Ҫfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe Kosova që ta ndalë Edi Ramën? / Rama nuk do të dënohen krimet serbe në Kosovë

Politika

Ҫfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe Kosova që ta ndalë Edi Ramën? / Rama nuk do të dënohen krimet serbe në Kosovë

Nga: Hava Orana Xhukolli Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:14
Rama nuk do të dënohen krimet serbe, foto ilustrim

Kryeministri shqiptar Edi Rama në secilën lëvizje po bën hapa drejt Serbisë dhe mikut të tij, Aleksandër Vuҫiqit, ndërsa po ecën sa më larg Kosovës dhe homologut, Albin Kurti. Veprimet e tij të fundit si, mbrojtja e Serbisë nga akuzat e Perëndimit se është në anën e Rusisë, pasi nuk po i vendos sanksione; Rama hyn ndërmjet Vuqiҫit dhe Dodikut non grata, por e injoron ministren Gërvalla; Rama e kundërshton dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë (të pranuar ndërkombëtarisht edhe me vendim gjykate); Rama e prish memorialin në Kurbin, që përkujton masakrën serbe në Lumë etj, tregojnë qartë anshmërinë e tij nga armiku i përbetuar i shqiptarëve.

Por, pas këtyre veprimeve, ҫfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe Kosova që ta ndalë Ramen?

Mehazi: Edi Rama, mbron fuqishëm ideologjinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit

Image
Profesori universitar Sulejman Mehazi

Lidhur me këtë ҫështje, profesori universitar Sulejman Mehazi thotë për ‘Bota sot’ se, lëvizjet politike të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, mund të krahasohen me lëvizjet ideologjike të Enver Hoxhës, derisa ish-diktatori i Shqipërisë komuniste mbronte me xhelozi të madhe Stalinin, kurse ky i tanishmi, Edi Rama, mbron fuqishëm ideologjinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit.

“Nëse e gjithë bota demokratike ia kanë kthyer shpinën Rusisë, përveç Serbisë, atëherë si është e mundur që Edi Rama të përkrahë Serbinë, e cila ka mbetur si delja e zezë në mes të Evropës në përkrahje të luftës së Rusisë në Ukrainë. Kjo tregon se PS-ja e tij është vazhdimësi e Partisë së Punës së Hoxhës, i cili la mënjanë gjysmën e shqiptarëve në Jugosllavinë e Titos duke shprehur dashuri të madhe ndaj Leninit dhe Stalinit njësoj sikurse Edi Rama që për shkak të dashurisë së madhe ndaj Vuçiqit ka lënë mënjanë Kosovën e shqiptarëve të tij”, vlerëson ai.

Profesor Mehazi thotë se, nuk ka dilema se kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramë, përkrah Vuçiqin për të provokuar e injoruar elitën politike të Kosovës, Kurtin dhe Gërvallën, por edhe gjithë qytetarët e Kosovës dhe diasporës shqiptare.

“Si është e mundur që Edi Rama mos ta kuptonte se Ballkani i hapur i Vuçiqit do ta dërgojë në greminë politike jo Shqipërinë, por vetveten. Si është e mundur Edi Rama mos ta kuptonte se për shkak të Ballkanit të hapur serbo-ruse, Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në BE deri në momentin kur qeveria e tij do t'i kthehet projektit ekonomik, tregtar e politikë të Berlinit. Si nuk mund ta kuptonte kryeministri Edi Rama, se me përkrahjen e Serbisë ruse do të pësojë vetë ai sikurse ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që ishte në pajtim me Vuçiqin për shkëmbime territoresh”, tha ai.

Ai thotë se për çudi, të gjitha lëvizjet politike të Edi Ramës me Vuçiqin janë kundër Kosovës, Kurtit, Osmanit dhe Gervallës.

“E keqja më e madhe e kryeministrit pervers të Shqipërisë, Edi Rama, është se qëllimisht shkon përshëndetet dhe selfijoset me Vuçiqin e Dodikun, vetëm për të provokuar e rebeluar dhe më dy popujt e masakruar, boshnjakët e Bosnjës dhe shqiptarët e Kosovës nga kriminelët kanibalistë serbë”, vlerëson ai.

Mulliqi: Kryeministri i Shqipërisë, është vu në anën e kundërt të historisë së shqiptarëve

Image
Analisti Skender Mulliqi

Ndërkaq, analisti Skender Mulliqi thotë se Edi Rama është duke i dëmtuar keq dy shtetet shqiptare dhe në përgjithësi shqiptarët me veprimet e tija politike, nuk ka më dyshim. Kryeministri i Shqipërisë, është vu në anën e kundërt të historisë së shqiptarëve, dashur ose pa dashur.

“Ka hyrë në një lojë të keqe politike me serbomadhin, Aleksandar Vuҫiq, i cili nuk po i ndalë pretendimet territoriale të Serbisë, edhe pse ky shtet e humbi luftën në Kosovë, në vitin 1999. Nuk bën të kalohet, e mos me ia përmendur edhe kësaj radhe Edi Ramës, se i ka futur veshët në lesh, ndaj gjenocidit serb në Kosovë, ku protagonist i saj ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiqi me të cilin ka bërë jarani shumë të madhe. Përkrahja për Ballkan të hapur në kohë të pa kohë, kur ende nuk është tharë gjaku i mijëra shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar në ҫdo të cep të Kosovës, nga regjimi kriminal i Milloshiviqit. I ka hy kësaj rruge qorre, në kohën kur Serbia nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës, dhe as nuk po e bën një kërkim falje të vetme për gjenocid. Ka këtu edhe shumëçka tjetër që e dinë mirë Rama, por që nuk po ndalet duke e luajtur vallen e djallit ndaj interesave të shqiptarëve në Ballkan”, vlerëson ai.

Ai thotë tutje, se Rama po ndihet shumë i lumtur pse po e përkrahë Serbinë e Vuҫiqit dhe po e anashkalon Kosovën.

“Nuk ju ndëgju zëri në Samitin e NATO-s për Kosovën, aty ku ishte dashur t’i ndëgjohet. Ai pikërisht si Vuҫiqi po luan në dy karta me BE-në gjoja në njërën anë dhe me Rusinë dhe Serbinë në anën tjetër. Asnjë fjalë për invazionin rus në Ukrainë, asnjë fjalë për kërcënimet permanente serbe që me luftë të aneksohet veriu i Kosovës. Asnjë fjalë se dëgjuam deri më sot për të pagjeturit shqiptarë të luftës, të bartur diku në Serbi, me heqje organesh pët t’i transplantuar, dhe shumëҫka tjetër po e heshtë. Po vijnë në shprehje pikëpamjet e tija ideologjike, e jo çështja madhore kombëtare. Rama nuk po i bashkëngjitet botës demokratike për t’i vu sanksione të dyfishta Rusisë në njërën anë, dhe Serbisë në anën tjetër”, tha Mulliqi.

Analisti politike, tha po ashtu se a nuk po e dokumentojnë të gjitha këto, dhe takimet më kriminelët Dodik dhe Vuҫiq, duke e anashkaluar dhe injoruar ministren Gërvalla.

“Turpi nuk ka brirë. Futet në mes të dy armiqve të përbetuar të shqiptarëve. Më mik po i bëhen nongratat Dodik dhe Vuҫiqi se sa non grata i shpallur nga ai dhe nga Sorosi, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, për inat të cilit nuk e votojë në parlament as rezolutën për gjenocid të Serbisë në Srebrenicë, ku u mbyten në mënyrën më mizore afër 8,000 myslimanë të Bosnjës, e të cilën masakër e ka dënuar mbarë bota demokratike. Rama është duke ja bërë argatin më të mirë idesë serbomadhe të botës serbe. Këtë ide dhe idenë e Open Ballkan e ka hedhur poshtë dhe njëherë tjetër gjatë vizitës në Prishtinë, në mënyrë gjentlemene presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviqi, duke i hedhur poshtë edhe deklaratat përkrahëse të kryeministrit të sapo emëruar të këtij shteti, Dritan Abazoviqit”, thotë Mulliqi për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat