“Mban lidhje me kriminelë të rrezikshëm”/ Në këtë mënyrë Grenell planifikon rrëzimin e Kurtit nga qeveria

Politika

“Mban lidhje me kriminelë të rrezikshëm”/ Në këtë mënyrë Grenell planifikon rrëzimin e Kurtit nga qeveria

Nga: A.M. Më: 2 gusht 2022 Në ora: 22:20
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “fashist me përvojë”.

Grenell ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbië.

Pa përmendur fare se Serbia nuk pranon dokumentet e Kosovës, Grenell e ka quajtur “metoda fashiste”, vendimin e Kurtit për reciprocitet.

Qasja e tillë e ish të dërguarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi ëshë kritikuar ashpër, duke u përmendur edhe afërisa e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqi.

Njohësi i çështjeve politik, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot” komentoi qëndrimet e Grenellit kundër kryeministrit Kurti.

Fillimisht, ai përmendi konfliktin e Grenellit me Gjermaninë dhe mënyrën se si Trump e caktoi atë të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Image
Njohësi i çështjeve politik, Gani Qarri

“Richard Grenell, nga data 8 maj e vitit 2018, deri më 31 maj të vitit 2020, ishte ambasador i SHBA-ve në Gjermani, por konflikti i tij i pandërprerë me udhëheqjen gjermane të kohës, e kishte bërë atë të padëshirueshëm për Gjermaninë e cila përmes kanaleve diplomatike, në vijimësi kërkonte zëvendësimin e Grenellit me një përfaqësues më të arsyeshëm dhe të një sensi më parimor diplomatik.

Për aq më tepër, duke qenë se edhe Hashim Thaçi si bashkëpunëtor i DGSE-së Franceze, i rekrutuar nga Shefi i drejtorisë së DGSE-së për Ballkanin Perëndimor Danjean Arnaud, nuk kishte marrëdhënie të mira me Gjermaninë dhe ishte i acaruar veçanërisht me ish kancelaren Angela Merkel, Donald Trump vendosi që me 4 tetor të vitit 2019, Grenellin ta caktonte si të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Por dalja e Gjermanisë me qëndrimin e vendosur kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës, bëri që konflikt i Grenellit me Gjermaninë të ashpërsohej edhe më shumë”, deklaroi analisti

Qarri potencoi faktin se si analisti amerikan Server e tërhoqi vërejtjen kundër Grenellit, për faktin se ai planifikonte realizimin e ideve të tij të rrezikshme për ndarjen e Kosovës.

“Qysh atëkohë, ish diplomati dhe analisti i mirënjohur amerikan, Daniel Server, me të drejtë tërhiqte vërejtjen se Richard Grenell, si i dërguar special nga presidenti Donald Trump në bisedimet me Serbinë, synonte ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë hegjemoniste, në këmbim të dhënies së imunitetit për presidentin renegat të Kosovës, Hashim Thaçin, nga Gjykata Speciale.

Ndaj në pamundësi për realizimin e ideve të tij të rrezikshme për shtetin e Kosovës, si ithtar i flaktë i ndarjes së shtetit tonë të brishtë dhe shpërblimit të Serbisë me territoret më të rëndësishme të Kosovës, ku janë të përqendruara edhe resurset kryesore të ujit, si dhe sasitë më të mëdha, me vlera shumëmiliardëshe të xeheve, të minierave të Trepçës, Richard Grenell nuk ka hezituar që pas vendimit të fundit që u mor në koordinim me SHBA-të, për reciprocitet me Serbinë, ta quaj kryeministrin Kurti edhe "fashist"”, theksoi ai.

Po ashtu, analisti vlerësoi se Grenell me këtë gjuhë, ofendon të gjithë qytetarët e Kosovës, jo vetëm kryeministrin Kurti.

Madje, ai tha se kjo sjellje e ish-diplomatit amerikan është shumë fyese dhe e papranueshme, ku tregon se ai po lufton ditë e natë për ndarjen e veriut të Kosovës.

“Me këto shprehje aspak diplomatike, Grenell, njëjtë si Vladimir Putini i Rusisë kolonialiste i cili përveç okupimit të vendit, fyen në vijimësi ukrainasit, edhe z.Grenell nuk ofendon vetëm kryeministrin Kurti personalisht, por gjithë Kosovën, se gjoja populli ynë i shumëvuajtur, përveç problemeve me Serbinë dhe bandat serbe të Vuçiqit në veri, udhëhiqet edhe nga fashistët!

Vet kjo sjellje e turpshme, gjuha fyese e aspak diplomatike dhe e papranueshme, për asnjë popull dhe shtet normal, dëshmon se përkundër asaj që Grenell, ndonëse për momentin është plotësisht i pafuqishëm dhe nuk ka asnjë post diplomatik, ai lufton natë e ditë, me të gjitha forcat e errëta brenda dhe jashtë vendit, të cilat nuk mund ta durojnë ekzistencën dhe mbarëvajtjen e shtetit të ri të Kosovës, për ndarjen e veriut dhe jetësimin e këtij plani të rrezikshëm, të mbetur peng nga e kaluara”, nënvizoi Qarri.

Më tej, shtoi se lidhjet e Grenellit me Putinin dhe oligarkin e kriminalizuar moldav tregojnë faktin se Kosova me të drejtë e kritikon atë dhe dyshon për lidhjet me Vuçiqin.

“Nuk duhet harruar se Richard Grenell, përveç simpatisë për Vladimir Putinin, njihet edhe për lidhjet e tij të ngushta me oligarkun, politikanin dhe udhëheqësin më të kriminalizuar moldav Vladimir Plahotniuk, që përmes manipulimeve politike dhe juridike, në vitin 2016 kishte arritur të bëhej njeriu më i pasuruar kundërligjshëm në Moldavi, e të udhëhiqte edhe shtetin, regjimi thellësisht kriminal i të cilit, përveç mashtrimeve tatimore, kontrabandës, pastrimit të parave dhe përvetësimeve grabitqare të kompanive, ushtronte edhe rrëmbime, helmime e tortura të politikanëve të opozitës, që me dirigjimet e tij, përfundonin me vdekje të pashpjegueshme nëpër burgje.

Kjo dëshmon edhe njëherë më tepër, se lidhjet e Grenellit me njerëz të tillë, kanë bërë që edhe ai të shihet jo vetëm me sy kritik por edhe me rezerva dhe dyshime të mëdha edhe tek ne në Kosovë dhe të simpatizohet nga Vuçiqi dhe kriminelët në Serbi”, shpjegoi analisti.

Krahas kësaj, Qarri tha se nuk është hera e parë që Grenell përpiqet të shkel me të dy këmbët mbi vullnetin e qytetarëve të Kosovës, pasi e ka bërë edhe në qeverinë Kurti 1.

“Në vitin 2012, Grenell para se t’i bashkohej kampanjës presidenciale të z. Romney, ishte detyruar ta bënte një pastrim masiv të historisë së vet personale, por megjithatë kishte dështuar dhe vetëm pak kohë më vonë, ishte detyruar të largohej nga ekipi i fushatës së Romney-t, me shpjegimin gjoja për shkak të kundërshtimit ideologjik dhe orientimit homoseksual, të tij, si pjesëtar i komunitetit LGBT.

Richard Grenell nuk është hera e parë që edhe në Kosovë përpiqet të shkel me të dy këmbët mbi vullnetin e qytetarëve dhe shpresat e popullit për ndryshim, madje pas rrëzimit të Qeverisë Kurti-1, ai jo vetëm që përzihet, brutalisht në çështjet e brendshme të shtetit tonë, por kërkon përsëri publikisht, largimin e kryeministrit Kurti nga udhëheqja e shtetit të Kosovës, gjë që nuk është pjesë e diplomacisë as punës së tij dhe në kundërshtim me çdo normë”, potencoi ai.

Krejt në fund, analisti deklaroi se Grenell kërkon lirimin e Thaçit vetëm për shkak të plotësimit të dëshirës së Vuçiqit.

“Përveç tjerash Grenell kërkon edhe lirimin e Thaçit nga Specialja, i vetëdijshëm se vetëm me Thaçin dhe Edvin Kristaq Ramën në pushtet, do të arrij t’i plotësoj dëshirat e Vuçiqit, i cili si dëmshpërblim, ndoshta mund të ketë marrë premtimin hipotetik, për ndërmjetësimin e presidentit serb edhe në ndreqjen e jetës së z. Grenell, me gjetjen e ndonjë partneri të ri nga Serbia, pasi që ish bashkëjetuesi i z. Grenell, gjermani Matt Lashey, mund të mos i pëlqejë më dhe ndjehet shumë i vetmuar, në këto kohë të rënda për te, pasoja që mund ta kenë rritur agresivitetin dhe përkeqësuar sjelljet e tij edhe në politikë”, përmbylli Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat