Opozita ‘shpëtim’ e sheh tërheqjen e Trustit, nga LVV e kundërshtojnë ashpër këtë gjë: Ja problematikat që sjell ky vendim

Politika

Opozita ‘shpëtim’ e sheh tërheqjen e Trustit, nga LVV e kundërshtojnë ashpër këtë gjë: Ja problematikat që sjell ky vendim

Nga: A.SH Më: 29 maj 2022 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Tema e cila po vazhdon të diskutohet por që po has në kundërshti është tërheqja e Trusitt.

Paritë opozitare janë deklaruar për tërheqjen, e partia në pushtet Vetëvendosje, po e kunërshton një gjë të tillë.

“Nëse ne fillojmë politika të tilla, nuk është cështja te kompromisi, ky është parim, dmth është ligj, paprekshmëria e Fondit Pensionale. Quhet Fondi Pensional për shkak se ato mjete bohen tuat kur t’i bësh 65 vjet. Është çështje parimore, me parime nuk bëhet kompromis. Kur bëhet kompromis me parime shkaktohet precedent dhe pastaj është cështja e sasisë se parimin e ke shkel”, ka deklaruar ministri i financave, Hekuran Murati.

Madje, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka shprehur kundërshtimin e fortë për tërheqjet shtesë nga fondi i kursimeve private pensionale (TKPK) meqë këto do të përbënin goditje të rëndë në qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve dhe do të reduktonin ndjeshëm vlerën reale të pensioneve të ardhshme.

Image
Deputeti i VV-së, Gramos Agusholli

 

Kurse në lidhje me këtë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, gjatë një intervistë për “Bota sot” ka thënë se para tërheqjes duhet t’i shohim pasojat dhe dobitë e kësaj.

Sipas tij, më mirë sëhtë të bëhen pako të reja mbështetëse se sa të preket Trusti, sepse kështu krijohet një praktikë problematike.

“Jam i vetëdijshëm për nevojën që e kanë qytetarët që t’i marrin këto mjetet. Mirëpo, ne para se të veprojmë diçka duhet t’i shohim dobitë dhe pasojat. Shumica e qytetarëve të Kosovës, kontributet në Trust i kanë shumë të vogla, e që nuk do t’iu bëhej ndonjë zgjidhje afatgjate. Në anën tjetër vitin e kaluar janë tërhequr 10 për qind të Trustit, derisa këtë herë po kërkohet 30 për qind. Unë nuk e di se kur do të mund të përfundonte kjo praktikë. Ose ndoshta derisa të zbrazej ky fond. Ne mund t’i lëshojmë këto para, duke bërë politika populiste, duke e shkatërruar pleqërinë e shumicës. Më mirë është të bëhen pako të reja të mbështetjes nga ana e Qeverisë, se sa te preket Trusti përsëri, duke e krijuar një praktikë problematike”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat