Analisti flet për takimin e mundshëm mes Kurtit dhe Vuçiqit – ka një paralajmërim!

Politika

Analisti flet për takimin e mundshëm mes Kurtit dhe Vuçiqit – ka një paralajmërim!

Nga: M.H. Më: 29 qershor 2022 Në ora: 15:10
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shprehur kërkesën për një takim në nivel të lartë para pushimeve të verës në Bruksel.

Në fund të vizitës në Kosovë, Lajçaku ka thënë se po punohet për takimin mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë.

Do të dëshiroja që kjo të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel”, ka thënë ai në konferencën në fund të vizitës.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai u shpreh se takime mund të ketë mirëpo që marrëveshje vështirë të arrihet pasiqë Serbia nuk po ndryshon qasje.

“Takime edhe mund të ketë por marrëveshje jo, andaj z.Lajçak është mirë të përpiqet të detyrojë Serbinë të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës. Problemi nuk qëndron tek takimi, ka pasur që 20 vjet takime mes krerëve të insitucioneve të Kosovës me Serbinë, porblemi qëndron se asgjë spo arrihet”, u shpreh ai.

Më tej, analisti shton që BE ka dështuar me ndihmën ndaj këtij dialogu dhe se takimi mes Kurtit e Vuçiqit mund të ndodhë mirëpo jo marrëveshje.

Në gjykimin tim BE ka dështuar në ndërmjetësim të dialogut Kosovë- Serbi, me këtë qasje të saj nuk pres ndonjë arritje as në të ardhmen.Duket se per z.Lajçak më më i teres është fasada, imazhi se sa përmbajtja apo substanca.Në këtë kuptim nuk e shoh të pamudnur takimin Kurti-Vuçiqi, mirëpo nuk shoh gjasa të arritjës së një marrëveshje për të cilën është e interesuar Kosova”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat