Vjen “goditja” e radhës për opozitën/ Analisti zbulon planet djallëzore të kurdisura për Kosovën!

Politika

Vjen “goditja” e radhës për opozitën/ Analisti zbulon planet djallëzore të kurdisura për Kosovën!

Nga: M.H. Më: 10 gusht 2022 Në ora: 14:31
Kuvendi i Kosovës

Ditëve të fundit një nga temat më të përfolura ka qenë deklarata e të dërguarit amerikan Gabriel Escobar.

Ai u shpreh se qëndrimi i SHBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet.

Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shtet”, deklaroi ai.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Ai u shpreh se opozita është zënë në befasi nga SHBA dhe se heshtja e tyre do të thotë që janë të inkriminuar në çështjet që janë në dëm të Kosovës.

Opozita e inkriminuar, duket se u kap fort në befasi, nga SHBA dhe emisari për Ballkanin Perëndimor e Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, z. Gabiriel Eskobar, kur prerë dhe njëzëri, kërkuan jetësimin e vendimeve për zëvendësimin e targave ilegale serbe me ato legjitime të Kosovës, si dhe vendosjen e reciprocitetit për dokumente të udhëtimit me Serbinë, duke përjashtuar, për fat të mirë, edhe asociacionin kundërkushtetues një etnik serb, me kompetenca ekzekutive, siç pretendohej në marrëveshjet renegate, të nënshkruara nga ish kryetari i PDK-së,kuislingu Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së, renegati jugokomunist Isa Mustafa.

Madje kur i dërguari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar tha, se vendimet e qeverise së Kosovës janë plotësisht legjitime dhe duhet të zbatohen në tërësi, veçmas ai për targat e lëshuara nga institucionet ilegale të Serbisë, opozita e inkriminuar jo vetëm se nuk e përshëndeti deklarimin e SHBA-ve, por përveçse heshti si bufi, për turpin e saj, ajo në mënyrë shumë të dyshimtë dhe tejet konspirative, nuk po kërkon as nga Brukseli qe ta respektojë marrëveshjen e nënshkruar vet,11 vite më parë, për zëvendësimin e targave ilegale serbe me ato legjitime të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që opozita po heshtë, edhe për faktin se SHBA, jo vetëm që nuk i kërkuan Kosovës të bëjë lëshime territoriale, as ti ndryshojë kufijtë.

Për aq më tepër opozita po heshtë, edhe për faktin se SHBA, jo vetëm që nuk i kërkuan Kosovës të bëjë lëshime territoriale, as ti ndryshojë kufijtë dhe cenojë sovranitetin e vet shtetëror, për t`ia falur veriun dhe pjesët më vitale të saj, Serbisë hegjemoniste, siç kërkonin Thaçi & Co, madje me paratë e taksapaguesve të varfër, paguanin edhe firma të huaja për ndarjen e Kosovës, por z. Gabriel Eskobar tha se, as asociacioni i firmosur symbyllas, nga Thaçi e Mustafa, të cilët patën detyruar deputetët e partive të veta, që po këtë krijesë të shpifur kundërkushtetuese, ta miratojnë edhe në Kuvend, nuk guxon të jetë në kundërshtim me frymën kushtetuese, nuk mund të jetë shtet brenda shtetit dhe as ta dëmtojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës”, shpjegon Qarri.

Fillimi i zbulimit të dëmve që opozita i ka bërë Kosovës

Nga ana tjetër, Qarri kujton deklaratën e Enver Hoxhaj që ishte shprehur se do të kërkoj azil nëse fiton UÇK.

Sipas tij tashmë në mbarë opinonin publik po shihet që opozita ka qenë dhe është e gatshme të jep tokat e Kosovës.

Dhe e gjithë kjo heshtje varri, që ka mbuluar opozitën e inkriminuar, pjesëmarrëse në gjithfarë lloje veprash penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat po zbulohen përditë e më tepër dhe në mënyrë gjithnjë e më masive nga prokuroria e shtetit, po ndodhë edhe për faktin, se anëtarët e kryesisë së PDK-së, që nga Ramë Buja e Vlora Çitaku, e deri te Enver Hoxhaj i cili dikur deklaronte se po fitoj UÇK, në Kosovë, ai do të kërkonte azil në Serbi, edhe sot vazhdojnë ta kërkojnë publikisht ndarjen e Kosovës, në emër të ashtuquajturave këmbime territoriale.

Prandaj brengosë shumë fakti se kjo aventurë turpi, po ndodhë hapur dhe publikisht para gjithë opinionit vendor dhe përfaqësuesve ndërkombëtar në vendin tonë, ani pse, siç dihet deri më tani, vetëm kuislingu Thaçi dhe të inkriminuarit e PDK-së, për ta shpëtuar veten nga Specialja, i kanë premtuar Serbisë tokat e Kosovës, por atyre nuk u ka premtuar askush territor, madje Serbia, BE as SHBA, nuk janë deklaruar asnjëherë, që Serbia është e gatshme ti jap tokë Kosovës, e për aq më tepër, Serbia hegjemoniste, përveç pretendimeve të hapura territoriale ndaj vendit tonë, vazhdon edhe sot ta mbaj Kosovën në preambulën e kushtetutës serbe”, deklaron ai.

Kurti ka jetësuar dialogun

Në bised e sipër Qarri thotë që kryeministri Kurti ka arritur të sjellë në tavolinën e dialogut Kosovën të barabartë me Serbinë.

“Duke parë se vetëm pas rrëzimit të PDK-së nga pushteti dhe partive tjera të inkriminuara që kolaboronin hapur me Vuçiqin dhe bandat kriminale serbe në Veri, si dhe ardhjes së kryeministrit Kurti në krye të Qeverisë, ka filluar edhe Republika e Kosovës të trajtohet si bashkëbiseduese e barabartë në dialog me Serbinë, duke jetësuar edhe reciprocitetin për targa dhe dokumente me këtë shtet ish okupator, opozita jo vetëm që nuk i kërkon Borellit e Lajçakut, ti vendos këto parime ne takimin Kurti-Vuçiq, por me sjelljet e saj të hapura kolaboracioniste, ajo po tregon publikisht, se është kundërshtarja më e paskrupullt e sukseseve të Qeverisë aktuale dhe luftuesja më e egër e arritjeve të kryeministrit Kurti i cili sidomos kohëve të fundit, ka arritur ta bind edhe faktorin ndërkombëtar, për mbështetjen e të drejtës së Republikës së Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë, gjë që nuk ka ndodhë asnjëherë më parë, gjatë mbi 13 vjet qeverisje të partive të inkriminuara, tanimë fatmirësisht në opozitë”, thotë ai.

Në fund, analisti shprehet që shpreson që të gjitha këto tensione të mos sjellin rrëzimin e qeverisë Kurti pasi është e vetmja që nuk është dirigjuar nga Serbia.

Kështu që krahas tensioneve të vazhdueshme që po krijon në vijimësi Serbia dhe bandat e saj kriminale, për parandalimin edhe me forcë të zëvendësimit të targave ilegale serbe. Me ato legjitime të shtetit të Kosovës dhe jetësimit të reciprocitetit për dokumentet e udhëtimit me Serbinë, duke gjuajtur policinë tonë edhe me armë zjarri. Elemente të lidhura me PDK-në, individ dhe grupacione të dyshimta me mbështetjen e partive të inkriminuara politike në opozitë, po planifikojnë që me Faton Klinakun e Xhavit Jasharin në krye, ti keqpërdorin edhe Veteranët e luftës, për krijimin e sa më shumë problemeve për shtetin e Kosovës, me shpresën se me ndihmën e Vuçiqit dhe dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë, si Lista serbe, deri në vjeshtë, do ta rrëzojnë Qeverinë Kurti nga pushteti, gjë që urojë dhe shpresojë shumë, të mos e arrijnë, megjithëse nuk janë më partitë e inkriminuara dhe ato të dirigjuara nga Serbia dhe Vuçiqi, por është populli dhe votuesit e këtij vendi që, si tash edhe në të ardhmen, me vullnetin e tyre, vendosin se kush do të Qeverisë me Kosovën”, përfundoi Qarri për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat