Mulliqi: Opozita po lufton për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Politika

Mulliqi: Opozita po lufton për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Nga: A.SH Më: 23 qershor 2022 Në ora: 22:18
Albin Kurti

Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar për sjellen e opozitës kundër Qeverisë dhe kryeminsitrit Albin Kurti.

Ai thekson se kjo opozitë ka vendosur inatet përpara proceseve të shtetit, dhe është në luftë për ta rrëzuar Kurtin.

Madje, ai thotë se Kosova u mbyt nga ish pushtetet në krim të organizuar dhe në korrupsion e keqpërdorime të tjera, të cilat rezultuan me ngecje të proceseve demokratike e zhillimore, e që të gjitha këto ishin pjellë e tyre, jo e qeverisë aktuale.

“Dihet se opozita ekziston për të kontrolluar punën e pushtetit. Por, në vendet demokratike opozitarizmi bëhët në menyrë parimore e konstruktive. Në Kosovë kjo gjë sikur po harrohet, po vijnë në shprehje inatet duke e vendos përpara realizimin e interesave për pushtet, e më pak për shtet. Kjo opozitë nuk është duke i ruajtur shumë parimet, në luftë për të rrëzuar Qeverinë e Albin Kurtit. Prej se e ka marrë pushtetin me zgjedhje të formës plebishitare, ata që e patën pushtetin për 20 vite e nuk punuan si duhet, u bënën bashkë duke i lënë anash dallimet e tyre programore partiake, me qëllim që t’i arrijnë objektivat e tyre në këtë synim. Kosova u mbyt nga ish pushtetet në krim të organizuar dhe në korrupsion e keqpërdorime të tjera, të cilat rezultuan me ngecje të proceseve demokratike e zhillimore. Rezultuan me varfërim, pa punësim dhe me largime masovike nga Kosova. Të gjitha këto që janë pjellë e tyre, e po bëjnë përpjeke t’i faturojnë qeverisë Kurti”, thotë ai.

Sipas tij, provesi i privatizimit i bëri njerëzit e politikës dhe biznesit kapitalis brenda natës.

Tutje, Muliqi shton se politika e jashtme e qeverive të kaluara ishte shumë e dobët, deria firmosën shumë marrëveshje në dëm të vendit

. “Dihet se si u bë procesi i privatizimit, nuk ka ku shkon më keq. Ky privatizim i bëri njerëzit e politikës dhe të biznesit kapitalist brenda natës. I bëri kapitalist me pronën shoqërore dhe me parat e taksapaguesve. Kur jemi të politikat e jashtme të ish pushteteve. Ato ishin edhe më të dobëta se sa politkat e brendshme. Firmosën marrëveshje gjatë maratonës të bisedimeve me Serbinë në dëm të vendit, dhe pikërisht tash po thirren mbi këto marrëveshje pse gjoja qeveria nuk po vepron, kur dihet se kjo nuk është punë e lehtë të bëhet, se janë ratifikuar si të tilla në Kuvendin e Kosovës. U humbën 8200 hekatrë tokë në emër të kauzave të rreme politike. U firmos marrëveshje për Asociacionin të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive, jashtë asociacionit legjitim të shumicës të komunave shqiptare. Paraprakisht u aplikua plani i decentralizmit të pushtetit lokal, si burim i të këqijave në vazhdim. Mendoj se me këtë formë të të bërit opozitë, vetëm sa po forcohet pozita. Këta po shigjetojnë pikërisht aty, ku i kanë bërë gabimet vet”, deklaron ai. Në fund, shton opozita e tanishme sa ishte në pushtet shumë herë e ka sjellë vendin para aktit të kryer. “Radikalizimi i situtës politike i shkon për shtati, Serbisë dhe Rusisë të cilat po na kërcënojnë më luftë. Marrëveshjen e dëmshme lidhur me energjinë e kishte bërë pushteti i Isa Mustafës e jo ky pushtet. Protestat e LVV në atë kohë ishin që këto marrëveshje dhe kjo me KEK mos të ndodhin, siç po bëjnë krahasime të gabuara opozita tash. E kanë pru situatën në shumë raste para aktit të kryer, e tash të gjitha këto po tentojnë t’ia faturojnë pushtetit aktual. Riorganizimi i ri natyrisht në këto kushte nuk është i lehë të bëhet. Një opozitë mirë e organizuar është e shëndeshtme për shtetin, por që kërkon reformim dhe transformim të saj, nëse dëshirojnë me ardhë më shpejtë në pushtet. Qytetarëve ju duhet qetësia politike, ju duhet një jetë më e mirë dhe shumë më e begatshme, të cilën gjë me parlluat të tilla politike kjo opozitë nuk po ja ofron. Edhe ky pushtet nëse nuk punon mirë deri në fund, nuk do të këtë mundësi gjatë ta mbanë pushetin. Tash ka një vetëdije krejt tjetër qytetare, të ndëshkimit me votë të lirë, ndaj të gjithë atyre, të cilët nuk i përmbushin detyrimet e tyre te ligjshme”, përfundon Skënder Mulliqi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat