Sa e rrezikuar është Kosova nga spiunët rus? Flasin ekspertët e sigurisë, tregojnë rreziqet e mundshme!

Politika

Sa e rrezikuar është Kosova nga spiunët rus? Flasin ekspertët e sigurisë, tregojnë rreziqet e mundshme!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 21 maj 2022 Në ora: 19:06
Vladimir Putin

Agjencia Suedeze e Kërkimeve të Mbrojtjes (FOI) ka paralajmëruar tani për rritjen e aktiviteteve të inteligjencës nga fuqitë e huaja në zonën e BE-së, si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.

Ata u shprehen se spiunazhi kundër Suedisë do të rritet, përcjell “Bota sot”.

Sipas autoriteteve, Rusia është kërcënimi më i madh sidomos tani pas luftës që është duke vazhduar në Ukrainë.

Studimi arrin në përfundimin se shumica e spiunëve gjenden në Evropën veriore dhe në Baltik.

SÄPO vlerëson se një e treta e personelit në ambasadat ruse janë zakonisht oficerë të inteligjencës duke shtuar këtu që edhe Kosova mund të jetë pjesë e këtyre personave.

E në lidhje me cenueshmërinë e Kosovës nga spiunët rus kanë folur për “Bota sot”, ekspertët e sigurisë.

Ata u shprehen se shumica e spinuëve janë rus dhe se Kosova mund të jetë e rrezikuar nga ata, prandaj kërkohet nga shërbimet e sigurisë vigjilencë e shtuar.

Shala: Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë që është e mundur në rishikim të buxhetit të analizoje që sektori i sigurisë ka nevojë për buxhet shtesë

Në lidhje me këtë temë eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se konstatimi i Shërbimit intelegjent të Suedisë qëndron pasi të gjitha metodat e marrjes së informacioneve bëhen përmes shantazhit, joshjes ose blerjes së informacioneve.

Image
Drizan Shala

“Sipas konstatimit të shërbimit inteligjentë të Suedisë që në kuadër të misioneve diplomatike veprojnë oficerë të inteligjencës ky fakt dhe konstatim i tyre qëndron sepse nëse i referohemi dmth e misionit diplomatik është marrja e sa më shumë informacioneve relevate që ndërlidhen me shtetin ku vepron për interesat e shtetit amë.

Metodat dhe mënyrat e marrjes se këtyre informacioneve inteligjente në literatura të ndryshme shkencore janë të vertetuara përmes shantazhit, joshjes , blerjes së informacioneve”, u shpreh ai.

Eksperti më tej thotë se në boten bashkëkohor shërbimet inteligjentet shkojnë edhe një hap më tutje ku tentojnë të rekrutojnë persona nga sfera publik ku përmese tyre tentojnë që influenca të jetë me e madhe.

Ndërsa në boten bashkëkohor shërbimet inteligjentet shkojnë edhe një hapë më tutje ku tentojnë të rekrutojnë persona nga sfera publike, kulturore dhe politike në shtetin ku vepron misionin diplomatike sepse përmese tyre tentojnë që influenca të jetë më e madhe dhe më gjithëpërfshirese në jeten publike përmese krijimit të mediume, bizneseve, partive politike në atë shtet ku më pastaj krjiohen naracionet publike për ngjarje që i përshtaten atij misionit diplomatik”, thotë Shala.

Ai tutje thotë që AKI ka treguar që në të ashtuquajturen zyrën e Rusisë ka pasur individë që kanë cenuar sigurinë nacionle të vendit dhe është dhënë urdhri për të u dëbuar.

Në rastin e Kosovës mund të konstatojmë që organet e sigurise se shtetit siç është AKI-ja ka vërtetuar që në ashtuquajtur zyre të Rusisë veprojnë individe që e cenojnë sigurinë nacionale të vendit ku më pastaj është dhenen urdhri për dëbim nga territori i Kosovës”, potencon eksperti i sigurisë.

Kemi patur rastin me ish punëtorin e UNMIK Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov i cili ka penguar operacionin e IPK në veri të vendit përmese vendosjes se barikadave në rrugë, shton tutje Shala.

Me këtë veprim dëshmohet që organizata UNMIK në rradhet e veta ka personel që janë oficer të inteligjences ruse por dyshimi është që në OSCE sa është influenca ruse aty përmese oficereve të saj të cilet mund të kene shum lehet qasje në rrjedhjen e proceseve në Kosovë”, thekson ai.

Ndër të tjera eksperti thotë që Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë që është e mundur në rishikim të buxhetit të analizoje që sektori i sigurisë ka nevojë për buxhet shtesë.

“Është fat për Kosovë që mekanizimi i sigurisë ka kapacitete për të monitoruar dhe vëzhguar çdo veprim të dyshimt të personave , bizneseve, mediume apo grupeve/organizata vendore/ndërkombetare që veprojnë në Kosove dhe kundër interesave nacionale të vendit.

Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë që është e mundur në rishikim të buxhetit të analizojë që sektori i sigurisë ka nevojë për buxhet shtese sepse vetem kështu mund të garantohet siguria”, foli Shala për “Bota sot”.

Tërnava: Çdo ambasadë që funksionon si e tillë në një shtet tjetër e ka mundësinë e angazhimeve të njerzëve të shërbimëve intelegjente-sekrete

Ndërsa i kontaktuar nga “Bota sot”, eksperti tjetër i sigurisë, Hajrullah Tërnava, u shpreh se çdo shtet ka një shërbim sekret për personat e besueshëm të atij shteti dhe shumica e tyre janë rusë prandaj edhe komentohet e kaluara e Putinit, i cili ka qenë nën shërbimet e Gjermanisë para shkatërrimit të murit të Berlinit.

Image
Hajrullah Tërnava

Çështja e sigurisë së një shteti është çështje mjaft e ndërlikuar, sepse përpos policisë, gjyqësisë shërbimit intelegjent-sekret e shumë shërbimëve tjera që kontribojnë në jetësimet e ligjëve të atij shteti. Çdo shtet sikur që e ka shërbimin sekret që është shërbimi më i besueshëm i atij shteti, dhe që në të shumtën e rasteve ato shërbime sekrete me njerëzitë e tyre të atij shërbimi janë më të besueshmit e shteti. Prandaj edhe sipas SÄPO shërbimit intelegjent suedez, e thënë se një e treta e personalitetit në ambasadat ruse janë zakonisht oficer të intelegjencës ruse. Prandaj, jo rastësisht edhe e kaluara e Putinit që ka qenë në shërbimet sekrete ruse, edhe ai vetë ishte i angazhuar në këto shërbime në ish DDR e Gjermanisë ende para shkatërrimit të murit të Berlinit të viteve të 80-ta, e që ai sot sikur që dihet është Kryetar i Rusisë”, tha ai.

Sipas ekspertit të sigurisë çdo shtet në brendësin e saj duhet të është në nivel të këtyre dukurive dhe s’duhet të befasohemi për asnjë shtet që i ka ambasadat e tyra në shtetin tonë.

Shteti që i angazhon strukturat e tilla në shërbime sidomos të ambasadave të tyre, qoftë edhe përmes UNMIK-ut, në veri apo edhe në tjerat vende me shumicë serbe si dhe në të gjitha pjesët tjera të Kosovës, dhe i përdorin si kultura që ata duhen t’i zhvillojnë ato politika të shtetit të tyre, në vende të ndryshme atje ku janë të angazhuar, për me i arrit ato qëllime çfarë kanë në planë t’i arrijnë. Këto taktika të angazhimit të njerzëve të shërbimeve sekrete i përdorin edhe shtete tjera të botës. Prandaj çdo shtet në brendësin e saj duhet të është në nivel të këtyre dukurive dhe s’duhet të befasohemi për asnjë shtet që i ka ambasadat e tyra në shtetin tonë”, u shpreh Tërnava.

Në bisedë e sipër ai thotë që të gjithë bashkëpunëtorët që paguhen nga shteti për të mbledhur informacione munden edhe të zhvillojnë propaganda të ndryshme nga shteti përkatës që paguhen.

E shpjegova se ambasadat e huaja i angazhojn në shumë raste njerëzë të shërbimeve sekrete të shtetit te tyre në ato vende nëpër ambasada, sepse ata veprojnë në shumë drejtime e sidomos edhe në ato drejtime që iu nevoiten shtetit që t’i arrijnë ato qëllimet e tyre për të cilat janë të interesuar, që ju interesojnë shtetit që i ka angazhue ata persona.

Prandaj angazhimet e bashkëpuntorëve që paguhen nga ai shtet i cili i ka angazhuar ata bashkëpunëtor mbledhin informata të interesit për atë shtet për të cilin janë të angazhuar, si dhe në raste të ndryshme munden të zhvillojnë edhe propaganda të ndryshme për qëllime të atij shteti i cili i paguan ata bashkëpuntorë”, thotë ai.

Në fund, Tërnava kujton një fjalë të urtë popullore duke lënë mesazh për shërbimet tona të sigurisë për të qenë sa më vigjilent në këto aspekte.

Çdo ambasadë që funksionon si e tillë në një shtet tjetër e ka mundësinë e angazhimeve të njerzëve të shërbimëve intelegjente-sekrete, prandaj fjala e urtë popullore që thuhet se: “besnik bëhu mirëpo besë mos i zë askujt” e ka kuptimin e saj të plotë në këtë pikëpamje, dhe nëse shërbimet tona të sigurisë dhe të tjera do të jenë vigjilente dhe në nivele të detyrave të tyre të përditshme në mbrojtje të vendit tonë,çështja e sigurisë do të ishte më e sigurt dhe në nivele të përditshmërive të jetës së qytetarëve tonë”, përfundoi Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat