Kush po i frikësohet Vettingut në drejtësi/ Juristi tregon arsyen e rezistencës në Prokurori dhe Gjykata!

Politika

Kush po i frikësohet Vettingut në drejtësi/ Juristi tregon arsyen e rezistencës në Prokurori dhe Gjykata!

Nga: A.SH Më: 28 qershor 2022 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Komisioni Evropian për Demokraci, përmes Ligjit, i njohur ndryshe si Komisioni i Venecias, ka mbështetur draft-dokumentin për vetingun të përpiluar nga Ministria e Drejtësisë dhe projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Jursiti Muhamet Kelmendi ka komentuar këtë duke thënë se, kjo i është dashur Kosovës shumë më herët.

Image
Muhamet Kelmendi

 

“Është gjë e kuptueshme se në Republikën e Kosovës kërkohet të zhvillohet një VETTING në sistemin e drejtësisë, përkatësisht në prokurori dhe nëpër gjykata. Dhënia e mendimit pozitiv nga Komisioni i Venecias se në Kosovë lypset të bëhet VETTING-u, në mënyrë që të ndërtohet një shtet i së drejtës, është gjë shumë pozitive dhe i ndihmon shumë organet në përgatitjen e ligjit adekuat dhe të mekanizmave për zbatimin e VETTING-të”, ka thënë ai.

Sipas tij, kërkohet që Ministria e Drejtësisë të kërkoi ndihmë nga UE, nga shtetet dhe mekanizmat kompetent.

“Në këtë rrugë të vështirë po të domosdoshme kërkohet që Ministria e Drejtësisë të kërkojë ndihmë nga UE, nga shtetet dhe mekanizmat kompetent. Nuk duhet lejuar që vetëm për vetëm të ndërtohet infrastruktura ligjore dhe organet. Kjo formë e punës dështon, sepse interesat janë shumë të mëdha nëpër prokurori dhe në gjykata, për çka edhe dështon VETTING-u. Këtu është e qartë se rezistenca fillon nga Komisioni Prokurorial i Kosovës dhe nga Komisioni Gjyqësor i Kosovës. Këto dy organe gjenden në vijën e parë ku fillon VETTING-u të zbatohet”, shprehet ai.

Në fund, ai thotë se në VETTING ballafaqohen të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, si dhe anëtarët e KPK dhe të KGJK, përkatësisht të gjithë në sistemin e drejtësisë, mundet edhe më gjerë.

“Duke i ditur këto është e domosdoshme që VETTING-u të bëhet me përkrahje të faktorit të jashtëm. Me këtë përkrahje dhe angazhim direkt merr përmasa më të sigurta dhe rezistenca nuk do të jetë e lartë nga prokurorët dhe gjyqtarët. Kemi të bëjmë me njerëzit e përgatitur dhe të aftë për çdo punë, gjë që edhe rezistenca për deformimin e VETTING-ut është e madhe. Nuk ka mekanizëm juridik në Kosovë që nuk do të jetë kundër. Në VETTING ballafaqohen të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, si dhe anëtarët e KPK dhe të KGJK, përkatësisht të gjithë në sistemin e drejtësisë, mundet edhe më gjerë. Kjo e bën të vështirë implementimin e VETTING-ut në sistem, në gjykata e në prokurori, në tërë sistemin juridik. Mirëpo, mu kjo tregon domosdoshmërinë e VETTING-ut. Pa këtë mjet juridik nuk shërohet sistemi juridik dhe nuk ndërtohet shteti i së drejtës. VETTING-u është i domosdoshëm”, përfundon jursiti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat