Eksperti i sigurisë: Veprimtaria e nëntokës kriminale, narko-mafia financoi politikën në Kosovë për dy dekada, ata morën hov të papenguar!

Politika

Eksperti i sigurisë: Veprimtaria e nëntokës kriminale, narko-mafia financoi politikën në Kosovë për dy dekada, ata morën hov të papenguar!

Nga: N. Sh. Më: 4 korrik 2022 Në ora: 15:01
Hajrullah Tërnava

Ende në Kosovë, është alarmante situata e sigurisë në përgjithësi.

Shumë vrasje, shumë krim i ogranizuar dhe korrupsion, shumë dillera të drogës si në jug ashtu edhe në veri të vendit, janë shqetësim për qytetarët e Kosovës.

Një rrezik tjetër për të rinjt tanë është edhe prodhimi i llojeve të ndryshme të drogës, si kanabis, marihuanë dhe droga të tjera në Kosovë, ku tashmë janë ndërtuar edhe laboratore të drogës.

Mirëpo, për fatin e mirë, Policia e Kosovës po i lufton pa ndalë këto dukuri negative, megjithatë ka ende punë për të bërë.

E kj odukuri po i shqetëson qytetarët e Kosovës.

Kështu thotë eksperti i sigursë, Hajrullah Tërnava i cili shton se, të shqetësuara janë edhe institucionet të cilat po e luftojnë natë e ditë këtë dukuri.

Ai pohon se, popullui në përgjithësi duhet të jap kontribut në luftimin e narkomanisë e sidomos nëse vërejnë mbjelljen e bimëve narkotike nëpër tokat tona, dhe për këtë t’i lajmërojnë institucionet.

“Aksionet nga policia e koordinuar me prokurorinë po rezulton me zbulimin e njëpasnjëshëm të rasteve të trafikimit të drogës në Kosovës, por edhe i kultivimit të bimëve për prodhim të substancave narkotike”, shprehet ai.

Sipas tij, ky është një fakt i pamohueshëm që flet se rritja dhe zhvillimi i kësaj veprimtarie ka ardhur pikërisht për shkak të mos funksionimit të organeve të sigurisë, të sundimit të ligjit.

“Për shkak të tolerimit të qëllimshëm të grupeve të tilla si rezultat i lidhjes së ngushtë të politikës me grupet mafioze dhe financimit të politikës për plot dy dekada nga narko mafia, nga paraja e pistë e krimit të organizuar. Kjo veprimtari e nëntokës kriminale nuk është luftuar, është zhvilluar dhe ka marr hov të pa penguar. Këtë e dëshmuan aksionet e organeve të rendit dhe Prokurorisë të zhvilluara këto ditët e fundit”, thotë ai.

Tërnava përmend në veçanti aksionin “Gropa”, ku Prokuroria e Ferizajt ka njoftuar se janë kapur rreth 80 kg drogë KAPTAGON si dhe janë arrestuar 15 të dyshuar gjatë aksionit ku janë bastisur 7 lokacione.

“Bandat e këtij krimi të organizuar kanë gjetur strehë të sigurt duke u bashkuar dhe bashkëvepruar edhe në zonat e banuara me shumicë serbe, sikur që është veriu i Kosovës, ku së fundi në aksionin e policisë është zbuluar edhe laborati i drogës i cili është shfrytëzuar për ta prodhuar, kurse bimët në teren janë kultivuar dhe kontraktuar për furnizim përmes rrjeteve të krimit të organizuar që e ka siguruar dhe kontrolluar edhe mini hapësirën e zbuluar nga policia e Kosovës”, shton ai.

Në veri këto ditë gjithashtu në një asion kundër drogës është zbuluar një laborator, ku Policia kishte gjetur dhe asgjësuar 9084 copë bimë narkotike dhe konfiskuar 4 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një armë.

“Pikërisht është kjo qasje e pa kompromis e luftës kundër krimit të organizuar po i pengon dhe shqetëson ish pushtetarët që kanë sunduar për dy dekada në qeverisjen e mandatit të kaluar, prandaj dita ditës janë duke bërë çmos, për ta penguar dhe shantazhuar, këtë qeverisje të re, e cila sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar, e ka pasur premtim numër një”, thekson ai.

Tërnava shton se, pa një luftim serioz ndaj kësaj dukurie të drogës, që e kanë qëllimin e shpërndarjes në popullate për përfitime personale nga ata që llogariten si biznesmenë të këtij lloji do ta pengon Kosovën për të lëvizur drejtë shteteve të BE-së, e që po na përshkruhet se nuk po e luftojmë krimin e organizuar dhe krimet në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat