Lëvizje të dyshimta të Edi Ramës me agjentë sekretë serbë dhe rusë, ja si u zbulua tradhtari më i madh shqiptar

Politika

Lëvizje të dyshimta të Edi Ramës me agjentë sekretë serbë dhe rusë, ja si u zbulua tradhtari më i madh shqiptar

Nga: H.O. Më: 8 qershor 2022 Në ora: 08:35
Edi Rama

Në një shkrim të tij autorial në Facebook, publicisti Lirim Gashi ka shkruar për disa veprime të fundit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Gashi shkruan se përmes këtyre veprimeve, është bërë e ditur se Edi Rama është tradhtari më i madh shqiptar dhe bashkëpunëtori më besnik i UDB-së.

“Se Edi Rama është tradhtari më i madh shqiptar dhe bashkëpunëtori më besnik i UDB-së, dëshmon edhe fakti se ai u organizon hashimistëve nga mbarë Kosova takime të panumërta me agjentët e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, në të gjithë territorin e Shqipërisë.  Këta agjentë e fshehin identitetin e tyre të vërtetë pas një anglishte të dobët me theks sllaven dhe vazhdimisht i bindin viktimat e tyre të mundshme, se gjoja Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë pas nismës Balkan Open”, shkruan ai.

Gashi thotë më tutje se ‘dhe nuk e kanë aspak vështirë t'i bindin viktimat e tyre, sepse shumica sosh janë njësoj si idhulli i tyre, analfabetë funksionalë dhe materialistë të pangopur’.

“Besoj se këtu e keni njëherësh përgjigjen më të sinqertë në pyetjen ; Pse e merr malli Edi Ramen kaq shumë për Hashim Thaçin ?  Dhe kur këta agjentë profesionistë me përvojë shumëvjeçare pune, e shohin se me çfarë viktimash të lehta kanë punë, atëherë u premtojnë atyre pasurim marramendës nga bashkëpunimi ekonomik, i cili gjoja do të lehtësohet totalisht nga heqja e pengesave burokratike kur të hyjë Kosova në Balkan Open. Më pas ata u ofrojnë agjentëve të rekrutuar nga Kosova që dëshmojnë më së shumti besnikëri, funksionet e drejtuesve të grupeve të ndryshme propagandistike, që punojnë për Sputnik-un rus me seli në Beograd dhe Shkup”, vlerëson ai.

Tutje, publicisti shkruan se takime të shumta po zhvillohen këto ditë edhe në Maqedoninë e Veriut nën kujdesin e Ali Ahmetit.

“Natyrisht, agjentët serbë dhe rusë fillimisht u japin rekrutëve nga Kosova para xhepi për t'i mashtruar, e pastaj ua lajnë atyre trurin me sapun. Nuk e di se çfarë po bën shërbimi ynë sekret dhe pse nuk i përcjell lëvizjet e tyre?  Apo ndoshta nuk është nën kontrollin e Qeverisë aktuale?”, shkruan Lirim Gashi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat