Rama tenton ta bëjë ‘heroin’/ Paralajmërohet dështimi i planit për shpëtimin e Thaçit nga Haga - ja çfarë faktesh zbuloi prokurori amerikan!

Politika

Rama tenton ta bëjë ‘heroin’/ Paralajmërohet dështimi i planit për shpëtimin e Thaçit nga Haga - ja çfarë faktesh zbuloi prokurori amerikan!

Nga: A.M. Më: 28 qershor 2022 Në ora: 08:00
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë foli edhe kundër Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

Ai paralajmëroi përgatitjen e një Rezolute që do ta çojë edhe në Strasburg, e në të cilën do të kërkojë që Këshilli i Evropës të distancohet nga Raporti i Dick Martyt.

Rama ka ftuar për reflektim Shtëpinë e Bardhë e gjithë fuqitë perëndimore që e kanë përkrahur Specialen,

Juristi nga Belgjika, Skënder Musliu në një prononcim për “Bota sot” komentoi këtë iniciativë të Ramës dhe sa mund të ketë sukses kjo rezolutë.

Fillimisht, ai tha se lidhur me pretendimet e Dick Martyt për “Shtëpinë e Verdhë”, prokurori amerikan Wuillimason nuk gjeti prova të mjaftueshme, mirëpo kishte gjetur fakte në lidhje me keqtrajtimet dhe ekzkutimin e kundërshtarëve politik nga disa pjesëtarë të UÇK-së.

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë u formuan si rezultat i Raportit të Dick Marty, i cili u miratua nga Asamblea Parlamentare e Këshillt të Europës me shumicë dërmuse të votave, në vitin 2010. Në këtë Raport, ai kishte ngitur pretendime të rënda ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së, të cilët i ngarkonte për dyshime që ndërlidheshin me krimin e organizuar, e në veçanti me trafikimin e organeve njerëzore, që është si sinonim i « shtëpisë së verdhë » në Shqipëri.

Lidhur me pretendimet e Dick Marty, Prokurori Special amerikan i Task Forcës, Clint Wuilliamson, qëndroi në Kosovë, pikërisht në kohën kur po pritej të merrej vendimi final për themelimin e Gjykatës Speciale, për t’i hulumtuar pretendimet e Senatorit zviceran. Pas hulumtimeve dhe takimeve të shumta, prokurori amerikan ka ardhur në perfundim se nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për ekzistimin e « shtëpise së verdhe », por në Raportin e tij, ai kishte ngritur shqetësime të bazuara duke gjetur shumë fakte, se pjestarë të UÇK-së kishin keqpërdorur autoritetin, duke ekzekutuar kundërshtar politik, burgosje arbitrare, keqtrajtime të rënda fizike dhe veprime tjera te shëmtuara”, deklaroi ai.

Bazuar në këto, Musliu tha se edhe u mor vendimi për themelimin e Speciales,

Image
Skënder Musliu

Ai përmendi faktin se opozitës dhe organizatave të dala nga lufta, iu është bashkuar edhe Edi Rama me synimin e zhbërjes së kësaj gjykate.

Si rrjedhojë e kësaj u themelua Gjykata Speciale me seli në Hagë, në të cilën tani gjindet një pjesë e ish udhëheqësve të UÇK-së, njëherit edhe ish krerë të institucioneve shtetërore, në paraburgim në Hagë, duke pritur proçesin gjyqësor.

Opozita dhe Organizatat e dala nga lufta kanë kërkuar disa herë, madje edhe përmes protestave, që mazhoranca aktuale parlamentare t’a zhbëjë Gjykatë Speciale. Mirëpo duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për një Gjykatë që vet Kuvendi i Kosovës e ka formuar, pas ndryshimeve kushtetuese me dy të tretat e votave, ku sponzor dhe garant janë BE-ja me SHBA-të, vështirë se mund të realizohet kjo.

Pë zhbërjen e kësaj Gjykatë, nga ata që i frikohen asaj, janë dhënë shumë miliona duke lobuar nëpër botë, mirëpo kjo nuk ka patur kurfar efekti.

Tani edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama për këtë qëllim ka marrë një iniciativë, respektivisht do t’i propozojë Kuvendit të Shqipërsë t’a miratojë një Rezolutë lidhur me Gjykatën Speciale, sepse siç thotë ai, nuk pranojmë farsën kundër UÇK-së. Me këtë Rezolutë, Edi Rama thotë se do t’i kërkojë Këshillit të Europës që të distancohet nga Raporti i Dick Marty, pasi që nuk ka asnjë provë që luftarët e UÇK-së janë marrë me trafikim të organave njerëzore”, theksoi juristi.

Në vazhdim, ai komentoi rezolutën të cilën Rama pretendon ta dërgoj në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, KiE nuk do të ndikohet nga rezoluta e Ramës, pasi ajo ka karakter puro politik.

A thua, Edi Rama e ka me gjithë mend se do t’a bind me këtë Rezolutë Këshillin e Europës që të distancohet nga, jo vetëm Raporti i Dick Marty, por edhe nga vet Rezoluta e Këshillit të Europës që u miratua me 166 vota pro, vetëm 8 kundër dhe me 8 të përmbajtur !?

A thua Edi Rama dhe Këshilli i Europës nuk e dinë se Gjykata Speciale nuk është themeluar për trafikim të organeve njerëzore ?!

Personalisht jam skeptik se Këshilli i Europës do të ndikohet nga Rezoluta e Edi Ramës, e cila ka karakter puro politik, e aspak juridik. SHBA-të dhe BE-ja nuk janë « aq të lehtë » dhe naiv, t’a formojnë Gjykatën Speciale pa patur fakte të qëndrueshme paraprake, nga se ata kanë patur informacione të mjaftueshme nga shërbimet e intelegjencës së NATO-s dhe shërbimet e shteteve tjera”, vlerësoi Musliu.

Më tej, juristi theksoi se ish-krerët e UÇK-së nuk po gjykohen për trafikim të organeve njerëzore, pasi këto pretendime kanë rënë poshtë nga prokurori amerikan, por për vrasje të kundërshtarëve politik.

Gjithashtu, ai paralajmëroi dështimin e Ramës për ta shpëtuar mikun e tij, Hashim Thaçin..

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, nuk janë formuar për shkak të trafikimit të organeve njerëzore, sepse këto dyshim i kishte hedhur poshtë Prokurori Special amerikan, Clint Wuilliamson në Raportin e tij, por për shkak të likuidimeve të kundërshtarëve politik, kryesisht të LDK-së dhe atyre ushtarak të FARK-ut. Kurse opozita e tanishme respektivisht ata që votuan Gjykatën Speciale, arsyetohen me « faktin » se nuk e paskan ditur se kjo Gjykatë do t’i trajtojë ekzekutimet politike, e jo pretendimet për « shtëpinë e verdhë » , duke dashur të hedhin mjegull në proçesin gjyqsor.

Gjykoj se, Rezoluta e Edi Ramës, do të jetë kundërproduktive, sepse Këshilli i Europës si dhe Institucionet relevante ndërkombëtare, do t’a konsiderojnë si ndërhyrje në drejtësi, prandaj kjo mund të ketë efekte negative në proçesin gjyqësor. Përpjekjet e Edi Ramës nuk janë të sinqerta dhe nuk kanë bazë juridike, por kjo bëhet për t’a mbrojtur dhe shpëtuar shokun e tij Hashim Thaçin, se sa proçesin gjyqësor në përgjithës. Edhe veprimet dhe aktivitetet tjera që i ka paralajmëruar Edi Rama lidhur me Gjykatën Speciale, do të dështojnë, madje edhe në Gjykatën e Strasburgut, e cila është Institucin i Drejtësisë pranë Këshillit të Europës, nga se nuk kanë bazë juridike”, nënvizoi ai.

Krahas kësaj, Musliu potencoi se prokurorët dhe gjyqtarë e Speciales janë shumë profesionistë dhe nuk duhet të ndërhyhet në punën e tyre.

Duhet theksuar se gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët e Gykatës Speciale, janë kuadra dhe profesionist të nivelit të lartë dhe me integritet, prandaj nuk duhet të ndërhyhet në punën e saj.

Është evident fakti se të akuzuarit mbahen në paraburgim gati për dy vite, mirëpo kjo bëhet në bazë të vlerësimeve të Gjykatës, e cila edhe është shprehur, se kjo po ndodhë në interes të sigurisë të tërë proçesit gjyqësor, sepse në të kaluar dëshmitarët dhe familiarët e tyre janë kërcënuar, madje janë ekzekutar, janë prishur prova etj”, shpjegoi juristi.

Ndër të tjera, ai tha se ndonëse në fillim nuk e përkrahu formimin e kësaj gjykate, pasi ishte monoetnike, mirëpo tani pajtohet me të, pasi familjarët po kërkojnë drejtësi.

“Edhe pse personalisht kam qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale, me të vetmen arsye se ajo ishte monoetnike, mirëpo tani të gjithë duhet të pajtohen me të, sepse familiarët e viktimave kërkojnë dhe presin drejtësi.

Paradoksi, fatkeqësia dhe përgjegjësia e formimit të kësaj Gjykate, është se kastat primitive politike kosovare, merreshin me privatizimin duke plaçkitur asetet e popullit, korrupsionin dhe kriminin e organizuar, duke vendosur prokurorë dhe gjyqtarë nga « Pronto mafija » njerëzit e tyre, të cilët në vend që t’a mbrojnë shtetin, ata mbronin mafijën politike, pjesë e së cilës u bënë edhe ata vet.

Sikur politikanët kosovarë t’a kishin themeluar një Gjykatë Speciale menjëherë pas lufte, sikurse bënë Kroacia, Bosnja dhe Serbia, të cilat edhe pse nuk prodhuan rezutate të pritshme, mirëpo në opinion ndërkombëtar pati johonë pozitive, sigurisht se sot nuk do t’a kishim Gjykatën Speciale në Hagë”, përmbylli Skënder Musliu për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat