30 Vjet nga zgjedhja e Prijësit – Shqiptarët promovuan lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Politika

30 Vjet nga zgjedhja e Prijësit – Shqiptarët promovuan lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 25 maj 2022 Në ora: 10:06
Presidenti historik, Ibrahim Rugova/ 24 maj 1992

Presidenti Rugova në ditën e Presidentit, të themeluar nga ai, nuk është kujtuar apo shënuar si ngjarje e veçantë.

As për presidentët e tjerë nuk ka pasur ndonjë shënim, përveç se nga mbështetës, si për shembull për Hashim Thaçin, i cili ndodhet në Hagë, i akuzuar shumë rëndë, për krime lufte, ndërmarrje kriminale e tjera, ku besohet se do të gjykohet edhe për vrasje politike, kryesisht të bashkëpunëtorëve të Rugovës.

Natyrisht deklarimet dhe nderimet nuk kanë munguar.

Presidentja Vjosa Osmani, kishte zgjedhur që së bashku me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta të bëjë homazhe në Koshare, në varrezat e dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës, aq sa është surprizuar me luftën heroike atje.

Por, me 24 maj, ishte dita e votimeve të para në Kosovë për zgjedhjen e Presidentit të vendit, me një Kushtetutë presidenciale, si dhe për zgjedhjen e Parlamentit të parë postkomunist të Kosovës.

Data 24 maj e vitit 1992 është e shënuar në historinë e lëvizjes politike dhe të rezistencës së Kosovës drejt pavarësisë së saj.

Ajo ditë është dita kur janë organizuar zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale.

Në këto zgjedhje me votë plebishitare për President të Republikës së Kosovës ishte zgjedhur Ibrahim Rugova.

Ibrahim Rugova u zgjodh katër herë President i Kosovës: dy herë me votë të drejtpërdrejtë popullore (1992, 1998), dy herë në Kuvend (2002, 2004).

Më 24 maj 2004, 24 maji u shpall Dita e Presidentit nga vetë presidenti Rugova, duke njohur rëndësinë e zgjedhjevetë vitit 1992.

Presidenti Rugova pas zgjedhjes aso kohe pat deklaruar: Këto zgjedhje janë përkrahur nga i gjithë populli i Kosovës, me përkrahje të gjerë e masive.

Ish-këshilltarë e zyrtarë të sotëm të LDK-së, e kujtojnë ish-presidentin Rugova si udhërrëfyes për vendin tonë.

Hamiti: LDK-ja ka fituar të gjitha zgjedhjet nacionale në Kosovë për të gjallë të Rugovës

Image
Prof.Dr. Muhamet Hamiti

Ish-këshilltari shumëvjeçar i presidentit Rugova, prof.Dr. Muhamet Hamiti, kujton kohën kur presidenti Rugova u zgjodh kryetar, i cili u bë edhe prijës i Kosovës, duke e lidhur kauzën Kosovës së lirë dhe të pavarur me vlerat euro-atlantike.

“Sot mbushen 30 vjet nga zgjedhjet historike të 24 majit të vitit 1992. Atë ditë u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Republikën e Kosovës. Ndonëse në okupim, qytetarët e Kosovës zgjodhën përfaqësuesit e vet në Kuvend dhe Kryetarin, që me besimin e tyre ndërtuan kulturë demokratike të shtetit, promovuan lirinë dhe punuan për pavarësinë e Kosovës. Kryetari Rugova, siç i thoshim atëherë, u bë prijësi i Kosovës që e drejtoi popullin në kohë të vështira, duke e lidhur kauzën e Kosovës së lirë dhe të pavarur me vlerat euro-atlantike mbas pushtimit të gjatë serb e sundimit komunist”, thotë Hamiti.

Sipas tij, LDK-ja ka fituar të gjitha zgjedhjet nacionale në Kosovë për të gjallë të Rugovës.

Në fund, Hamiti shprehet i lumtur duke thënë se fati i tij jetësor ka qenë puna me Presidentin Rugova deri në frymën e Tij të fundit.

“Ibrahim Rugova u zgjodh katër herë President i Kosovës, dy herë në zgjedhje të drejtpërdrejta, më 1992 dhe 1998, ndërsa dy herë, mbas lufte, më 2002 dhe 2004, në Kuvendin e Kosovës. #LDK-ja ka fituar të gjitha zgjedhjet nacionale në Kosovë për të gjallë të Rugovës. Fati im jetësor ka qenë puna me Presidentin Rugova deri në frymën e Tij të fundit”, nënvizon Hamiti për “Bota sot”.

Quni: Presidenti Rugova do të kujtohet krahas RepublikëssëKosovës, ajo është trashëgimia e tij

Image
Anton Quni

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, për “Bota sot” thotë se presidenti Ibrahim Rugova do të kujtohet përherë, sepse e përhershme është Republika e Kosovës, e cila është edhe vetë trashëgimia e tij.

“Sot, është dita e të parit tonë për liri, pavarësi e demokraci; dita e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, atit themeltar të shtetit, i cili 30 vjet më parë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale u zgjedh kryetar. Presidenti Rugova do të kujtohet përherë, sepse e përhershme është Republika e Kosovës, e cila është edhe vetë trashëgimia e tij”, thotë ai.

Duke vlerësuar figurën e tij, Quni thotë se Rugova mbetet udhërrëfyes për vendin tonë, derisa simbolet mbeten pjesë shpirtërore dhe e pandashme nga ne.

“Veprat e Presidentit Rugova ishin dhe mbeten udhërrëfyes për vendin tonë. Ndërkaq, simbolet si flamuri dardan dhe himni i propozuar nga ai, mbeten pjesë shpirtërore dhe e pandashme nga ne. Unë jam njeri që besoj, e besimi është shpirtëror, ndaj dhe çdo gjë shpirtërore në një kohë apo rrethanë të caktuar bëhet realitet”, përfundoi ai.

Presidenti Rugova na la flamurin Dardan dhe himnin

Image
Fetah Rudi

Ndërsa, ish-deputeti i LDK-së Fetah Rudi, i mbetur i paralizuar nga një atentat politik ndaj tij, pas luftës, vlerëson se zgjedhjet e para 30 viteve i dëshmuan Serbisë se Kosova do tëshkëputet njëherë e përgjithmonë.

Ai e kujton procesin se asaj kohe, se si pas shpalljes sëDeklaratës kushtetuese të 2 Korrikut 1990  dhe miratimit tëKushtetutës (së Kaçanikut), filloi ndërtimi i institucioneve, gjithçka filloi të harmonizohet në bazë tëKushtetutës së Kaçanikut.

Pas këtyre akteve, e në përputhje me to është mbajtur edhe referendumi i vitit 1991 për Pavarësi.

Po në këtë rrjedhë kushtetutshmërie u mbajtën edhe zgjedhjet e 24 Majit të vitit 1992.

“Këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë sepse i treguan Serbisë se Kosova do të shkëputet njëherë e përgjithmonë. Edhe pse ishim nën okupimin serb dhe kishte vështirësi, por të gjithë ishin të vendosur që zgjedhjet të mbahen për President dhe parlament, dhe me një organizim të mirë nga të gjitha partitë dhe me pjesëmarrje të madhe të popullit, zgjedhjet u mbajtën me sukses, ku President u zgjodh Dr.Ibrahim Rugova. Zgjedhjet në atë kohë i kanë vëzhguar edhe organizatat ndërkombëtare, ku edhe atyre ju tregua se Kosova zgjodhi me votë institucionet e Republikës së Kosovës. Data 24 maj është datë historike ngase për herë të parë u mbajtën zgjedhjet Presidenciale dhe parlamentare, dhe Presidenti Rugova e shpalli këtë datë si Dita e Presidentit, ku edhe sot festohet si e tillë”, thotë Rudi.

Presidenti Rugova e kishte bërë gati edhe flamurin edhe himnin shtetëror të Kosovës. “Për flamur kishte bërë gati flamurin Dardan dhe himnin “Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë”, por që u kundërshtua nga ata që nuk e deshën Rugovën dhe të ardhmen e Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, ata që ishin kunërshtarë të Rugovës, shkuan aq larg sa e dogjën flamurin Dardan.

“Flamurin e kundërshtuan me të madhe derisa edhe e dogjën në qendër të Prishtinës, vetëm pse ishte propozim i Presidentit Rugova. Këto ndryshime të simboleve shtetërore, mund të bëhen me votim në Kuvendin e Kosovës me vullnetin e deputetëve, por që me këtë si po shihet vështirë se do të bëhet. Por, Presidenti Rugova na ka lënë trashëgimi Flamurin Dardan, himnin, shtetin dhe miqësi të madhe me të gjithë, e në veçanti me SHBA-të”, përfundoi Rudi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat