Pse u shtuan vizitat në Hagë? A ju ndihmojnë të burgosurve apo është presion ndaj Gjykatës Speciale?

Politika

Pse u shtuan vizitat në Hagë? A ju ndihmojnë të burgosurve apo është presion ndaj Gjykatës Speciale?

Nga: A.SH Më: 29 qershor 2022 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Kohën e fundit janë shtuar vizita në Hagë, ku po mbahen në burg ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerë.

Analisti politk, Skënder Mulliqi në një pronononcim për “Bota sot” ka komentuar vizitat e politikanëve në Hagë.

Ai thotë se këto vizita nuk është që i ndihmojnë shumë ish-krerët e UÇK-së atje, duke shtuar vizitat mund të kuptohen se presion ndaj Gjyatës Speciale.

“Vizitat e fundit në Hagë të disa zyrtarëve të lartë të PDK, vizita e Albulena Haxhiut e cila nuk u pritë nga Thaçi dhe Veseli, dhe vizita e fundit e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca u komentuan në mënyra të ndryshme, jo fortë me lavdata. Vizitat e karakterit institucional dallojnë nga vizitat tjera. Nëse jemi për funksionim të shtetit ligjor, atëherë vizitat e tilla nuk i ndihmojnë ish krerët e UÇK-së në Hagë, përkundrazi mund të kuptohen si presion mbi Gjykatën Speciale, të cilën e votuam vetë në Kuvend”, thotë ai.

Sipas tij, vizita e Ramës dhe më pastaj edhe e Shqiprim Arifit është më shumë për protagonizëm poliitk.

“Për të vizituar të arrestuarit e Gjykatës Speciale shkuan edhe kryetari i Preshevës dhe kryeministri Edi Rama, i cili pas vizitës atje, ka lëshuar deklarata, të cilat u komentuan si presion ndaj kësaj gjykate dhe si tentim zhbërje që është e pamundur. Rama disa herë u thirr në raportin e rremë te zviceranit Dick Marti, mbi të cilin raport edhe u ngrit akatakuza ndaj ish presidentit Hashim Thaçi, raport i cili bën fjalë gjoja për transplantim të organeve të jo serbëve në Shtëpinë e Verdhë në Burrel të Shqipërisë gjatë luftës. Ky reagim i Edi Ramës zor është tash të zhbëhet. Rama më shume i bëri këto deklarime të cilat ngjajnë në paternalizëm dhe protagonizem politik”, thekson ai.

Në fund, shprehet se gjitha këto vizita kanë ndikuar te familjet e viktimave, të cilat po lihen anash nga shteti.

“Vizitat jusitifikohen kur bëhen nga famijlarët e të burgosurëve në Hagë. Këto vizita kanë ndikuar bukur negativisht tek familjarët e viktimave të pas luftës, të cilët po ndihen të braktisur nga institucionet e Kosovës. Te ata po krijohet sërish përshtypja e arsyeshme se nuk po interesohet kush për ta. Vizitat e tilla po lënë shije të keqe, edhe për kritere jo të barabarta qytetare nga institucionet relevante të shtetit. Praktikat e vjetra të cilat Kosovën e prunë në deregje të keqe politikisht dhe veçmas ekonomikisht, duhen të flakën, se për ata edhe klasa e re politike mori votëbësimin qytetarë në zgjedhjet e fundit nacionale, e që ka filliar ngapak ky besim të luhatet”, përfundon analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat