Vuçiq paralajmëroi njohje të Kosovës/ Zbulohet se kush qëndron pas kësaj deklarate - profesori jep disa detaje

Politika

Vuçiq paralajmëroi njohje të Kosovës/ Zbulohet se kush qëndron pas kësaj deklarate - profesori jep disa detaje

Nga: M.H. Më: 29 maj 2022 Në ora: 22:32
Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiq

Raporti Kosovë-Serbi mbetët ende një temë shumë e ndjeshme dhe e pazgjidhur njëkohësisht.

Bisedimet mes dy vendeve po vazhdojnë, mirëpo arritja e një marrëveshje për normalizim të raporteve duket se nuk do të jetë shumë larg.

Së fundmi, është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili u shpreh se Serbia tashmë po ka presion të madh për të arritur një marrëveshje me Kosovën, duke mos përjashtuar edhe njohjen e saj si shtet të pavarur dhe demokratik.

Nuk ka qenë e lehtë të thuhet se para 90 ditësh dhe pas 90 ditësh kemi arritur të mbajmë qëndrimin tonë. dua të them se “Nuk mund të zbatohet për askënd tjetër, është një rast sui generis dhe Serbia duhet të detyrohet të arrijë marrëveshje me shqiptarët, mbi të gjitha të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse kjo do të ishte një zgjidhje për të gjithë dhe sepse ajo do të forconte pozicionin e Perëndimit ndaj Rusisë”, tha Vuçiq.

Në lidhje me këtë temë “Bota sot”, ka kontaktuar me profesorin Sulejman Mehazi.

Ai këtë deklaratë të Vuçiqit e sheh të habitshme duke theksuar që pikërisht pas bisedës me Putinin, erdhi ky paralajmërim.

Image
Sulejman Mehazi

Deklarata paralajmëruese e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, "se njohja e Kosovës nga Serbia mund të ndodhë shumë shpejt", është për t'u habitur pasi ai nga ekstremiteti politik për mosnjohjen e Kosovës shkon në drejtim të kundërt të njohjes së Kosovës?! Pyetja është se pse u detyrua presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të shprehet në këtë mënyrë? Edhe pse gjatë deklaratës Vuçiqi arsyetohet se presionet e mëdha diplomatike evropiane e amerikane do ta detyrojnë Serbinë ta njoh Kosovën, por ne mendojmë se biseda telefonike e papëlqyeshme e Vuçiqit me Putinin ia ka prishur idenë e mosnjohjes së Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thotë që ndoshta presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë bisedës telefonike me Vuçiqin ka qenë kundër dhe nuk ka përkrahur mosnjohjen, por njohjen e Kosovës.

Vërehet se deklarata e presidentit serb për njohjen e Kosovës vjen pas bisedës me Putinin. Ndoshta presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë bisedës telefonike me Vuçiqin ka qenë kundër dhe nuk ka përkrahur mosnjohjen, por njohjen e Kosovës për shkak interesave të dy republikave ruse të shpallura në Ukrainë”, potencon profesori.

Në fund, Mehazi shprehet se presionet e dy anshme, një, amerikane-evropiane dhe dy, putiniane- ruse do ta detyrojnë Vuçiqin ta njoh Republikën e Kosovës.

Deklarata e presidentit serb, Vuçiq, ndaj Kosovës është ankuese e dorëzuese jo vetëm ndaj presioneve të shteteve progresive botërore, SHBA, BE, Mbretërisë së Bashkuar, që janë kundër luftës ruse në Ukrainë, por edhe ndaj mospërkrahjes së Rusisë ndaj interesave serbe në Kosovë. Presionet e dy anshme, një, amerikane-evropiane dhe dy, putiniane- ruse do ta detyrojnë Vuçiqin ta njoh Republikën e Kosovës. Mesazhi i Vuçiqit para qytetarëve serbë është se: Serbia politikisht e ndërkombëtarisht ka mbetur e izoluar për shkak Rusisë, nëse do Serbia që sa më shpejt të integrohet në BE, është e detyruar ta njohë Republikën e Kosovës”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat