Pranoi vrasjet e anëtarëve të LDK-së, Fatmir Limajt i vjen kundërpërgjigja – kjo është frika e tij

Politika

Pranoi vrasjet e anëtarëve të LDK-së, Fatmir Limajt i vjen kundërpërgjigja – kjo është frika e tij

Nga: P.R Më: 26 maj 2022 Në ora: 23:22
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për vrasjet e pasluftës, ku pësuan zyrtarët e LDK-së dhe bashkëpunëtorët e presidentit Ibrahim Rugova.

Limaj, i cili jo rrallë herë ka qenë i akuzuar se është i përfshirë në këto vrasje, në njërën nga intervistat e tij e ka pranuar më në fund se janë kryer vrasjet ndaj anëtarëve të LDK-së, por qëllimisht nuk u hetuan.

“Ka pasur vrasje të aktivistëve të LDK-së, nuk ka dilemë. Por dikush qëllimisht nuk ka dashur t’i hetojë ato raste në mënyrë që ajo të mbetet temë qendrore. Pastaj qëllimi ka qenë të krijohen ndarje, përçarje, paragjykime, e për të akuzuar njerëz faj e pafaj. Unë nuk kam asnjë dilemë që ato vrasje kanë motive anti-shqiptare, anti-shtet dhe për të krijuar përçarje”, deklaroi Fatmir Limaj.

E ndaj deklaratës së Limajt ka reaguar analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Tani që iu është ofruar laku i kanë zbutur fjalët, dikur mohonin edhe vrasjet e tani i pranojnë. Limaj duhet të tregoj çdo gjë që di për këto vrasje, nëse ka dijeni, për më tepër edhe të sqaroj akuzat që janë hedhur në drejtim të tij pikërisht për këto vrasje”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, edhe pse kanë kaluar më shumë së 20 vite nga mungesa e drejtësisë, më në fund po vjen momenti i së vërtetës.

“Duket se po i vjen fundi i fillimit i daljes së të vërtetës, e cila ka munguar për më shumë se 20 vjet. Ky sistem i drejtësisë nuk mund të hetojë vrasjet e pasluftës, në mungesë të një gjëje të tillë është krijuar Gjykata Speciale... Nuk mund të ketë hetim nga këta gjykatës dhe prokurorë me këtë sistem, shpresa e vetme është Gjykata Speciale”, shprehet Mehmeti.

Ai thotë se tani Fatmir Limaj po e ndjen friken nga Gjykata Speciale.

“Limaj duket se ndjen frikë mos ftohet nga Specialja për këto vrasje, nëse ka bërë diçka duhet të ketë ndryshe të rri i qetë. Specialja, do zbardhë disa nga këto vrasje, mbase jo të gjitha por diçka po”, përfundon analisti Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat