“Franca po bllokon vizat për Kosovën”, eksperti britanik ka një thirrje për Gjermaninë

Politika

“Franca po bllokon vizat për Kosovën”, eksperti britanik ka një thirrje për Gjermaninë

Nga: A.ZH Më: 30 qershor 2022 Në ora: 22:05
Richard Caplan

Eksperti i politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit Richard Caplan, ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka thënë për “Bota sot” se është mister se pse Franca po e kundërshton lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Por, sipas Caplanit, Gjermania dhe shtetet tjera evropiane, duhet t’i bëjnë të qartë Francës rëndësinë e liberalizimit të vizave.

“Është një mister për mua pse Franca vazhdon të kundërshtojë liberalizimin e vizave. Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së duhet t'i bëjnë thirrje Macronit dhe të theksojnë rëndësinë e kësaj mase”, është shprehur eksperti britanik.

Se Franca po bllokon heqjen e regjimit të vizave, e ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Ajo ditë më parë ka treguar se njeriu që po bllokon procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, është ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin.

“Problemi nuk është ai dhe këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështirë”, i është përgjigjur Von Cramon, gazetares gjermane Francizka Tschinderle, pas përfundimit të Samitit të Bashkimit Evropian, që u mbajt me 23 qershor në Bruksel.

Në një takim të zhvilluar sot në Bruksel, komisionerja evropiane për Punë të Brendshme Ylva Johansson, ia ka konfirmuar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, se Kosova ka plotësuar në tërësi kriteret për lëvizjen e lirë për qytetarët e saj.

Komisionerja Johansson ka ri-konfirmuar që Komisioni qëndron prapa vlerësimit të tij dhe se puna vazhdon tutje në kuadër të procesit ekzistues deri në kompletimin e liberalizimit të vizave./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat