Dialogu Kosovë –Serbi/ Kërkohet përkushtim në koordinim me SHBA-të dhe BE-në

Politika

Dialogu Kosovë –Serbi/ Kërkohet përkushtim në koordinim me SHBA-të dhe BE-në

Nga: M.H. Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:53
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kosova dhe Shqipëria nuk kanë arritur ende një marrëveshje, kjo për shkak se Vuçiq nuk po pranon kushtet që kryeministri Kurti i ka vënë.

Ani pse dialogu mes dy vendeve po vazhdon një marrëveshje për normalizim të raporteve duket larg të ndodhë.

Së fundmi nga krerët ndërkombëtarë dhe të vendit është paralajmëruar një takim I radhës, mirëpo se sa mund të sjellë marrëveshje nuk dihet.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

Ai thekson që duhet të jemi në kordinim me miqët tanë ndërkombëtar.

Kur kemi të bëjmë me interesat jetike të shteti të Kosovës, e një ndër to është dialogu me Serbinë, duhet të jemi në koordinim të plotë me miqët tanë ndërkombëtar, duke kërkuar që mbështetës kryesor të jenë SHBA-at”, u shpreh ai.

Më tej ai thekson që SHBA po kërkon sa më shpejt një marrëveshje për njohje reciproke por që politika jonë e jashtme duhet të ketë dakordancë maksimale me SHBA-an, pa i lëne anash fuqitë evropiane të BE.

“Në këtë rast kur SHBA-at janë për arritjen sa më të shpejt të marrëveshjes e cila parasheh njohje reciproke dhe i hapë rrugët për anëtarësim të shtetit të Kosovës në KB dhe në organizatat e tjera relevante botërore, faktori politik kosovar duhet të jetë unik me qëndrimet e veta për zgjidhjen e kësaj çështjeje jetike për vendin.

Politika jonë e jashtme duhet të ketë dakordancë maksimale me SHBA-an, pa i lëne anash fuqitë evropiane të BE”, përfundoi Makolli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat