I shkroi për Kosovën/ Biden ‘gjunjëzon’ Vuçiqin – e vendos para një zgjidhje të rëndë për të!

Politika

I shkroi për Kosovën/ Biden ‘gjunjëzon’ Vuçiqin – e vendos para një zgjidhje të rëndë për të!

Nga: A.M Më: 23 maj 2022 Në ora: 20:04
Presidenti, Joe Biden

Ditë më parë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një letër urimi për mandatin e ri si president të Serbisë, ia ka kujtuar Aleksandar Vuçiqit rëndësinë e marrëveshjes përfundimtare me Kosovën.

“Duke qenë se keni lënë prapa zgjedhjet, e inkurajoj Serbinë të bëjë hap para në promovimin e paqes dhe stabilitetit në krejt rajonin dhe të ndërmarrë veprime proaktive, përfshirë kompromis kur është i nevojshëm – me qëllim të normalizimit të shpejtë të marrëdhënieve me Kosovën nëpërmjet dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë që të angazhohen nga afër me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian për ta arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet në mesazhin që Bideni ia ka drejtuar Vuçiqit për Kosovën.

Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi për “Bota sot” tha se Amerika ia bëri të qartë Vuçiqit se nuk ka zgjidhje tjetër, përveç marrëveshjes përfundimtare me Kosovën dhe njohjen reciproke të shteteve.

“SHBA ka qëndrim të qartë mbi çështjen e Kosovës dhe për dialogun me Serbinë, nuk ka ikje apo tërheqje nga shteti i Kosovës.

Lufta në Ukrainë ka ndikuar që në Uashington të kërkohet me ngulm zgjjdhja e raporteve Kosovë-Serbi, duke përfunduar me marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me njohje reciproke të shteteve”, deklaroi ai.

Image
Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi

Sipas tij, tani shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë një vëmendje më të madhe nga BE dhe shtetet e saj.

Megjithatë, profesori përmendi se në integrimin e shteteve të Ballkanit ka edhe kundërshtar.

“Edhe në BE, si në Berlin, në Londër e në Bruksel ka marrë Ballkani Perëndimor një bazë më të veçantë. Nëpër qendra të Evropës po kërkohet intergrim i BP dhe përshpejtim të dialogut Kosovë-Serbi.

Mirëpo, edhe këtu ka kundërshtar. Natyrisht se po prinë Parisi. Frenimi është i gjerë. Letra e Presidentit të SHBA-ve, z. Biden, drejtuar Vuçiqit është edhe një kujtesë dhe tërheqje mendimi mbi përfundimin e raporteve me Kosovën me njohje reciproke të shteteve sovrane. Ky mendim i përkujton Vuçiqit se brenda këtij afati, katër vjeçar, priten zgjidhjet e çështjes dhe përfundimi i raporteve me shtetin e Kosovës”, theksoi profesori.

Krahas kësaj, Kelmendi përmendi edhe deklaratën e ambasadorit të SHBA-ve në lidhje me kufijtë e Kosovës. E që, sipas tij, më letrën e Bidenit ndarja e Kosovës ka marrë fund.

Madje, ai e paralajmëroi Beogradin dhe Vuçiqin, se në rast se nuk e përfill letrën e Bidenit, do të përballen me sanksione dhe masa të ashpëra, përfshirë edhe ato të karakterit imponues.

“Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë tha: "Ne e dijmë se ku janë kufijtë e Kosovës (...). Une gjendem në veri të Mitrovicës, e kufijtë nuk janë këtu, por thellë më tej, në veri të Kosovës".

Me letrën e Biden pikërisht kjo kërkohet të marrë fund. Me këte letër tregohet se nuk ka ndarje të Kosoves, nuk ka ex-territore serbe brenda vendit dhe as Asociacion me pushtet ekzekutiv. Kërkohet njohje reciproke. Ky është edhe një mesazh i z.Biden drejtuar Vuçiqit dhe Serbisë. SHBA-të nuk mund të vazhdojnë vetëm me mesazhe dhe me kërkesa, me letra. Pas këtyre ndërmerren masat adekuate për zbatimin e qëndrimeve. Natyrisht se masat mund të jenë të ndryshme, si masa politike e ekonomike, deri edhe te masat e karakterit imponues”, vlerësoi ai.

Ndër të tjera, profesori tha se shteti serb nuk mund të ikë çdoherë nga përgjegjësia, prandaj ajo i ka dy zgjidhje para vetës: të arrijë marrëveshje përfundimtare me Kosovën ose të ushtroi aggression ushtarak, e që një vendim i tillë do ishte fatal për Serbinë.

“Serbia po luan me SHBA-të, nuk po i merr seriozisht mesazhet e presidentit. Kjo ështe tepër keq për Serbinë, pasi ajo nuk mund të ikë nga përgjegjësia. Nuk ka më mbrojtje të fortë. Rusia është kapur në Ukrainë dhe ka probleme për të mbrojtur Serbine. Prandaj, kjo e detyron Beogradin që të veprojë. Dy rrugë i ka Serbia:

1. Shkuarjen në agresion ushtarak kundër Kosovës dhe

2. Zgjidhjen përfundimtare të çështjes me njohje recioroke.

Shteti serb dhe Vuçiq duhet të zgjedhin. Lufta e dërgon Serbinë në humbje të tërë sovranitetit të shtetit. Mbetet dialogu dhe njohja recioroke. Mesazhi i Ppresidentit Biden nuk lë alternativë, zgjidhje është: shteti”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat