Propozimi i traktatit/ Analisti: Do të forconte shqiptarët përballë agresionit serb - Begaj të distancohet nga kjo nismë

Politika

Propozimi i traktatit/ Analisti: Do të forconte shqiptarët përballë agresionit serb - Begaj të distancohet nga kjo nismë

Nga: A.SH Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:28
Vjosa Osmani dhe Bajram Begaj

Analisti Faton Mehmeti ka komentuar propozimin e bërë nga presidentja Vjosa Osmani e cila deklaroi dje se Shqiperia dhe Kosova duhet të nënshkruajnë një traktat të ndërsjellë për mbrojtje në mënyrë reciproke.

“Është me rëndësi që me Shqipërinë, Kosova të ketë edhe një traktat për mbrojtje të ndërsjellë në mënyrë që do të reagonin në mënyrë reciproke në rast të cenimit të dy shteteve”, ka thënë Osmani.

Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Kosovë.

Mehmeti këtë e cilëson si ide të mirë, por që thotë mos mbetet vetëm në letër.

Sipas tij, presidenti i Shqipërisë duhet që së pari të distancohet nga “Ballkani i hapur”, nismë kjo e cila synon asgjësimin e Kosovës.

“Është ide e mirë kjo gjë, pikë së pari presidenti Begaj duhet të distancohet nga " Open Ballkani", projekti serbo-rus që synon asgjësimin e pavarësisë dhe sovranitet të Kosovës. Pastaj të bëhet ky traktat, të mos mbetet vetëm në letër, por të jetë i bazuar mbi forcat maksimale, rekrutim të njerëve dhe të forcës në armë.

Kjo është dashur të bëhet moti, edhe tani nuk është vonë nëse nuk mbetet vetëm në tavolinat e bisedimeve dhe konferencave për shtyp. Nëse ndodh, dhe duhet të ndodh, do të forconte shqiptarët përballë agresionit të Serbisë. Një nismë e mirë që duhet mbështetur nga të gjithë”, shprehet analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat