Vizitat në Hagë te Thaçi, Veseli, Selimi.../ Kjo është thirrja për Albin Kurtin

Politika

Vizitat në Hagë te Thaçi, Veseli, Selimi.../ Kjo është thirrja për Albin Kurtin

Nga: P.R Më: 28 qershor 2022 Në ora: 21:19
Foto ilustrim “Bota sot”

Edhe pse Gjykata Speciale ndër të tjerash i akuzon për vrasjen e anëtarëve të LDK-së dhe bashkëpunëtorëve të presidentit historik, Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe të tjerët po cilësohen si heronj nga personat që po vizitohen.

Fillimisht ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i cili e takoi Thaçin dhe paralajmëroi pengimin e punës së Gjykatës Speciale. Pastaj kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pasi takoi të akuzuarit, tha se Gjykata Speciale është jashtë kontrollit, ani pse kjo e fundit funksionon në bazë të ligjeve të Kosovës.

Së fundi, Thaçin, Veselin, Selimin, Krasniqin e të tjerët i ka vizituar edhe anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut.

E të gjitha këto vizita në Hagë po i quan të gabueshme analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Mendoj se vizitat e shumta të zyrtarëve të shtetit në Hagë janë gabim i rreshtimit në një proces ku askush nuk e di se si do të përfundojnë. Askush prej këtyre që i vizitojnë në Hagë nuk është i sigurt se të akuzuarit do të dalin fajtor apo të pafajshëm, me veprimet e tyre rreshtohen në favor të të akuzuarve”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, kjo është mungesë respekti ndaj familjarëve të viktimave të vrasjeve politike, për çka u akuzon Gjykata Speciale Thaçin, Veselin, Selimin, Krasniqin e të tjerët.

“Kjo gjë tregon mungesë respekti ndaj familjarëve të viktimave të cilët presin drejtësi. Askush s’ka të drejtë me para të buxhetit të bëjë vizita private, me para të vetat dhe vizita private ka të drejtë secili të bëj çfarë të dëshirojë, por jo me taksat e qytetarëve”, shprehet Mehmeti.

Për fund, ai i bëj thirrje qeverisë Kurti që të ndalojë përkrahjen financiare ndaj të akuzuarve të Speciales.

“Duhet të ndërhyj qeveria Kurti që të ndalojë çfarëdo vizite private me para të shtetit, të vendosen kriteret për një gjë të tillë. Të bërit veprime të sojit të vizitave është presion ndaj familjeve të viktimave, të cilët nuk meritojë të kenë krejt shtetin në anën e të akuzuarve”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat