U zgjedh përsëri deputet në Kuvendin e Serbisë/ Analisti përmend Vuçiqin dhe planet e tij për ta penguar rizgjedhjen e Kamberit!

Politika

U zgjedh përsëri deputet në Kuvendin e Serbisë/ Analisti përmend Vuçiqin dhe planet e tij për ta penguar rizgjedhjen e Kamberit!

Nga: M.H. Më: 2 korrik 2022 Në ora: 19:36
Shaip Kamberi

Përfaqësuesi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, është zgjedhur deputet i Kuvendit të Serbisë.

Pas zgjedhjeve që u përsëritën në fshatin Tërnovc, Kamberi lajmëroi në rrjetet sociale se mori votat e nevojshme për të përfaqësuar shqiptarët e kësaj zone në Kuvend, edhe pse pushteti tentoi ta pengonte.

Ai menjëhere pas rizgjedhjes është deklaruar për media që do të përfaqësoj në mënyren më të duhur.

Të dashur qytetarë, me krejt politikën dhe veprimet penguese të (pu)shtetit, shqiptarët vendorë nuk mbeten pa deputet në parlamentin e ri të Serbisë. Kjo sot falë votuese të Tërnocit. Kjo në përgjithësi falë vullnetin të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo falë punës së palodhshme të aktivistëve dhe simpatizuesve, atyre të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës”, u shpreh Kamberi.

Kjo padyshim që nuk ishte një lajm i mirë për Vuçiqin pasiqë dihet se Kamberi ka qenë gjithmonë zëri kundërshtues për Serbinë duke i përmendur të bëmat e tyre.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai u shpreh se zgjedhja e Kamberit ka shqetësuar Vuçiqin pasi nuk ka dëshiruar ta ketë në Kuvend dhe për të mos qenë aty ka luftuar shumë duke penguar rizgjedhjen e tij.

Vuçiqi u përzi direkt në këtë proces me synimin për të penguar që z.Kamberi të jetë përsëri deputet.Pesë herë u përsëriten zgjedhjet në Tërnoc për të penguar rizgjedhjen e tij por kot, dhe kjo i shkakton kokëdhimbje të madhe Vuçiqit dhe jo vetëm. Kështu që, askush si z.Shaip Kamberi nuk përfaqëson më mirë intëresat e shqiptarëve të Luginës”, u shpreh ai.

Analisti thotë që Vuçiqin e shqetëson Kurti dhe Kamberi pasi të dy i “përplasin” të vërtetat në fytyrë.

Kjo është fitore për shqiptarët e Luginës që nuk mbetën pa përfaqësuesin e tyre më dinjitoz.Vuçiqin e kanë shqetësuar dy përsona: Albin Kurti dhe Shaip Kamberi, ky i fundit do të jetë në kuvend përsëri për t’ia plasuar të vërtetat e Vuçiqit, të cilat nuk janë të këndshme për atë dhe sojin e tij”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat