“Vizitat në Hagë me para të shtetit s’duhet tolerohen”

Politika

“Vizitat në Hagë me para të shtetit s’duhet tolerohen”

Nga: A.SH Më: 30 qershor 2022 Në ora: 22:19
Gjykata Speciale

Gjatë kësaj kohe janë shtuar vizitat në Hagë, te të paraburgosurit që po mbahen atje.

Për vizitë ajte, ishin që nga kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, figura poliket në Kosovë, e deri te kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Të gjitha vizitat nuk është që u pritën mirë nga faktorë të ndryshëm këtu në Kosovë.

Analisti Faton Mehmeti për “Bota sot” ka thënë se vizita të tilla me para të shteti nuk duhet lejuar, madje sipas tij, kjo shton ehde presionin mbi familjet e viktimave, të cilët ndjehen se të gjithë janë kundër tyre.

“Këto vizitia me para të shtetit s’duhet tolerohen, kush dëshiron mund të vizitojë me para personale dhe vizitë private por jo në emër të insitucioneve dhe me para të shtetit. Kjo edhe shton presionin mbi familjet e viktimave të cilët ndjehen se të gjithë janë kundër tyre, këtë gjë s’duhet ta lejojnë insitucionet tona të cilat thirrën në emër të barazisë për të gjithë. Në fakt ky është parimi i parë i demokracisë, brazia për të gjithë”, ka thënë ai.

Sipas tij, familjet e viktimave ndehjen të izoluara dhe kjo mund të prodhojë pasoja.

“Viktimat, familjet e tyre ndjehen të izoluar dhe si të tillë kjo gjë mund të reflektohet kur të vjen puna tek dëshmia e tyre, me tendencë për të deformuar të vërtetën e për të cilën mbi të gjitha Kosova ka më së shumti nevojë”, përmbylli Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat