrinin mbi kokë Kosovës për krimet që pretendonin se kanë ndodhur, ku sot po gjykohen të dyshuarit dhe aq ma keq po ju zgjerohen aktakuzat....!

“Arsya tjetër ishte pse miqtë e Kosovës kërkonin gjykatën speciale ishte që ta shpetojnë projektin e Kosovës shtet sovran e demokratik nga disa të dyshuarit që sot po gjykohen në Hagë, dhe lidhjet e Hashimit me Vuqiçin dhe Putinin ishte frika permanente e Amerikës dhe Gjermanisë se përmes Hashimit dhe rrethit të tij po shtrihet interesi rus në trojet e shqiptarëve dhe në Ballkanin perëndimor. Pikërisht këtë e ka bërë Amerika dhe vendet mike të Kosovës që ta shpetojnë Kosovën nga krimi dhe korrupsioni, si dhe për ta hequr mjegullën e akuzave Ruso-Serbe, të Dick Martit që rëndonin mbi tanë një popull, duke i veçuar e akuzuar individët e jo UÇK-në dhe popullin e masakruar nga hordhitë militare e paramilitare serbe në një anë dhe në anën tjetër nga disa individ të ashtuquajtur  çlirimtarë, që vrisnin këdo që e përkrahte dhe e përmendke LDK-në dhe Ibrahim Rugovën”, pohon ai.

Ai shton se, kjo gjykatë deri më sot u tregua efektive ngase korrupsioni dhe krimi i organizuar ka rënë dukshëm, dhe mund të thuhet lirisht se Kosovën e ka kthjellur dhe larguar nga krimi dhe korrupsioni që e kishte kapluar këte vend për  20 vjet rresht nga një grup i vogël çlirimtarësh dhe nga disa përkrahës të tyre të shpërndarë në të gjitha partitë...!

“Ju kujtohet kur dënoheshin disa nga komandatetët nga Eulexsi, dhe institucionet vendore nuk ishin në gjendje ti mbajnë brenda burgut komandantët e dënuar, e sa për t’i dënuar nuk bëhej fjal hiq se hiq. Ju kujtohet kur një  agjent i SHIK-ut me emrin Nazim Bllaca, kur ishte prishur me Azem Sulkiviqin për interesa të xhepit dhe nga frika se po vritet nga Azemi dhe “asqeret”e ti, doli haptazi para mediave dhe thonte unë dhe grupi im i shtyer nga Sulkoviç Azemi i kemi bër 17 vrasje kurse policia e Kosovës e asaj kohe thonte sa Bllaca është i sëmurë, dhe as që donte të mirrej me të”, pohon ai.

Sipas tij pikërisht ky Bllaca doli se nuk ishte i sëmurë, por dëshmitë e ti dolën të sakta dhe u dënuan aktorët e vrasjeve me nga 10-15 vjet burgë.

“Ky rast dhe shumë raste si ky i bindi ndërkombëtarët se institucionet tona nuk janë të afta të mbajnë gjyqe dhe drejtësi, dhe morën vendim për ta bërë gjykatën speciale jashtë Kosovës, atje ku politika Kosovare nuk mundet me i futur hundët”, përfundon Halil Geci!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat