Përmendi viktimat e Srebrenicës – Ramës i vjen kundërpërgjigjja, ja për çfarë i përmendet Vuçiqi!

Politika

Përmendi viktimat e Srebrenicës – Ramës i vjen kundërpërgjigjja, ja për çfarë i përmendet Vuçiqi!

Nga: M.H. Më: 4 qershor 2022 Në ora: 20:52
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditë më parë teksa foli në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurisë, pasi Shqipëria ka marr kryesimin e Këshillit të Sigurisë i OKB-së, tha se viktimave të pafajshme, Këshilli i Sigurimit i detyrohet me vepra dhe jo me fjalë, ku përmendi ato të Srebrenicës, gjenocidit apo 20 mijë grave të dhunuara në Kosovë gjatë spastrimit etnik.

Shqipëria ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë përballë përpjekjeve për të vënë në vend drejtësinë. Ne duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë, të themi sot më shumë se kurrë, kurrë më, se i detyrohemi me vepra e jo me fjalë mijëra viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, i detyrohemi atyre që kanë vuajtur masakra dhe krime kundër njerëzimit, 20 mijë grave të dhunuara në mënyrë mizore gjatë spastrimit etnik në Kosovë ‘98-‘99, ua detyrojmë jetëve të shkatërruara të miliona fëmijëve që u është vjedhur e ardhmja nga agresorët”, tha Rama.

Mirëpo ky fjalim mbetet në kundërshtim me veprimet e tij pasi ai në Kuvendin e Shqipërisë voton kundër gjenocidit serb ndaj civilëve boshnjakë në Srebrenicë.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Ai u shpreh se veprimet e Ramës karshi fjalëve të tij janë në kundërshti të plotë njëra me tjetrën.

Image
Sulejman Mehazi

Po të analizojmë veprimet dhe fjalët e Edi Ramës në lidhje me gjenocidet në Srebrenicë dhe Kosovë do vërejmë se kryeministri i Shqipërisë përdor fjalë hipokritësh i cili në parlamentin e Shqipërisë voton kundër gjenocidit serb ndaj civilëve boshnjakë në Srebrenicë, kurse në Këshillin e Sigurimit kërkon vepra e jo fjalë, shton profesori.

Se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është lloji i politikanëve hipokrit u pa, u dëgjua dhe u vërejt edhe gjatë fjalimit të tij në detyrën e Presidentit të Këshilli i Sigurisë i OKB-së që me rastin e viktimave dhe gjenocideve serbe në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës dhe të 20 mijë grave të dhunuara nga serbët në Kosovë kërkoi vepra juridike e jo fjalë të kota ndaj këtyre viktimave. Po të analizojmë veprimet dhe fjalët e Edi Ramës në lidhje me gjenocidet në Srebrenicë dhe Kosovë do vërejmë se kryeministri i Shqipërisë përdor fjalë hipokritësh i cili në parlamentin e Shqipërisë voton kundër gjenocidit serb ndaj civilëve boshnjakë në Srebrenicë, kurse në Këshillin e Sigurimit kërkon vepra e jo fjalë”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thotë se Rama ndryshe flet e ndryshe vepron pasi në Këshillin e Sigurimit bëhet i drejtë kurse me deputetët e tij në Parlamentin e Shqipërisë bëhet mohues i viktimave në Bosnjë dhe Kosovë.

Kryeministri Rama ndryshe, flet, ndryshe vepron e ndryshe punon dhe se këto tre veti i kanë vetëm hipokritët politikë e askush tjetër, hipokritët s'kanë asfarë koordinimesh gjatë të folurit, mendimeve e veprimeve. Në Këshillin e Sigurimit bëhet i drejtë e pohues ndaj viktimave në Srebrenicë e Kosovë, kurse me deputetët e tij në Parlamentin e Shqipërisë bëhet i padrejtë e mohues i viktimave në Bosnjë dhe Kosovë”, thotë profesori.

. Marrja e Presidencës në Këshillin e Sigurimit, i OKB-së nga Edi Rama më shumë ka gëzuar dashnorin e tij presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, sesa Kosovën e Vjosa Osmanit dhe të Albin Kurtit, nënvizon tutje ai.

Edi Rama herë bëhet tradhtar, herë patriot, herë dashuror e herë kozmopolit, me presidentin e Serbisë bëhet dashuror, me Kosovën e Albin Kurtit tradhtar, me Ballkanin e hapur mbahet patriot ndaj partisë së tij Socialiste, kurse kozmopolit në krye të Këshillit të Sigurisë së OKB-së. Marrja e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Edi Rama më shumë ka gëzuar dashnorin e tij presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, sesa Kosovën e Vjosa Osmanit dhe të Albin Kurtit. Edi Rama në Këshillin e sigurimit më shumë do bëhet zëdhënës i Serbisë sesa shërbyes i popullit të vetë shqiptarë në Kosovë”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat