“Për b*** e vet e dëmtoi Kosovën”/ ‘Godet’ Kelmendi: Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë përgjegjës për këtë marrëveshje me Serbinë!

Politika

“Për b*** e vet e dëmtoi Kosovën”/ ‘Godet’ Kelmendi: Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë përgjegjës për këtë marrëveshje me Serbinë!

Nga: A.SH Më: 4 qershor 2022 Në ora: 10:51
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

Ditët e fundit nga BE është rritur presioni për rinijen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Së fundi, ishte takimi i kryemisnitri Albin Kurti me Miroslav Lajçak, me të cilin u takuan në Bratisllavë ku ishin pjesë e Forumit “GLOBSEC 2022”.

“Ishte një mundësi e mirë për të vazhduar bisedën tonë të rregullt mbi dialogun dhe rrugën përpara”, kishte deklaruar Lajçak.

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se BE duhet të bëjë presion më shumë rreth dialogut Kosovë-Serbi, e që në kuadër të kësaj çështja themelore, është mënyra e organizimit të minoritetit serb në Kosovë.

Sipas tij, nga fillimi i diaolgut, dëmi më i madh u bë me dy marrëveshjet e bëra në mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara nha ish-presindeti Hashim Thaçi dhe ish-kryeminsitri Isa Mustafa.

“UE duket se do të fillojë me nxitim dhe me presion dialogun Kosovë-Serbi. Në këtë kuadër, çështje themelore, është mënyra e organizimit të minoritetit serb në Kosovë. Natyrisht se ky minoritet është shumë i mbrojtur në Kosovë. I ka të drejtat më të gjera se çdo komunitetet tjetër në botë. Nuk ka rast në botë ku minoriteti ka aq shumë të drejta, si në Kosovë. Megjithatë, është temë e dialogimit. Këtej ka përgjegjësi pushteti në Kosovë. Nga dialogimet teknike që filluan më 2011 u kalua të dialogu për status të minoritetit serb. Kjo e dobësoj shumë pozitën e Kosovës. Dëmi më i madh është bërë me dy marrëveshjet e bëra në mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja për Asociacionin serb të vitit 2013 dhe Marrëveshja më e thelluar për Asociacionim serb të vitit 2015. Pavarësisht verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen për Asociacionin Serb në Kosovë të vitit 2015, ka mbetur baza e organizimit të këtij subjekti, sipas asaj të vitit 2013. Këtu është edhe konflikti më i madh midis Kosovës dhe të shtetit serb”, ka thënë ai.

Tutje, jursiti ka thënë se Isa Mustafa për të hequr përgjegjësinë nga vetja po thotë se duhet të ndërtohet asociacioni sipas marrëveshjes së vitit 2013, dhe kjo është kriminale.

Image
Muhamet Kelmendi

 

“Përkundërazi, duhet thënë, se Asociacioni Serb në Kosovë është hap i rëndësishëm, madje edhe themelor, mbi ndërtimin e Republikës serbe në Kosovë. Këtë kurrsesi nuk duhet lejuar. Këtej ka filluar në Kosovë një fushatë qesharake. Ish-Kryerari i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për të hequr përgjegjësinë, po deklaron se Asociacioni do të ndërtohet sipas Marrëveshjes së vitit 2013, të nënshkruar nga Hashim Thaçi. Loja e tillë është kriminale”, deklaron ai.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë një gjë të tillë, përgjegjësit duhet të ndëshkohen.

“Gjykata Kushtetuese e anuloi Marrëveshjen për Asociacion nga viti 2015, por kjo qe nënshkruar nga Isa Musrafa, si Kryeministër. Anulimi nuk e largon Isa Mustafën nga përgjegjësia penale. Si e tillë dhe nga pozita e nënshkruesit është akti kriminal dhe i dënueshëm sipas Kodit Penal të Kosovës. Në nenet 120-225 të KP dënimi për këto nënshkrime është prej 5 vjet deri në dënim me burg te përjetshëm. Edhe nënshkruesi i Marrëveshjes së vitit 2013 ka përgjegjësi penale. Njejtë është e dënueshme, pavarësisht pse e njejta nuk ishte objekt i Gjykatës Kushtetuese. Mirë është të merret edhe mendimi me shkrim nga kjo gjykatë edhe për këtë Marrëveshie të vitit 2013. Me këtë verdikt ndalet presioni ndërkombëtar për Asociacion në bazë të marrëveshjeve, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës, që anuloi Marrëveshjen per Asociacion të vitit 2015. Mbeti Marrëveshja e vitit 2013”, thotë ai.

Në fund thotë se Mustafa dhe Thaçi janë përgjegjës për këtë që po bëhet presion rreth asociacionit.

“Mbi këtë po bëhet presion. E këtu është përgjegjës Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Këta të dy janë kreatorët e Asociacionit serb në Kosovë. Mos organizimini Asociacionit sipas këtyre marrëveshjeve, do të krijojë presion të madh ndërkombëtar”.

“Kjo edhe mundet të shtyjë Republikën në veprime tjera, përkatësisht: Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Dhe, përfundimi është dhe dërgon të luftërat e reja. M’u këtë e di Isa Mustafa. Së këndejmi e kemi presionin nga Isa Mustafa që Asociscioni të ndërtohet sipas Marrëveshjes së vitit 2013.

Por, ky ish-veprimtar serbo-jugosllav, duhet të dijë rrezikun, dhe sigurisht është i qartë, që çka krijon Asociacioni serb me pushtet ekzekutiv për Republikën. Mirëpo, për "b***" e vet edhe Republikën e dëmton, sikundër edhe e ka bërë gjatë punës. Duhet thënë se Kosova kurrsesi nuk duhet pranuar asnjë status të ri që është pushtet i dytë në Kosovë. Minoriteti serb është i mbrojtur më mirë dhe më gjerë se vet shqiptarët dhe të tjerët në Kosovë dhe këtu nuk ka ku shkon më tej. Çdo veprim tjetër është vdekjeprurës për Republikën e Kosovës”, përfundon Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat