Eksperti i sigurisë flet për tensionet në veri të Kosovës – ka një paralajmërim!

Politika

Eksperti i sigurisë flet për tensionet në veri të Kosovës – ka një paralajmërim!

Nga: M.H. Më: 5 gusht 2022 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Vendimi për fillimin e zbatimit të reciprocitetit ndaj Serbisë, ka arritur të sjellë veprime të paarsyshme të serbëve ndaj shqiptarëve.

E gjitha filloi kur Qeveria e Kosovës bëri të ditur se që nga 1 gusht do të ketë rregulla të reja për serbët që do të hynë në Kosovë.

Të papranueshme këtë gjë e panë natyrisht serbët, të cilët filluan me bllokadat në pikat kufitare, përcjell “Bota sot”.

Pasi gjendja u tensionua mjaftë shumë dhe pritej të ketë sulme të radhës, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, kërkoi nga qeveria të shtyhet reciprociteti deri më 1 shtator.

Menjëhere pas kësaj kërkese Qeveria e Kosovës e shtyu për një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetitme Serbinë për dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të automjeteve të Serbisë, me kusht që të hiqen barrikadat nga rrugët në veriun e Kosovës.

Në lidhje me këtë temë në një pronocim ka folur eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai u shpreh se kjo situatë e krijuar në veri të Kosovës është shumë shqetësuese pasi mundet që situata të eskaloj në lufte aktive.

Situata e krijuar tani në veri të Mitrovicës në ato pjesë ku kufizohemi me Serbinë, me barrikada të ndryshme dhe bllokimin total me automjete të rënda si kamion etj, që pala serbe i ka ndërmarrur ato masa për me e shqetësu si popullin serb poashtu edhe shqipëtar. Për ta krijuar një situatë konflikti aktiv ndaj popullit të Kosovës. Kjo situatë tani e krijuar në këtë mënyrë të tillë e ku mes kamerave që u dukshin në TV, u vrejshin automjete të cilët bartnin armatim të llojeve të ndryshme dhe u shpërndajshin edhe automjetëve tjera për qëllime që vetëm ata i din. Kjo pamje është e kuptushme se lënë përshtypje se nga ky konflikt mund që situata të eskaloj në lufte aktive, e sidomos qe tani Serbia po e ka përkrahjen nga Rusia, sepse Serbia si i vetmi shtet i Europës po e përkrah Rusinë për luftën që po e zhvillon ndaj Ukrainës, prandaj edhe kjo përkrahje e ka qëllimin e saj që Serbia t’i qëndroj besnike edhe në të ardhmen e saj si i vetmi shtet i Evropës”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë thekson që të gjitha këto ngjarje po vinë si pasojë e nënëshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme nga Mustafa dhe Thaçi.

Ky konflikt i tanishëm e ka qëllimin që të bëhet një lloj presioni ndaj përfaqësuesve ndërkombëtar si dhe të Kosovës, sepse në të ardhmen pritet që duhen të vazhdojnë bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Prandaj ky konflikt dhe presion që po ushtrohet e ka qëllimin që Serbia të triumfoj në politikat e ardhshme, dhe që t’ia arrijë qëllimit të saj që pjesën e veriut ta shkëputë nga Kosova, apo së paku të shkohet në variantin e arritjes së qëllimit të Asociacionit me kopetenca jashta kushtetutes të Kosovës që Thaçi e kishte nënshkruar në vitin 2013 dhe Mustafa në vitin 2015 e që Gjygji Kushtetues e shpalli si të kundërligjshëm sepse i pati 23 nene të shkeljeve kushtetuese. Fatlumësisht që si garantues të kufijve të Kosovës e kemi KFOR-in që është pjesë përbërëse e NATO-s, prandaj nga kjo rrethanë nuk ka gjasa që mund të vij deri te përshkallzimi i situatës, apo te gjakderdhja mes etnike”, tha eksperti i sigurisë.

Sipas ekspertit këso situate do të ketë në vazhdimsi derisa të arrihet një njohje reciproke mes dy shteteve.

Asnjë konflikt për asnjë shtet nuk është i mirë, dhe ky konflikt po ripërseritet që Serbia po don me i arritur qëllimet e saj, në aspektin ndërkombëtar sikur e shpjegova e që po e ripërseritë edhe kryeministri Kurti, sikur që u deklaruar se ditë të vështira do të jenë në vazhdim, e që nënkuptohet deri në zgjedhjen e çështjeve të njohjeve reciproke të këtyre dy shteteve. Kjo situatë e krijuar tani e ku po mbretëron psihoza e luftës që po zgjatë tani e disa muaj mes Rusisë dhe Ukrainës, është një përparësi për shtetin tonë, sepse e tërë bota demokratike të shteteve të tjera tani është e bashkuar dhe po i qëndrojnë në përkrahje të Ukrainës, dhe me këtë nënkuptohet se po këto shtete në shumicë janë në përkrahje edhe të Kosovës”, nënvizoi Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat