Analisti: Të ndalohet festimi i “vidovdanit”, kjo datë po shfrytëzohet nga Serbia për provokimin e Kosovës!

Politika

Analisti: Të ndalohet festimi i “vidovdanit”, kjo datë po shfrytëzohet nga Serbia për provokimin e Kosovës!

Nga: A.SH Më: 30 qershor 2022 Në ora: 19:03
Një pjesëmarrës gjatë shënimit të Ditës së Shën Vidit në Gazimestan, 28 qershor 2022.

Dy ditë më parë qindra serbë nga Kosova dhe rajoni kanë festuar betejën e humbur të Kosovës 633 vjet më parë në Gazimestan.

Në shënimin e asaj që serbët e quajnë dita e “Vidovdanit”.

Madje, në kremtimin e saj nuk munguan provokimet nacionaliste nga ana e tyre.

Analisti politik, Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo festë duhet të ndalohet me ligj dhe të mos kremtohet në Kosovë.

Derisa, shton se Serbia ende ka synime për ndarjen e Kosovës në veri.

“Një festë që ishte dashur të ndalohet me ligj, është Festa e Vidovdanit, të një beteje të humbur serbe në Kosovë, e që paturpësisht nga Serbia po festohet si fitore. Zaten ky festim i serbëve në Gazimestan çdo vit, më shumë po bëhet për t’u treguar se Kosova gjoja është tokë serbe. Kjo datë po shfrytëzohet nga çentikizmi serb me tërë ikonografinë millosheviqiane, e pa pranueshme dhe shumë provokuese për Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur. Serbia ka synime territoriale ndaj Kosovës në veri. Serbia nuk po e pranon pavarësinë. Serbia nuk po kërkon falje për gjenocid. Ky shtet ende në preambulën kushtetuese të saj, po e mban Kosovën si pjesë përbërëse. Të gjitha këto flasin se kjo feste serbe duhet të ndalohet nga shteti i Kosovës”, deklaron ai.

Sipas tij, këtë festë e kishte përmendur edhe Richard Grenell, i cili së bashku me presidentin serb deshën ta ndajnë Kosovën.

Ai më tej thotë se Grenelli nuk është dashur që të shkelte tokën e Kosovës.

“Unë më këtë rast dua të përmend edhe një fakt tjetër. Nuk është e largët koha kur Grenell deshi ta ndaj Kosovën me Vuçiqin, Thaçin dhe Ramën në mënyrën më të keqe për shqiptarët. Ai doli hapur në përkrahje nacionalizmit serbomadh para një viti, ku nuk e la pa e përmendur Betejën e Vidovdanit në Fushë Kosovë. Një betejë e humbur të serbëve. Nuk ishte dashur kurrë ky farë Grenelli ta shkelë tokën e Kosovës. Një njeri që ngre dolli me shlivovicë serbe në Beograd, ka qenë e ditur se është një proserb i thekur, të cilin fatkeqësisht e përkrahen edhe disa nga ish pushtetarët e vjetër e karrierist të Kosovës! Por, thonë së-e në çdo fatkeqësi ekziston edhe një fat. Shqiptarët patën fat të madh që u largua nga pushteti presidenti, Donald Tramp, e bashkë më të ikën edhe pro-serbët, Bollton dhe Grenell, dy ideatorët e shkëmbimeve territoriale të Kosovës më Serbinë”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat