“Kishte politikanë që shkonin në Shtëpinë e bardhë por e vidhnin Kosovën”/ Analisti tregon pse ishte e suksesshme vizita e Kurtit në SHBA

Politika

“Kishte politikanë që shkonin në Shtëpinë e bardhë por e vidhnin Kosovën”/ Analisti tregon pse ishte e suksesshme vizita e Kurtit në SHBA

Nga: A.SH Më: 24 maj 2022 Në ora: 21:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka nisur vizitën e tij në SHBA që nga maji.

Ai atje ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë amerikan.

Tani kryeministri Kurti, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Davos, në Zvicër.

Këtë gjë opozita e ka kritikuar dhe e ka parë si një “shëtitje” atje, duke qenë se Kurti nuk pati ndonjë takim me Presidentin amerikan Joe Biden.

Analisti Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo opozitë me kritikat e saj është folklorike.

Sipas tij, ka pasur politikanë që shkonin në Shtëpi të Bardhë në njërën anë dhe në anën tjetër vidhnin shtetin.

“Opozita është e varfër nga idetë, mendojnë se kulmi suksesit është të futesh në Shtëpinë e Bardhë. Kjo mund të jetë në sferën e jashtme, qytetarët e Kosovës kanë probleme më të mëdha se kaq. Ka pasur të tjerë që shkonin në Shtëpi të Bardhë në njërën anë dhe në anën tjetër kanë vjedhur. Janë po kjo opozitë, me folklorizma erdhën në pushtet, me pak fjalë kjo opozitë folklorike nuk prodhon cilësi në rolin e saj përveç varfërisë në ide dhe kritika produktive. Si fillim, e vlerësoj pozitive vizitën e Kurtit”, shprehet analisti Mehmeti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat