“Gjaku të çon te gjaku”/ Halil Geci ‘godet’ Hashim e Gani Thaçin: Dënimi i Gucatit dhe Haradinajt nuk është për dhimbje të madhe

Politika

“Gjaku të çon te gjaku”/ Halil Geci ‘godet’ Hashim e Gani Thaçin: Dënimi i Gucatit dhe Haradinajt nuk është për dhimbje të madhe

Nga: N. Sh. Më: 21 maj 2022 Në ora: 16:23
Halil Geci

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj.

Ky dënim solli reagime të mëdha në Kosovë, por Halil Geci mendon që dënimi i tyre nuk është edhe aq për dhembje të madhe.

Veprimtari i LDK-së, ekskluziv për gazetën “Bota sot” pohon se, dënimi i Gucatit dhe Haradinaj nuk i ka prekur zemrat e shqiptarëve.

Sipas tij, Nasimi ia ka pa hajrin lidhjes me Thaçin pasi që u bë milioner.

Geci në këtë shkrim përmend edhe një vizitë të Hashim Thaçit e Rexhep Qosjes në Graçanicë.

Image

Pamje nga vizita e Hashim Thaçit dhe Rexhep Qosjes në Graçanicë.

Shkrimi i plotë i Halil Gecit:

Interesant se gjaku të çon te gjaku

Nipi i popit Radisllav Radanoviqit, Hashim polari, të parin takim pas lufte ai dhe vëllai i Dobrica Çosiqit, Rexhep Çosiqi e kishte me popat serbë në Graçanicë

Ai që lidhet me të keqin gjithmonë e ka hangër dreqi. 

Dënimi i Nasim Haradinajt dhe Gucatit nuk është edhe aq për dhimbje të madhe që do i prekte zemrat e qytetarëve.

Lidhja nyje e Nasimit dhe Gucatit me nipin e popit Radisllav Danilloviqit, Thaçin ka qenë e ditur se historikisht, ai që lidhet me të keqin o sot o nesër nuk e len pa e hangër Dreqi!

Por së paku Nasimi ja ka parë hajri Hashimit ngase në kuadër të mbështetjes politike të tij, Nasimi u bë milioner, kurse Gucati u ra pre e të gjithëve…!

Në këte rast Nasimi nuk diti ta ruaj bagazhin e tij as të babës së tij dhe familjes komplet të tij, por ra pre e interesit…!

Shërbimi i DEGE-sit Francez dhe UDB-ja e patën ngritur Hashimin dhe Ganiun në nivelet më të larta shtetërore, për ta përdorur për interesa të tyre si kalin e trojes, duke e përdorur me kujdes për interesa Ruso -serbe për ta minuar projektin Amerikan të një Kosove të pavarur e demokratike.

Dhe dëmet që ia kanë bërë Kosovës me marrëveshje të këqija janë kolosale dhe zor që do të përmirësohen ngase zajednica e nënshkruar dy herë dhe e ratifikuar në parlament me shumicën e votave të deputetëve ajo nuk ç’bëhet as nuk përmirësohet, këto dhe shumë marrëveshje tjera të dëmshme që janë te njohura për Kosovën janë bërë pikerisht nga ky shpiun dhe ndihmaqarin Isa Mustafën dhe argatët e tyre…!

Kjo e vërteton përdorimin e spiunëve të Brojës njësoj sikur që e përdorën çetnikët rastin Panda në Pejë kur shkit i vrisnin shkit, në kafenen Panda, për t’ua mveshur shqiptarëve krimin!?

Dhe ndodhi ashtu duke ua mveshur shqiptarëve, krimin vranë shqiptarë dhe i burgosën pa fije faji, vetëm e vetëm për t’i fajësuar shqiptarët dhe për të gjetur shkak për te vrarë e dhunuar shqiptarë …!?

Kështu ka ndodhur edhe me gjykatën speciale.

Shkiet e sakrifikuan nipin e Radisllavit, njësojë si në rastin panda dhe e gjetën shkakun përmes shërbimit Francez DEGE-sit dhe UDB-s, e përdorën si letër tualeti, ngase serbët për interesa nacionale nuk kursejnë askë për t’ia arritur qëllimin nacional, dhe pikërisht përmes këtyre tradhtarëve tentuan t’ia mveshin Kosovës dhe  UÇK-së kriminalitetin!

Shtëpia e verdhë, dhe akuza për trafikimin e organeve, e ndërtuan gjykatën speciale, dhe krejt në fund ata që e ndërtuan këtë gjykatë perfunduan në quzkë, aty ku edhe e kanë merituar pa të keqe të shokëve…!

Pra gjykata speciale u ndërtua me ndihmën e nipave të Radisllavit, Hashim e Gani Thaçi…!

Nëse ju kujtohet kur Hashimi thoshte ai që nuk e voton gjykatën ai është tradhëtar, me qëllim se vet do të shpëtonte. Ai rrezikoi interesin Perëndimor duke e sjellur interesin Ruso-Serb në këtë vend dhe duke e rrezikuar integritetin teritorial të Kosovës, vetëm e vetëm per ta shpëtuar bythen e thatë të nipit të gabelit Radisllav….!

Nipi i Radisllavit u mundua me ju qitë hi syve Amerikanëve dhe Gjermanëve, si dhe popullit të Kosovës, duke aluduar se unë luaj qoqe me Amerikën dhe mua më ka zgjedhur populli dhe bëj çka të dua dhe  ra në dy kungja, në njanin kungjë u ngul, në kungjin Amerikano-Gjerman, dhe ne të dytin kungj u ngul në kungjin e Putinit dhe Vučes, dhe kur nuk ua mbaroi gjellën ja rrasën kepën e Shkupit.!

Pra nipi i popit Hashimi, aq shumë ju deshtë Serbisë, me arsyen e vetme që UÇK-në ta degradoj si organizatë kriminale dhe në njëfar forme ia arriti qëllimit.

Në tjetrën anë Hashimi tentoj t’ja sh****j projektin Amerikano perëndimor i shpenzuar prej miliarda dollarësh për Kosovën shtet demokratik, i pa varur e sovran..!

Dhe pikërisht këta dy kungja Hashimit ja ka shqyer prapanicën, dhe të gjithë ata që kanë qenë përkrahes dhe bashkëluftëtarë të tij ia kanë parë sherrin ashtu siç ia ka pa sherrin Nasim Haradinaj, Gucati, UÇK-ja dhe tanë Kosova….! Nesër do ja shohin sherrin edhe shumë të tjerë.

Krimet e bëra mbi aktivistët e LDK-së të kryera nga nipat e Popit Radisllav dhe vasalet tjerë nga brenda që vranë shqiptarë me porosi ju deshën Serbisë për Hagë dhe ju “dhimtën” Serbisë aq shumë shqiptarët e vrarë nga ky grup kriminelësh e që sot po gjykohen në Hagë për vrasje të shqiptarëve, ashtu siç mu ka dhimbsur mua qjingjiqi dikur.!

Kjo u pa se ai që lidhet me të keqin gjithmonë e ka hangër dreqi, andaj Nasimi e Ngucati ja pafshit harin….!

Se ju ka kruar bytha për t’ju mveshur të keqit….!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat