“Lëvizjet dramatike të Edi Ramës në Maqedoni, Burojë e Prishtinë”/ Ja alarmi nga bashkëluftëtari i Sali Çekajt

Politika

“Lëvizjet dramatike të Edi Ramës në Maqedoni, Burojë e Prishtinë”/ Ja alarmi nga bashkëluftëtari i Sali Çekajt

Nga: P.R. Më: 21 qershor 2022 Në ora: 08:06
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Përderisa e quajti një farsë, arrestimin e Hashim Thaçit dhe ish udhëheqësve të tjerë të Kosovës të cilët mbahen në Hagë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se do të tentojë pengimin e punës së Gjykatës Speciale, e cila ndër tjerash, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e të tjerët, i ngarkon edhe për vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtorëve të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Këshillit të Evropës, lidhur me pabazushmërinë e raportit të Dick Martit.

Ne jemi duke përgatitur një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë. Do të shkojë personalisht në Strazburg për t’iu drejtuar Këshillit të Evropës për një fakt që po bëhet shqetësues. Është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Martit dhe influenca ruse në këtë përrallë të një shtëpie të verdh dhe trafikut të organeve”, tha Rama, duke mos përmendur farë vrasjet politike që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës.

E ndaj fushatës së paralajmëruar nga Rama për pengimin e punës së Gjykatës Speciale, e cila funksionin nën juridiksionin e sistemit gjyqësor të Kosovës, për gazetën “Bota sot” ka folur Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i heroit të kombit, Sali Çekaj dhe veprimtar i hershëm i LDK-së.

Image
Saim Tahiraj

Korit të LPK-së, (i përbërë nga pjella e saj, të shpërndarë në PDK, VV, OVL, AAK), iu bashkëngjit, duke dalur në majë të tyre, edhe krye dirigjenti Edi Rama! Duke shikuar lëvizjet e tij në ditët e fundit, tregon se nën udhëheqjen e tij, të gjithë janë të bashkuar dhe janë hedhur në ledhatim të njëri tjetrit, herë direkt e herë indirekt, pikërisht në ofensivë kundër Gjykatës Speciale”, thotë Tahiraj.

Tahiraj i quan lëvizje dramatike vizitat e Edi Ramës në Maqedoni të Veriut, Burojë të Skenderajt dhe së fundi në Prishtinë.

Kjo maratonë na përkujton kohën e luftës, ku po kështu, krejtësisht të çartur rreth pushtetit, duke shfrytëzuar segmente të pushtetit në Tiranë, vranë dhe ju bënë varrin institucioneve të Kosovës të udhëhequra nga Presidenti Rugova. Vranë personat dhe personin kryesorë që drejtonte luftën e Kosovës, Ministrin e Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqin, për të vazhduar edhe me të tjerët. Lëvizjet dramatike të Edi Ramës në Maqedoninë e Veriut, Hagë, Burojë dhe Prishtinë, takimet me shokët ideologjik, shpërfaqen hapur vazhdimësinë e rrugës së baballarëve të tyre sllavokomunist”, shprehet Saim Tahiraj për “Bota sot”.

Ky bosht famkeq ka për synim ç’vlerësimin e vrasjeve politike, devalvimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Megjithatë, Edi shihet në sy e në sjellje prej Don Zhuanit se po i rren ata. Vetëm ne shqiptarët si institucione marrim guximin përpara mekanizmave ndërkombëtarë të drejtësisë t'i përkrahim hapur kriminelët dhe krimin”, thekson Tahiraj.

Ai shprehet kritik ndaj Ramës, për të cilin thotë se në vend se të kërkojë pengimin e punës së Speciales, duhet të flas për vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

Takimi i të dy qeverive dhe nënshkrimi i 19 marrëveshjeve, janë vetëm një fasadë e përkohshme për të mbuluar pazaret e turpit në dëm të shqiptarëve. Si nuk u kujtua Edi Rama të vizitoj, së paku disa nga njëqind e më shumë familje të cilëve ju vranë anëtaret e tyre për motive politike, vetëm e vetëm pse ishin veprimtarë të LDK-së dhe të çështjes kombëtare”, deklaron Tahiraj.

Për fund, Tahiraj shprehet se Gjykata Speciale është e vetmja shpresë për zbulimin e të gjitha vrasjeve politike.

“"Kërkova ta vizitoj Hashim Thaçin se më kishte marrë malli" tha trupgjati. Po çka me ju ba more zotni të gjitha atyre familjeve që të panë sot ty e që kurrë nuk do i shohin baballarët, vëllezërit, motrat, bashkëshortët bijtë dhe bijat e tyre që u vranë? Uroj që kësaj ofensivë artificiale t’i del përball Gjykata Speciale si e vetmja shpresë për ato familje që shohin çdo dit e natë, drama të tilla kaq të pacipë në televizion”, përfundon për “Bota sot”, Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i heroit të kombit, Sali Çekaj dhe veprimtar i hershëm i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat